Radio Kosova


Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2— të njohura së bashku si Radio Kosova —janë radio publike në kuadër të transmetuesit publik kosovar, Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Ato përfaqësojnë interesat e përgjithshme të publikut dhe diversitetin kulturor të vendit. Radio publike ofron informacione të përditësuara, programe edukative dhe argëtuese për dëgjuesit në të gjithë vendin.[1][2][3]
Radio Kosova 1 paraqet adresën unike mediale në Republikën e Kosovës me 24 orë program informativ, edukativ dhe argëtues për audiencën.[4]
Radio Kosova 2 (ish-Radio Blue Sky)[5] transmeton program në pesë gjuhët më të folura në Kosovë, pra në gjuhë shqipe, serbe, turke, boshnjake dhe rome. Radio Kosova 2 ofron materiale ekskluzive nga të gjitha lëmitë; emisione dhe analiza në baza ditore, për problemet më të mprehta dhe çështjet më të rëndësishme.[6]
Frekuencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radio Kosova operon në frekuenca të shumta FM në mbarë Kosovën:
- Prishtinë: FM 91.9 MHz, FM 95.7 MHz, dhe FM 99.2 MHz
- Prizren, Gjakovë dhe Pejë: FM 88.9 MHz
- Gjilan: FM 88.5 MHz
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Radio Kosova 1".
- ^ "Radio Kosova 2".
- ^ Bami, Xhorxhina (2021-01-13). "Kosovo State Radio Accused of Censorship and Discrimination". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-04.
- ^ "Radio Kosova 1". RadiotShqip.com. Marrë më 2024-12-07.
- ^ "Radio Blue Sky - Kosovo". Fondation Hirondelle (në anglishte britanike). Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2024. Marrë më 2024-12-13.
- ^ "Radio Kosova 2". RadiotShqip.com. Marrë më 2024-12-07.