Shko te përmbajtja

Berat Buzhala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Berat Buzhala
Deputet i Kuvendit të Kosovës
Në detyrë
2011–2014
Të dhëna vetjake
U lind më22 nëntor 1975 (50 vjeç)
Çabiq, Klinë
KombësiaKosovë
Lidhjet e tjera
politike
PDK (2010-2013)
Profesioni
  • Gazetar
  • botues
I njohur përBashkëthemelues i Gazetës Express, T7, dhe CEO i Nacionales
Faqja në rrjetwww.nacionale.com

Berat Buzhala (lindur më 22 nëntor 1975) është gazetar, politikan, ishte njëri nga drejtorët e televizionit T7, dhe tani drejtor i portalit Nacionale. Buzhala ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.[1] Buzhala shërbeu drejtor në ditoren Gazeta Express, dhe vazhdoi të shkruaj opinione për këtë gazetë. I biri i Qerim Buzhalës.

Gazeta e bashkëthemeluar nga Berat Buzhala, Gazeta Express, si dhe gazeta Zeri për të cilën ai ka punuar, janë etiketuar si kanali kryesor i dezinformimit në Kosovë nga një studim i Parlamentit Evropian.[2]

  1. Republika e Kosovës - Kuvendi - Deputetët
  2. https://www.europarl.europa.eu/RegData/etudes/STUD/2020/653621/EXPO_STU(2020)653621_EN.pdf - f26 - Harta e lajmeve të rreme dhe dezinformatave në Ballkanin Perëndimor dhe identifikimi i mënyrave për t'i luftuar ato në mënyrë efektive. Departamenti i Politikave, Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Jashtme, Parlamenti Evropian