IPKO

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
IPKO
Njerëzit kyç
Robert Erzin, CEO

IPKO është kompani e cila ofron shërbime telekomunikuese në Kosovë.[a] Është operatori i dytë i lëvizshëm në vend. Disa nga shërbimet e tyre janë: telefonia mobile, telefonia fikse, internet dhe TV kabllor. Aksionari kryesor është Telekom Slovenije. Deri në marrjen e plotë të kodin shtetëror country code +383, IPKO përdor kodin shtetëror të Sllovenisë +386.

Telefoni mobile[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbulueshmëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompania e telekomunikieve IPKO ka të ndërtuar një rrjet i cili mbulon 99.7% të popullatës së Kosovës dhe 98.5% të territorit. Ka filluar operimet e saja mobile më 14 Dhjetor 2007

3G/4G dhe Wi-Fi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke filluar nga 1 Dhjetori 2013, IPKO ka filluar me rrjetin e 3G. Që nga fillimi, IPKO me rrjetin e saj 3G mbulon 80% të popullatës së kosovës që është e barabartë me 43.7% të territorit shtetëror. Mbulueshmëria e rrjetit 3G ka filluar fillimisht në qendrat e qyteteve të mëdha të Kosovës, derisa ishte në plan që për 2014 të zgjerohej rrjeti 3G për të mbuluar 75% të territorit dhe 88% të popullatës. IPKO ofron gjithashtu rrjetin 4G në të gjithë Kosovën dhe ofron qasje në Wi-Fi falas në qytetet kryesore.

[1]

Shërbimi TV[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërbimi digjital TV ofron në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Lipjan, Gjakovë, Vushtrri, Viti, Deçan, Klinë, Pejë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë and Istog.

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura status

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]