Viktor Tahiraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Viktor Tahiraj është një këntautor shqiptar nga Shqipëria. I lindur në qytetin e Vlorës dhe duke qenë një vlonjat klasik ka ekzekutuar këngë të lehta vlonjate, ku ndër më të spikaturat është Vlora jonë. Gjithastu pjesmarrës dhe fitues i shumë çmimeve, në shumë Festivale kombëtare të muzikës së lehtë, madje me trion e formuar nga kantautori vlonjat sëbashku me Aleksandër Gjokën dhe Manjola Nallbanin interpretuan këngën fituese, nga më të bukurat të një nga festivaleve të viteve 90' të mbetura në historinë e muzikës së lehtë shqiptare. Viktor Tahiraj njihet githashtu nga paraqitjet e tij karizmatike, nga tipi i çiltër dhe i lirë i interpretimeve, si një nga figurat e Teatrit Petro Marko të Vlorës, por edhe për interpretimet në italisht të këngëve të mëdha italiane të viteve 80'-90'. Viktori, djali i dashur i qytetarëve vlonjatë, është interpretuesi i himnit të skuadrës së futbollit Flamurtari.