Lugina e Ujqërve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kurtlar Vadisi)
Lugina e Ujqërve
Shkruar ngaAhmet Yurdakul
Raci Şaşmaz
Bahadır Özdener
Mehmet Turgut
Regjia ngaOsman Sınav
Mustafa Şevki Doğan
Serdar Akar
LuajnëNecati Şaşmaz
Özgü Namal
Selçuk Yöntem
Oktay Kaynarca
kompozitori i muzikës hapëseGökhan Kırdar
ShtetiTurqia Turqia
Gjuha në prodhimin origjinalTurqisht
Nr. i sezoneve10
Nr. i episodeve97
Prodhimi
ProdhuesitOsman Sınav
Raci Şaşmaz
Kohëzgjatja70 min (varjon nga epizodi)
Transmetimi
Programi origjinalShow TV (2003–2005)
Kanal D (2005)
Transmetimi origjinal15 janar 2003-19 dhjetor 2005
Kronologjia
I ndjekur ngaLugina e Ujqërve Teror (2007) (u ndalua nga transmetimi)
Lugina e Ujqërve Kurthi (2007-2016)

Kurtlar Vadisi (në shqip Lugina e Ujqërve) është një serial televiziv turk prodhuar nga Pana Film, i transmetuar në kanalin televiziv turk Show TV, për t'u transferuar në stacionin televiziv Kanal D dhe për t'u transferuar përfundimisht përsëri në Show TV. Drejtuesit e filmit janë Serdar Akar dhe [[Mustafa Sevki Doğan ndërsa shkrimtarët e skenarit janë Raci Şaşmaz dhe Mehmet Turgut. Ngjarjet në serial kanë të bëjnë me një agjent sekret të quajtur Polat Alemdar (interpretuar nga aktori Necati Şaşmaz), që pas një operacioni plastik infiltrohet në rrënjët e mafias të drejtuar nga shefi Sylejman Çakër.

Gjatë serialit shpjegohen kryesisht komplote të mafias në lidhje me politikat në shtetin e Turqisë. Kurtlar Vadisi do të bëhej një nga serialet televiziv më të mirënjohur në Turqi. Duke pasur rreth 40 përqind të audiencës, filmi mori famë dhe financime të shumta që mundësuan prodhimin e filmit Kurtlar Vadisi: Irak.

Seriali do të përfundonte për të vazhduar me një serial tjetër të titulluar Kurtlar Vadisi Terör. Seriali filloi të shfaqej në televizionin turk Show TV për t'u anuluar më vonë për shkak të protestave të shumta që pati nga ana e popullësisë. Këto protesta kryesisht kishin të bënin me çështjen kurde. Edhe pse kjo seri do të çensurohej, ajo arriti të fitonte një audiencë të madhe prej 46 përqind vetëm në serinë e parë. Të gjendur përballë këtij fakti, Pana Film u detyrua të anulonte filmimet. Megjithatë shumë shpejtë një tjetër prodhim do të shfaqej në televizjone. Filmi Kurtlar Vadisi Terör u shëndrrua në Kurtlar Vadisi Pusu (Lugina e Ujqërve Kurthi), i cili përbëhet nga 10 sezone, duke përfunduar me episodin e 300-të më 16 qershor 2016.

Regjisorët, Skenari dhe Aktorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Polat Alemdar ashtu siç paraqitet në serialin Kurtlar Vadisi Pusu.

Kurtlar Vadisi është një film që do të korrte sukses në rradhët e publikut turk. Skenaristët kryesorë do të ishin Serdar Akar, Mustafa Sevki Doğan dhe Osman Sınav, duke kthyer bukur në një film aksjoni skenarin e Raci Şaşmaz, Mehmet Turgut dhe Ahmet Yurdakul. Filmi do të përfshinte një sërë aktorësh të njohur në turqi, si Özgü Namal (në rolin e Elif Eylül) dhe Oktay Kaynarca (në rolin e Süleyman Çakır). Ndërsa mendohet (edhe pse do të mungonin referencat) se Necati Şaşmaz (në rolin e Polat Alemdar), mori famë pikërisht nga ky serial dhe nuk është angazhuar më parë në shumë në role të tjera.

Filmi përfshin gjithësej katër sezone me 97 seri. Në serinë e fundit Pana Film, menduan të paraqisnin aktorë të huaj për të përfaqësuar bosat e mafias në Sh.B.A. Rolin e babait të mafias amerikane do e merrte përsipër aktori Andi Garcia, i shoqëruar nga aktorja Sharon Stone në rolin e gruas së tij. Performanca nuk ishte nga më të mirat, dhe shumë kritikë turk (artikull paraqitur na revistën javore TEMPO), e cilësuan pjesmarrjen e tyre si të pa nevojshme. Megjithatë aktorët e lartëpërmendur i dhanë prekjen e tyre serisë që do të mbyllte serialin e gjatë Kurtlar Vadisi.

Serialet televizive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lugina e Ujqërve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lugina e Ujqërve (turqisht: Kurtlar Vadisi) është seriali origjinal i krijuar nga Osman Sınav, i cili ndoqi një agjent të inteligjencës turke që punonte nën identitetin e supozuar të Polat Alemdar (Necati Şaşmaz) duke u përpjekur të depërtonte në mafian turke. Ai u shfaq për 97 episode nga viti 2003 deri më 2005.

Lugina e Ujqërve Teror[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lugina e Ujqërve: Teror (turqisht: Kurtlar Vadisi: Terör) është një serial televiziv spin-off jetëshkurtër, i cili ndoqi Polat Alemdar në përpjekjet e tij për të depërtuar në rrjetet ushtarake separatiste kurde në Turqi. Episodi i parë i programit u transmetua natën e 8 shkurtit 2007 dhe fitoi vlerësime të konsiderueshme, por reflektimi politik i çështjeve të dhimbshme të Turqisë dhe dhuna e shfaqur në episodin e parë shkaktuan një reagim të ashpër nga RTÜK (Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit). Si rezultat, seriali u anulua pas episodit të parë, duke krijuar një polemikë për censurën në Turqi.

Lugina e Ujqërve Kurthi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lugina e Ujqërve: Kurthi (turqisht: Kurtlar Vadisi: Pusu) është serial televiziv spin-off, i cili u lansua nga Pana Film pak kohë pas anulimit të Lugina e Ujqërve Teror, i cili u ndalua nga RTÜK pas transmetimit të 2 episodeve. Ai u ndal në konfliktet e thella shtet-fuqi globale në Turqi. Seriali, i cili përbëhet nga 10 sezone, u transmetua për herë të fundit me episodin e 300-të të transmetuar më 16 qershor 2016, duke e bërë finalen e sezonit. Më vonë, për shkak të rënies së vlerësimit, nuk mundi të pajtohej me kanalet televizive dhe u hoq nga transmetimi. Do të nisë sërish në vitin 2023, në 20-vjetorin e Luginës së Ujqërve, pas më shumë se 6 vitesh.

Filmat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lugina e Ujqërve: Irak[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lugina e Ujqërve: Irak (turqisht: Kurtlar Vadisi: Irak) është një film i vitit 2006 me regji të Serdar Akar, i cili ndjek Polat Alemdar (Necati Şaşmaz) dhe ekipin e tij teksa shkojnë në Irakun verior gjatë pushtimit të Irakut për të hakmarrur për vdekjen e ushtarëve turq. Ai doli në publikim të përgjithshëm në të gjithë Turqinë më 3 shkurt 2006 dhe ishte një nga filmat turk me fitime më të larta të vitit 2006.

Lugina e Ujqërve Gladio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lugina e Ujqërve: Gladio (turqisht: Kurtlar Vadisi: Gladio) është një film spin-off i vitit 2009 me regji nga Sadullah Şenturk, i cili ndjek agjentin e pensionuar të inteligjencës së sigurisë, Iskender Byjyk (Musa Uzunlar) teksa ai vendos të kundërpërgjigjet ndaj punëdhënësve të tij të dikurshëm. duke zbuluar gjithçka që di për Gladio. "Ai trajton aventurën shumëvjeçare të Turqisë me shtetin e thellë dhe formacionet ilegale të rrënjosura brenda shtetit" dhe "synon të ofrojë një mundësi për fansat e filmave që të shikojnë nga afër "bandat e thella" që u përpoqën të trazonin dhe përçanin Turqinë me komplote subversive."

Lugina e Ujqërve: Palestinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lugina e Ujqërve: Palestinë (turqisht: Kurtlar Vadisi: Filistin) është një film spin-off i vitit 2011 me regji nga Zübeyr Şaşmaz, i cili ndjek Polat Alemdar (Necati Şaşmaz) dhe ekipin e tij teksa shkojnë në Izrael për të gjurmuar dhe rrëzuar komandantin e ushtrisë izraelite që planifikoi dhe vuri në fuqi një sulm ndaj një flotiljeje ndihmash në Gaza.

Lugina e Ujqërve Atdheu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lugina e Ujqërve: Atdheu (turqisht: Kurtlar Vadisi Vatan) është një film për përpjekjen për grusht shteti të 15 korrikut. Skenari i filmit është shkruar nga Alper Erze, Necati Şaşmaz, Cahit Kayaoğlu dhe Murat Koca. Ai u drejtua nga Serdar Akar. Produksioni i filmit i përket Necati Şaşmaz. Filmi, i cili u deshën rreth 5 javë për t'u xhiruar, u publikua më 29 shtator.

Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]