Kolegji Iliria

Coordinates: 42°39′21″N 21°10′21″E / 42.6558°N 21.1725°E / 42.6558; 21.1725
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kolegji Iliria është një institucion privat i arsimit të lartë i cili ndodhet në Prishtinë.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolegji Iliria ka filluar veprimtarinë e tij në vitin 2001,[1] si një institucion modern, ku gërshetohet tradita arsimore shqiptare me konceptet bashkëkohore të arsimit dhe edukimit. Një institucion me në qendër studentin dhe vetëm studentin është filozofia themelore e Kolegjit ILIRIA.

Ky kolegj është themeluar dhe funksionon pikërisht për të siguruar arsim cilësor për brezat e rinj. Stafi, planprogramet, materialet mësimore, metodologjia e mësimdhënies, pajisjet, ambientet, aktivitetet, etj. janë të gjitha në shërbim të formimit cilësor të çdo studenti, që hyn në auditorët e Kolegjit ILIRIA. Vështirësitë e çdo studenti janë shqetësimi jetësor i Kolegjit ILIRIA, suksesi i çdo studenti motiv i fuqishëm për punë të vazhdueshme me cilësi sipërore!

Kolegji ILIRIA synon dhe punon të formojë kuadro me vetëdije të lartë kombëtare. Kjo është arsyeja se pse ILIRIA është pjesë e pandashme dhe e natyrshme e elitës së universiteteve në botë: Universiteteve Mbretërore! Kolegji ILIRIA në organizimin e punës brenda tij mbështetet në idenë se universitetet krijojnë elita dhe se këto elita duhet të kenë njohuri dhe vetëdije për interesat e kombit. Formimi i elitave është përkushtimi ynë, fryma kombëtare është inspirimi ynë!

Kolegji ILIRIA siguron mundësi të shkëlqyeshme për të rinjtë ambiciozë, të cilët kanë dëshirë të ndjekin një kolegj, që ofron ndërthurje të teorisë dhe praktikës, përgatitje për nevojat imediate dhe të ardhme të shoqërisë, orientim të vendosur drejt një institucioni akademik hulumtues, etj.[2]

Programet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Ekonomik – Banka, Financa dhe Kontabilitet
  2. Menaxhment dhe Informatikë
  3. Biznes Ndërkombëtar
  4. Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
  5. Juridik
    1. Shkencat Administrative – Kushtetuese
    2. Shkencat Penale – Juridike
    3. Shkencat Civile – Juridike
    4. Shkencat Ndërkombëtare – Juridike
    5. Shkencat Financiare – Juridike
  6. Shkenca Kompjuterike - Informatikë e Aplikuar
    1. Informatikë për Biznes
    2. Inxhinieri Softverike dhe Databaza
    3. Robotikë dhe Mekatronikë[3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kolegjet vazhdojnë të thirren universitete Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine Vizituar më 27.07.2016.
  2. ^ Kolegji Iliria Arkivuar 4 korrik 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 27.07.2016.
  3. ^ Programet Vizituar më 27.07.2016.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

42°39′21″N 21°10′21″E / 42.6558°N 21.1725°E / 42.6558; 21.1725