Festivali i Këngës në RTK

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i Këngës
ZhanriTë ndryshme
DatatTetor
VendndodhjaPallati i Rinisë dhe i Sporteve
Prishtinë, Kosovë
Vitet aktiv2023–akoma
Organizuar ngaRadio Televizioni i Kosovës (RTK)
Faqja zyrtarertklive.com/festivali

Festivali i Këngës në RTK, i njohur edhe si Festivali i Këngës dhe joformalisht si Fest, është një konkurs i përvitshëm muzikor në Kosovë që organizohet nga transmetuesi publik Radio Televizioni i Kosovës (RTK) që nga viti 2023. Transmetohet në RTK 1, RTK 2, Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2, si dhe në RTSH në Shqipëri e në MRT në Maqedoni të Veriut.[1][2]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konkursi u modelua në bazë të festivalit me të njëjtin emër që mbahet në Shqipëri që nga viti 1962 dhe u përdor si finalja kombëtare shqiptare për Eurovizionin që nga viti 2003. Kosova, dikur pjesë e Jugosllavisë, kurrë nuk ka marrë pjesë më vete në Eurovizion, por konkursi është transmetuar në territor që nga viti 1961 dhe një numër i artistëve kosovarë kanë përfaqësuar Shqipërinë ose Serbinë në këtë ngjarje.

Pavarësisht pamundësisë për t'u bërë anëtare e plotë e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) për të marrë pjesë në konkurs,[3] në shkurt 2023 transmetuesi kosovar RTK filloi të zhvillojë formatin, me synimin afatgjatë për ta përdorur atë si përzgjedhjen e saj kombëtare për Eurovizion.[4][5] Formati u përcaktua përfundimisht më 7 mars 2023.[6][7][8] Në tetor 2023, pak para nisjes së edicionit të parë, drejtori i festivalit Adi Krasta raportoi se ai kishte qenë në kontakt me njerëz në EBU të cilët kishin shprehur "entuziazëm të jashtëzakonshëm" në lidhje me ngjarjen.[9] Drejtori i Përgjithshëm i EBU-së Noel Curran bëri një paraqitje përmes një videoje gjatë natës së parë të festivalit për t'i shprehur urimet e tij.[10]

Edicione[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2023[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edicioni përurues i Festivalit të Këngës u mbajt në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe të SportevePrishtinë, me regjisor Adi Krastën dhe nën prezantimin e Krastës, Besim Dinës, Anjeza Shahinit, Edona Kasapollit dhe Edona Rashitajt; ai u përbë nga dy gjysmëfinale më 26 dhe 27 tetor 2023 dhe një finale më 28 tetor 2023.[11][12] Drejtor artistik për këtë edicion ishte Florent Boshnjaku, ndërsa shfaqjet u drejtuan nga Alfred Kaçinari, Edon Ramadani dhe Valton Beqiri; të katërt, si dhe Shpëtim Saraçi dhe Visar Kuçi, shërbejnë edhe si orkestrues.[13]

Një periudhë e paraqitjes ishte e hapur midis 2 qershorit dhe 9 shtatorit 2023 për të zgjedhur 18 aplikime konkurruese. Në festival, një juri prej 5 anëtarësh – të përbërë nga Adi Hila, Alban Nimani, Alma Bektashi, Zake Prelvukaj dhe kryetarja Ulla Sjöström – kanë votuar për t'i përcaktuar pesë të kualifikuarit nga secila gjysmëfinale dhe fituesin e finales.[14][15] Fitues ishte La Fazani (Arbër Salihu) me këngën "Oj Kosovë".[16][17]

Në këtë edicion u paraqitën edhe një sërë interpretuesish të ftuar, përkatësisht Alma Bektashi,[18] Alban Nimani, Dafina Zeqiri,[19], Enver Petrovci,[20] Fitnete Tuda, Genc Salihu, Ilire Vinca me dy vajzat e saj,[21] Irma Libohova,[22] Kamela Islamaj dhe Teuta Kurti,[23] Timo Flloko,[24] Shpat Deda,[25] si dhe Xuxi.[23]

Çelësi:

  Kualifikuar për në finale   Vendi i parë   Vendi i dytë   Vendi i tretë

Faza kualifikuese
Artist/e[26] Kënga Autor(ë) Rendi Rezultati[27]
Nata e parë Nata e dytë
Albin Nikprelaj "Ajo"
  • Enis Mullaj
  • Erjona Rushiti
3 16 U kualifikua
Angus Dei "Një zemër për dy" Erjon Zaloshnja 4 15 U kualifikua
Ariela Krasniqi "Emri grua" Gjergj Jorgaqi 5 14 Nuk u kualifikua
Auron Deva "Çmimi i dashnisë" Korab Shaqiri 6 13 U kualifikua
Bana Zahiti "Dukat" Arbana Zahiti 2 17 Nuk u kualifikua
Ermal Demiri "Merri"
  • Gëzim Hasani
  • Gentiana Azizi
7 12 Nuk u kualifikua
Franc Koruni "Shqip" Franc Koruni 15 4 Nuk u kualifikua
Hilmi Obertinca "Pa ty s'më rrihet" Hilmi Obertinca 16 3 U kualifikua
InorgA "Shumë herë më nervozojnë" Agron Hajdari 1 18 Nuk u kualifikua
Klea Dina "Trenat"
12 7 U kualifikua
La Fazani "Oj Kosovë" Arbër Salihu 8 11 U kualifikua
Mentor Mripa "Po ju rrëfehem"
  • Riza Dolaku
  • Bekim Bislimi
13 6 Nuk u kualifikua
Neki Emra "Heroi im" Neki Emra 9 10 U kualifikua
Nita Latifi "Marrëzi" Nita Latifi 17 2 U kualifikua
Saranda Alija "Mendoj ku je" Arbër Krasniqi 14 5 U kualifikua
Teuta Statovci "Sekreti i tij"
11 8 Nuk u kualifikua
Urban Band "Ëndrrat s'kanë faj"
  • Klodian Rexhepaj
  • Endrik Beba
18 1 U kualifikua
Vjosa Shehu "Vetes"
  • Lorenzo Kobina
  • Vjosa Shehu
10 9 Nuk u kualifikua
Finalja
Artist/e Kënga Autor(ë) Rendi Rezultati
Albin Nikprelaj "Ajo"
  • Enis Mullaj
  • Erjona Rushiti
7 Vendi i tretë
Angus Dei "Një zemër për dy" Erjon Zaloshnja 4 Vendi i dytë
Auron Deva "Çmimi i dashnisë" Korab Shaqiri 1 Nuk dihet
Hilmi Obertinca "Pa ty s'më rrihet" Hilmi Obertinca 8
Klea Dina "Trenat"
  • Drenusha Zajmi
  • Memli Kelmendi
5
La Fazani "Oj Kosovë" Arbër Salihu 9
  • Vendi i parë
  • Çmimi i Komunës së Prishtinës
Neki Emra "Heroi im" Neki Emra 3 Nuk dihet
Nita Latifi "Marrëzi" Nita Latifi 6
Saranda Alija "Mendoj ku je" Arbër Krasniqi 10 Çmimi i Orkestrës
Urban Band "Ëndrrat s'kanë faj"
  • Endrik Beba
  • Klodian Rexhepaj
2 Nuk dihet

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Pasoma, Medina (2023-10-23). "Krasta: Edicioni i parë i Festivalit të Këngës vjen si festë". RTKLive. RTK. Marrë më 2023-10-23.
  2. ^ Tejeci, Erdi (26 tetor 2023). "Kosovo: Festivali i Këngës në RTK premieres…and lays groundwork for future Eurovision selection". Wiwibloggs (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2023.
  3. ^ Juhász, Ervin (28 qershor 2019). "No changes in the EBU statutes, thus Kosovo can't apply for full membership". ESCBubble (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2019. Marrë më 28 qershor 2019.
  4. ^ Kurris, Denis (2023-03-12). "Eurovision: Kosovo is creating a Eurovision national selection". ESCplus (në anglisht). Marrë më 2023-08-15.
  5. ^ "Nga ky vit, nis Festivali i Këngës në RTK". Demokracia. 2023-02-09. Marrë më 2023-08-16.
  6. ^ "Miratohet rregullorja e Festivalit të Këngës në RTK, Adi Krasta emërohet drejtor i festivalit". Indeksonline. 2023-03-08. Marrë më 2023-10-16.
  7. ^ Granger, Anthony (8 mars 2023). "Kosovo: RTK Launches Festivalit të Këngës to Select Future Eurovision Participants". Eurovoix (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2023. Marrë më 16 tetor 2023.
  8. ^ "Rregullore e Festivalit të Këngës në RTK" (PDF). RTK. 2023-03-07. Marrë më 2023-10-18.
  9. ^ Heap, Steven (2023-10-19). "Kosovo: EBU Reportedly Positive of Festivali i Këngës ne RTK". Eurovoix (në anglisht). Marrë më 2023-10-19.
  10. ^ RTK [@festivalirtk] (26 tetor 2023). "Drejtori i Përgjithshëm i EBU-së , Noel Curran, përgëzon RTK-në për organizimin e Festivalit të Këngës". Marrë më 26 tetor 2023 – nëpërmjet Instagram.
  11. ^ "Festivali i Këngës". RTKLive. RTK. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2023. Marrë më 16 tetor 2023.
  12. ^ "Festivali i Këngës në RTK" (PDF). RTK. Marrë më 2023-10-21.
  13. ^ Pasoma, Medina (2023-10-19). "Orkestra e Festivalit të Këngës gati për debutim me emra të dëshmuar". RTKLive. RTK. Marrë më 2023-10-19.
  14. ^ Pasoma, Medina (2023-10-21). "Festivali i Këngës në RTK drejt ditëve të fundit të përgatitjeve". RTKLive. RTK. Marrë më 2023-10-22.
  15. ^ "MKRS: Festivali i Këngës, kthesë serioze për muzikën shqipe". RTKLive. RTK. 27 tetor 2023. Marrë më 27 tetor 2023.
  16. ^ "La Fazani fitues i Festivalit të Këngës në RTK". Festivali i Këngës. RTK. 28 tetor 2023. Marrë më 28 tetor 2023.
  17. ^ Tejeci, Erdi (28 tetor 2023). "La Fazani wins Kosovo's first edition of Festivali i Këngës në RTK with 'Oj Kosovë'". Wiwibloggs (në anglisht). Marrë më 28 tetor 2023.
  18. ^ "Alma Bektashi gjallëron skenën me 'Dancing Queen'". Festivali i Këngës. RTK. 28 tetor 2023. Marrë më 28 tetor 2023.
  19. ^ "Dafina Zeqiri shkëlqen në skenën e Festivalit të Këngës". Festivali i Këngës. RTK. 26 tetor 2023. Marrë më 26 tetor 2023.
  20. ^ "Mjeshtri Enver Petrovci nderon skenën me intepretim të veçantë". Festivali i Këngës. RTK. 28 tetor 2023. Marrë më 28 tetor 2023.
  21. ^ "Ilire Vinca me dy vajzat artiste elektrizojnë skenën e Festivalit të Këngës". Festivali i Këngës. RTK. 27 tetor 2023. Marrë më 27 tetor 2023.
  22. ^ "'Kur bjen fyelli e çiftelia', Libohova ndez skenën kuqezi". Festivali i Këngës. RTK. 28 tetor 2023. Marrë më 28 tetor 2023.
  23. ^ a b "Teuta Kurti dhe Kamela Islamaj shkëlqejnë me këngët e divave italiane". Festivali i Këngës. RTK. 27 tetor 2023. Marrë më 27 tetor 2023.
  24. ^ "Timo Flloko drithëron skenën me Himnin e Flamurit". Festivali i Këngës. RTK. 28 tetor 2023. Marrë më 28 tetor 2023.
  25. ^ Pasoma, Medina (27 tetor 2023). "Shpat Deda sjellë në skenë 'Këngën e Bilbilit' të Jusuf Gërvallës". RTKLive. RTK. Marrë më 27 tetor 2023.
  26. ^ "Festivali i Këngës në RTK – Zbulohen 18 këngët finaliste". RTKLive. RTK. 20 shtator 2023. Marrë më 15 tetor 2023.
  27. ^ Pasoma, Medina (27 tetor 2023). "Përzgjedhen 10 këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK". RTKLive. RTK. Marrë më 27 tetor 2023.


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]