Kohavision

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kohavision
ShtetiKosova Kosova
Zona e transmetimitKosovë, Shqipëri, Maqedoni
SelitëPrishtinë
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Përmasa e figurës16:9
Pronësia
PronariFlaka Surroi
PrindiGrupi Koha
Kanalet simotraArta News
Historia
Nisur21 shtator 2000; 23 vite më parë (2000-09-21)
ThemeluesiVeton Surroi
Lidhjet
Faqja zyrtarehttps://koha.net

Kohavision (shkurt KTV) është një stacion televizioniKosovë, pjesë e Grupit KOHA, me pronare Flaka Surroi. Kohavision është themeluar nga Veton Surroi21 shtator 2000, shkurt pas mbarimit të Luftës së Kosovës. Deri më tash, Kohavision njihet me një shikueshmëri urbane.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kohavision së pari u transmetua në vitin 2000. Që atëherë, ka marrë shumë popullaritet, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe popullsinë shqipfolëse të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ajo zhvilloi më së shumti gjatë kohës kur Veton Surroi e udhëhoqi. Tani, Surroi ishte ë pronar paraprak i KTV-së, kurse e motra e tij Flaka Surroi e zëvëndësoi atë si drejtoreshë të menaxhimit. Kohavision ka qenë i kufizuar deri në vetëm dy orë transmetimi në ditë, derisa në vitin 2002 mori formën e një transmetuesi 24-orësh.

Programacioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Programi informativ i KTV-së përbehet prej edicioneve informative (12:30, 15:00, 17:00, 19:00 dhe 23:00). Në kuadër të tij realizohen edhe emisionet në studio për aktualitetet politike dhe sociale, si Rubikoni, Euro, Konfront e te tjere. Ekipi i ri dinamik i gazetareve percjellin temat dhe ngjarjet me te vecanta nga terreni drejt ne ekranet televizive. Kameramanet e shkakthte ju sjellin detajet me te bukura nepermjet objektivit te kameres. Montazheret kapin pikat e vecanta te ngjarjes.

Programi sportiv i KTV-se është programi me i pasur, me i shikueshem dhe me energjik i sportit ne Kosove. Redaksia e sportit ofron informacionet me aktuale për te gjitha disiplinat e sportit. Edicioni i "Sportit ne KTV", çdo nate prej 23.15, është permbledhja ditore e tere ngjarjeve sportive. Transmetimet e Liges italiane te futbollit, emisioni javor "Sporti Total" dhe emisioni i vetem për basketbollin "Asist" janë nder emisionet sportive me te shikuara ne vendin tone.

Emisionet për sferat e ndryshme jetesore mund te gjenden ne Kosove. Emisioni i perditshem për show-biznesin "Express", emisioni për automobilizem "Automan", emisioni për femren "Anima", emisioni për peshkimin "Ditari i Peshkatarit", emisioni për boten e kafsheve "Fauna Jone", emisioni i perditshem enigmatik, emisioni i aktualiteteve sociale dhe politike "Cosmo" janë nder klasiket e KTV-se dhe te paret e llojit te vet ne Kosove.

Seriali vendor "Tre Gjermanet e Trashe" është komedia me e shikuar vendese. Ai, sapo ka nisur te transmetohet edhe ne edicionin e dyte te tij ne KTV.

"Programi Fluturues i Mengjesit" është emisioni i perditshem për te nisur diten te informuar. Mysafiri ne studio, mendimet e qytetareve, rrefimet e ndryshme nga jeta dhe mjeku ne studio (ku shikuesit mund te kycen me telefonatat e tyre) janë nder rubrikat e PFM-se.

Serialet e KTV-se, "Stuhia" dhe "NCIS" janë serialet me te shikuara ne mbare boten.

KTV-ja nuk i ka harruar edhe me te vegjlit. Programi Fluturues i Femijeve emitohet çdo te diel.

Burimi kryesor i të ardhurave janë reklamat. Në fillim ka marrë mbështetje financiare mes tjerash nga USAID.

Emisionet vetanake[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Oxygen
  • Automan
  • Programi i Mëngjesit
  • Reciklim
  • Top Koha Music
  • Puls
  • PFF Emision për fëmijë
  • Expresss

Serialet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Serialet e prodhuara në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Serialet e huaja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]