Gazeta Express
| Lloji | Gazetë ditore |
|---|---|
| Formati | Tabloid |
| Pronar(ë) | MediaWorks |
| Botues | MediaWorks |
| Redaktor | Berat Buzhala |
| Themeluar më | 2005 |
| Selia | Prishtinë |
| Uebfaqja | Official website |
MediaWorks është kompani mediale, e themeluar në vitin 2004, nga një grup redaktorësh dhe gazetarësh më në zë të Kosovës, me ndihmën e kompanisë IPKO.
Gazeta Express, produkt kryesor i kompanisë MediaWorks, ka hyrë vrullshëm në diskursin publik në Kosovë, duke botuar artikuj relevantë, të hulumtuar mirë, dhe opinione autoritative.
Profesionalizmi i gazetës Express është vërejtur edhe jashtë Kosovës. Express është përmendur si burim kredibël i informatave gjatë raportimit të mediave botërore nga Kosova. New York Times, Time, The Economist, Associated Press, Reuters, etj, u janë referuar - dhe vazhdojnë t'ju referohen - artikujve dhe fotografive të botuara në këtë gazetë.
Stafi editorial i Express është i dedikuar të prodhojë një gazetë të përditshme me shtojca speciale, ashtu që lexuesve t'u sjellë përmbajtje relevante e cilësore, duke promovuar njëkohësisht një frymë të re profesionale në gazetari.
Ndryshe, ekipi redaktorial i Express përbëhet nga një grup profesionistësh me eksperiencë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]