Festivali i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Festivali i Këngës, njohur shkurt edhe si FiK, është një garë vjetore muzikore në Shqipëri e organizuar nga transmetuesi publik, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). I transmetuar çdo vit që prej inaugurimit në 1962, festivali ka përcaktuar përfaqësuesin shqiptar në Eurovision që nga viti 2004.

Përgjatë viteve u përdorën shumë stile për t'i prezantuar këngët, duke filluar me interpretime vetëm në radio gjatë viteve të hershme, duke vazhduar tek performancat live, playback, riprodhime dhe duete duke përfshirë këngëtarë të tjerë. Sipas traditës, zgjedhen fituesit prej një jurie. Megjithëse, metodat e tjera të votimit si televotimi ose juritë rajonale janë shfrytëzuar. Në disa raste, pjesëtari kryesor i jurisë ka mbajtur dyfishin e fuqisë së votës krahas pjesës tjetër të jurisë.

Festivali ka qenë dhe mbetet një nga ngjarjet kulmore artistike shqiptare. Organizohet në çdo fund viti në Pallatin e KongreseveTiranë. Në të marin pjesë këngetarë të rinj dhe këngëtarë të afirmuar. Festivali zhvillohet përgjatë disa netëve.

Lista e festivaleve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]