Jump to content

Bujqësia në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bujqesia Kosovare karakterizohet me ferma të vogla, produktivitet të ultë dhe një shërbim këshilldhënës të dobët, kontribon me afërsisht 7 % të Bruto Prodhimit Shoqërorë të Kosovës (vlerësimi i SOK 2007), bënë punësimin e 42 % (sipas Bankës Botërore) Në 1999-2000, aksionet sektoriale në BPSH ndryshuan bindshëm. Sektori i shërbimeve demonstroi një rritje të shpejt (nga 46.5 % në 1993 në 58 % në 1998). Pavarësisht nga rënja e aksioneve, bujqësia e Kosovës qëndroi si nje kreator me rëndësi i pasurisë nacionale si dhe motor kryesor i rritjes se Bruto Prodhimit Shoqërorë në 1999-2004. Kontributi i lartë i bujqësisë në Bruto Prodhimit Shoqërorë (19%) megjithate është si rezultat i kontributit të vogël të industrisë dhe sektoreve tjera në Bruto Prodhimit Shoqërorë e rallë si rezultat i zhvillimit të bujqësisë. Në fakt, kontributi i sektoreve në Bruto Prodhimit Shoqërorë /ndarja e fuqisë së punësimit tregon se efektshmëria në sekrorin e bujqësisë është e ultë. Vjetërsia konstante e punësimit në bujqësi si dhe humbja e të ardhurave nga ekonomia shtëpiake do të dëmtojnë komunitetin rural, derisa të zhvillohen aktivitetet tjera ekonomike.

Kosova është një importues i madh i produkteve bujqësore me 288 milion Euro, ose 24% nga importi total në vitin 2005. pjesa e importit të ushqimit nga importi total në vitin 2000 ishte rreth 27%, ngritet në 2003 në 34% dhe bie në 24% në vitin 2005.

Bujqësia në Kosove përfshinë përafërsisht 1.800 kooperativa dhe firma komerciale (private e shoqërore) dhe 143 000 ekonomi familjare, 70% prej të cilave jane si ferma me më shumë se 1 ha. Sektori ka produktivitet pune shumë të ultë duke kombinuar edhe me të ardhura mujore shumë të ulta. Aty janë rreth 150,000 njerzë të përfshirë në sektorin bujqësor/farmer.

Lavërtaria merret me kultivmin e drithrave, bimëve industriale, foragjere dhe perimeve.

  • Gruri më parë në Kosovë mbillej në rreth 100.000 ha, apo 30-35% të sipërfaqeve nën drithëra, tash rreth 70.000 ha. Rendimentet e grurit në vitet e 80-ta ishin 30ku/ha, në vitin 2001 mbi 30ku/ha. Gruri është më i përhapur në Rrafshin e e Kosovës , fushën e Drenicës të Llapit, Anamoravë dhe Dukagjin. Në vitet e 80-ta prodhohej mbi 250.000 tonë dhe i plotësnte nevojat për rreth 65% të popullsisë. Tash prodhohet më pak, kurse kërkesat janë shtuar me shtimin e popullsisë gjithësej, urbane dhe jobujqësore, andaj gruri importohet nga vendet e tjera.
  • Elbi deri në vitet e 80-ta është mbjellë në rreth 20 000 ha, kurse më vonë ka rënë. Rendimentet për hekatarë ishin rreth 20 kuintal për hektarë.. sasia më e madhe mbillet për nevoja të fabrikës së birrës në Pejë. Prodhimi i elbit sillej në mes 20-44 000 ton në vit.
  • Thekra deri në vitet e 60-ta është mbjellë në rreth 10.000 ha, në vitet e 80-ta tri herë më pak. Rendimentet janë rreth 18 kuintal për hektarë dhe prodhimi vjetor sillet rreth 6.500 tonë. Më shum mbillet në tokat e kualitetit të dobët në ato bregore dhe kodrinore. Kushtet gjeografike janë të përshtatshme për kultivimin e thekrës dhe përdorimin e sajë në industrinë ushqimore.
  • Tërshëra mbillet në rreth 8 000 hektarë me proshimtari vjetore rreth 10.000tonë me rendimente mesatare 12 kuintal për hektarë. Përdoret kryesiaht për ushqimin e kafshëve.
  • Misri dikur mbillej në rreth 10.000 hektarë, kurse tani në rreth 50.000 hektarë, pra përgjysmë më pak. Prodhimi vjetor më parë sillej rreth 200.000 tonë, kurse tash ai është rreth 180.000 ton. Misri mbillet më së tepërmi në Rrafshin e Dukagjinit, ku ka mundësi ujitjeje se në rrafshin e Kosovës.

Prodhimet e qumshtit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kostoja e prodhimit të qumshtit në Kosovë është e lartë sipas kostos të lartë të furnizimit (70-80% e kostos totale në prodhimin e qumshtit) dhe bagëtia janë zakonisht në shtalla e më rrallë kullosin në livadhe. Mesatarja e ēmimit me pakicë është 0.64 E/litre, dhe si pasojë janë këto margjina të larta me çmimin aktual të formimit dhe produktivitetit.

Prodhimet e mishit dhe vezët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i prodhimit të mishit është, afërsisht 1.71 E/kg të bagëtisë së gjallë në ferma. Mesatarja nga fermat është 1.70 dhe 1.80 E/kg matja e gjallë. Dallimi është përafërsisht 23 Euro për një lopë pas 6 muaj rritje. Çmimi i prodhimit për mish pule është 1.7 E/kg matje e gjallë (2.4 E/kg pas prerjes) dhe mesatarja e çmimit me shitje është1.95 E/kg gjallë, jep një dallim prej 0.27 E/kg.

Prodhimi vendor i mishit të pulës vlerësohet se është 1,193 ton per vit duke arritur 3% te konsumimit të përgjithshëm. Prodhimi vendor i vezëve është rreth 74 % nga kërkesat dhe mbetja prej 26% importohet. Kostoja e prodhimit te vezëve është 0.052/copë kurse çmimi i vezëve të importuara është 0.04 E/copë. Çmimi mesatar në ferma është 0.065 deri 0.07E/copë derisa ēmimi mesatar me pakicë është 0.09 E/copë.

Prodhimi i dhenëve është arsyeshëm më fitimprues (mesatare 150 dele) me çmim mesatar të prodhimit prej 1 kg e qengjit (gjallë) 1.54 e/kg ose 2.57 E/kg pas prerjes derisa kostoja e prodhimit të qumshtit është 0.30 E/litër. Çmimi i shitjes me shumicë është 2.50 E/kg për mish kurse 0.50 E/litër qumshtë.

Prodhimet e grurit dhe ushqimit për kafshë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mesatarja e rendimentit të grurit është 3.26 ton/ha. Janë rreth 70.000 ferma që mirren me prodhimin e grurit si dhe fermer vetanak (< 1.5 ha) prodhojnë 55% të grurit vendor. Fermat semi komerciale prodhojnë 29% kurse ato komerciale 16 %. Çmimi i prodhimit të grurit është rreth 0.12 E/kg. Kostoja kryesore në prodhimin e drithrave, dhe grurit është ajo e makinerisë së fermave.

Çmimi i Misrit në Kosovë është 0.14 E/kg (2004), kurse kostoja e prodhimit ndryshon nga 0.10 në 0.17 E/kg. fermat e vogla bëjnë kompenzim duke kombinuar me pasul. Elbi kërkohet në birrari. Konsumimi i birrës në kosovë është rreth 21 litër për person në vit. Vendi per kultivimin e elbit është 3,896 ha.

Janë 36 ferma që prodhojnë elb me kontratë për të vetmen birrari nga Peja. Fermat janë tregëtare me mbi 100 ha, dhe me prodhim prej 2.2 ton/ha. Gjithë prodhimi mirret nga fabrikat e birrës në Kosovë. Vetëm 300 ton e elbit është importuar në 2004 dhe Kosova siguron 75% të kërkesave të birrës. Fabrika e birrës në Pejë prodhon 30.000 ton/vit, ose 93 % e prodhimit total të birrës dhe 67 % të kapacitetit të vet. Dy birrari të vogla bëjnë balancimin mes veti. Kostoja e prodhimit të elbit për birrë është 0.23 E/kg dhe fabrikatpaguajn nga 0.35 E/kg. Prodhime më të larta do të kemi me shfrytëzimin më të mirë të makinerisë dhe ujitjes.

Prodhimet e pemëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pema më e prodhuar në Kosovë është molla (46%), e cila përcillet nga kumbulla. Gati të gjitha fermat kanë drunjë frutor. Shumica e frutave përdoren në vetë fermat, e mbetja shitet në treg. Nuk ka kushte të deponimit dhe frutat e importuara janë më të avancuara, dhe te paketuara mirë. Kostoja e prodhimit të mollës është 0.15 E/kg duke u bazuar në plantazhen prej 30 ton/ha. Çmimi i tregut është 0.63 E/kg Mollat e importuara vijnë nga Maqedonia dhe kanë çmimin prej 0.21 E/kg.

Momentalisht (2007) shfrytëzohet toka prej 14 ha për prodhimin e pemëve. Të gjitha shiten të freskëta, edhe pse kemi disa ferma. Prodhimi në shkallë më të lartë kërkon edhe kushte të përpunimit më të mirë.

Prodhimet e perimeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prodhimi i perimeve në Kosovë është i ndarë në prodhim në fusha të hapura (14.500 ha) dhe atyre të mbyllura (470 ha). Vendet kryesore të prodhimit janë Rahoveci, Prizreni dhe Vitia. Vendi me perime është zakonisht më i pakët se 2000 m2. Prodhimet vijnë rreth 90% nga vendet e hapura kurse 9% nga ato të mbyllura, mesatare prej 14 dhe 55 ton/ha.

Është një përpunues i perimeve në Prizren i cili punon me kapacitet 20% dhe shfrytëzon vetëm 1.000 ton perime. I gjithë prodhimi i perimeve shfrytëzohet për tregun vendor. Importi arrinë deri në 25% të pemëvë dhe perimeve të freskëta. Gjate sezonës importi është 18% nga i tërë furnizimi dhe perimet shiten në shitoret vendore, supermarketet dhe minimarketet.

Prodhimet e perimeve në Kosovë janë relativisht fitimpruese. Çmimi mesatar i fermave për speca është 0.40 E/kg dhe kostoja e prodhimit variron nga 0.14 në 0.20 E/kg. Fermat me prodhim prej 30 ton/ha mund të arrijnë përfitim prej 2000 – 8000 E/ha. Cilësia e prodhimeve në fusha ndryshon dhe është i varfër kurse, mallrat nga serat japin kualitete më të mira. Paketimi kryesisht bëhet sipas peshës.

Produktet e importuara janë me mirë të klasifikuara, kategorizuara dhe etiketuara.

Prodhimet e rrushit dhe vera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me rrush janë 4.928 ha të cilat janë 3.142 ha vreshta private (63%) dhe 1.786 ha (37%) shoqërore. Vreshtat ndahen në ato të rrushit të tryezës (890 ha), dhe rrushi për verë (4.038 ha). Rrushi i tryezës prodhohet edhe ne sektorin privat edhe ne ate shoqërorë.

Janë afërsisht 4.100 farmer me vreshta, shumica kanë mes 0.20 dhe 1 ha. Te ardhurat mesatare për rrush vere jane 7.5 ton/ha dhe afërsisht i gjithe prodhimi përpunohet në vend. Rreth 50% e rrushit për verë përpunohet në sektorin formal dhe 50% nëpër shtëpi për prodhim të verës dhe rakisë. Dymbëdhjet vreshta kanë kapacitet vjetor 104.000 ton. Sipërmarjet shoqërore punojnë me 8% të kapacitetit derisa sektori privat shfrytëzon 52% të kapacitetit (447 ton/vit). Kosova është eksportues me rëndësi i verës (3.530 ton janë eksportuar në Gjermani në vitin 2004). Kosova importon 309 ton verë zakonisht nga Sllovenia, Mali I Zi dhe Maqedonia.

Të ardhurat mesatare nga rrushi i tryezës janë 9 ton/ha në vitin 2004. Në të njejtin vit Kosova ka importuar 3.188 ton të rrushit të tryezës nga Maqedonia, Greqia, Turqia. I gjithë prodhimi i rrushit të tryezës shfrytëzohet të shitet i freskët. Nuk ka kushte te përpunimit në koncetrat të rrushit për lëngje.

Kostoja e prodhimit të rrushit ndryshon varësisht nga lloji dhe prodhimi, nga 0.09 deri në 0.47/kg. llogaria për punë varet 70% nga çmimi i prodhimit. Çmimi i ofruar nga vreshtarët vitin 2004 ishte 0.11 deri 0.27 E/kg varësisht nga lloji. Çmimi me shumicë në vitin 2004 ishte rreth 0.54 E/kg derisa rrushi i importuar në sezonë ishtë 0.22 E/kg

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]