T7
Ky artikull është vjetëruar. |
Lloji | Transmetues privat komercial |
---|---|
Shteti | Kosova |
Zona e transmetimit | Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut |
Selitë | Prishtinë, Kosovë |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip |
Përmasa e figurës | 16:9 (1080i) |
Pronësia | |
Pronari | MediaWorks |
Prindi | ABC Management (2019-tani) |
Njerëzit kyç | Klodjan Allajbeu (pronar) Leonard Kerquki (drejtor i përgjithshëm) |
Kanalet simotra | ABC News |
Historia | |
Nisur | 16 mars 2018 |
Themeluesi | Leonard Kerquki Berat Buzhala |
Lidhjet | |
Faqja zyrtare | https://televizioni7.com |
Televizioni 7 ose shkurt T7 (gjithashtu edhe si TE 7)[1] është një kanal televiziv privat kabllor në Kosovë, pjesë e grupit MediaWorks, themeluar nga Berat Buzhala dhe Leonard Kerquki. T7 u themelua më 16 mars 2018 që të shërbejë si motër e mediumit online, Gazetës Express.
Në vitin 2021, Berat Buzhala përcolli projekte të tjera dhe la T7-tën, ndërkohë u ble nga kompania shqiptare ABC Management (që drejton ABC News) me Kerqukin duke marrë përsipër rolin e drejtorit gjeneral dhe Klodjan Allajbeun si pronar.[2]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seksioni ka nevojë për zgjerim. Ju mund të ndihmoni duke shtuar përmbajtjen. |
Themelimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para themelimit të T7, Gazeta Express po prodhonte një numër modest të emisioneve televizive që po transmetoheshin në televizione të tjera dhe në YouTube (emisione si Komiteti, Zona Express, Express Rozë dhe MeShukin). Në webfaqen e Gazetës, këto emisione ishin kategorizuar nën emrin "ETV".
Ideja pati rrënjët në sugjerimet e lexuesve dhe shoqërisë së kreut të gazetës. Mundësia e një televizioni u vendos përfundimisht dhe u diskutua në një bisedë mes Berat Buzhalës dhe Leonard Kerqukit në Ulqin në korrik 2017. Fillimisht u propozua emri "ExpressTV" dhe një skemë programore që përfshiu emisionet ekzistuese të Gazetës Express. Emri u ndryshua gjatë një bisede mes kokave të Express-it dhe Orhan Kerkezit. Një person i panjohur e dha idenë për emrin "T7" (personi nuk u emërtua nga televizioni për shkak se "rëndom këto debate mund të shpien konflikt fizik në mes atyre që kanë qenë të pranishëm").[3] Pas vendosjes së emrit, më 3 nëntor 2017 u postua një artikull në Gazetën Express duke kërkuar për punëtorë.[4] Afro 500 kandidatë u shqyrtuan gjatë 2 javëve të intervistave, dhe pasuan disa muaj të parapërgatitjeve.[5]
Hapja e televizionit u shënua me një gala mbrëmje më 16 mars 2018 në ora 22:30[6], nën praninë e shumë figurave publike.[7][8][9] Emisioni i parë që u transmetua ishte DPT me Fidanin i drejtuar nga Fidan Jupolli -- ku mysafirë ishin vetë themeluesit e televizionit.[10]
Programi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prodhimet vetanake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lajme (15:00 dhe 19:30)
- N'Fokus
- Frontal
- Mendimi për Motin
- Kendiv
- #gjesi
- Prizma
- Pressing
- 7në7
- Shneta
- Zen me Artan Behramin
- Canape
- Zanat
- Euro n'T7
- Favorit
- Majtas Jo Djathtas
- Socion
- Za me Kaltërinën
- Mirage
- Era Vere
Shih poashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gazeta Express
- Berat Buzhala, bashkëthemelues i televizionit, tani drejtor i mediumit Nacionale
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "TE 7 – KPMM". Marrë më 2024-03-08.
- ^ "Berat Buzhala largohet nga Gazeta Express dhe T7, së shpejti me projekt të ri në RTV21". Demos. 2021-11-13. Marrë më 2022-12-08.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "SI LINDI TELEVIZIONI T7". YouTube.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Express, Gazeta (3 nëntor 2017). "Gazeta Express shpall konkurs për projektin më të ri televiziv". Gazeta Express. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2018. Marrë më 9 korrik 2018.
- ^ "RRETH T7". Televizioni 7.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Redaksia, IMA (16 mars 2018). "Lancohet kanali më i ri, zbuloni kush janë imazhet e tij!". Info Media - Albania. Marrë më 9 korrik 2018.
- ^ Express, Gazeta (16 mars 2018). "Personalitetet dhe zyrtarët që po marrin pjesë në lansimin e televizionit T7". Gazeta Express. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2018. Marrë më 9 korrik 2018.
- ^ "PRITJE TË MËDHA PËR T7". YouTube.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "T7, TELEVIZIONI I KOSOVËS". YouTube.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "DPT - Leonard Kerquki, Berat Buzhala - 16.03.2018". YouTube.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)