Rovena Dilo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rovena Dilo.jpg

Rovena Dilo është një këngëtare dhe prezantuese televizive shqiptare.

Jeta dhe aktiviteti

Rovena Dilo lindi në Tiranë më 12 Maj 1970 dhe filloi aktivitetin e saj publik ne 1990 si drejtuese e emisionit "Mbremje Kulturore", në krah të Adrian Krastës. Në spektaklin e fundit të këtij emisioni u dëgjua për herë të parë një këngë e incizuar në studion e Radio Televizionit e kënduar nga ajo.

Për herë të parë ajo konkuroi në Tiranë në Pranverë 1993 në "Kenget e Stines" dhe këndoi "Nëse natën vij". Një këngë suksesi, me të cilën u vlerësua me çmimin e dytë.

Pas kësaj ajo këndoi kënge si "Kam frike nga dashuria", "Simpati" përkatësisht në Fest 93 dhe Këngët e Stinës 94, kompozuar nga Alfred Kacinari. Ndërkohë ajo zhvilloi një karriere aktive si këngëtare në Greqi.

Në 96 u kthye në Festivalin Kombëtar me këngën "Kërkoja fatin" kompozuar nga Alfred Kacinari. Në 97 këndoi në Festivalin Kombëtar këngën "Hape qiellin për mua", që u rendit e katërta në garën e kënges. Kjo ishte një nga hitet e atij viti dhe mjaft e dashur për publikun.

Gjithashtu në 98 mori pjesë në Këngët e Stinës me "Qyteti im".

Në Fest 98, këndoi "Fjalë të përjetshme" të E. Zhulalit dhe u vlerësua si "Interpretuesja më e mirë". Në "Kenga Magjike 99" mori 2 cmime, vendin e tretë në festival dhe cmimin nga Kritika, një baladë e Ardit Gjebreas dhe Alfred Kacinarit. Po në Fest 99 këndoi me orkestrim të Gazzibo, muzikë te F.Tudes.

Në 2000 me këngën "Ante i tokes sime" fitoi çmimin e parë në Festivalin Kombetar. Po këtë vit në "Kengen Magjike 2000" fitoi cmimin e dytë.

Në 2001 në Kengen magjike fitoi "çmimin e parë" me duetin e famshëm "Për një cast më ndal zemra" me Pirro Cakon.

Në Festivalin 2001, Cmimi i dytë në "Antinostradamus" me muzikë të Pirro Cako. Albumi i parë i saj "Ante" doli më 25 dhjetor 2001. Përmban 12 këngë nga të cilat 5 tekse i ka shkruajtur vetë ajo. CD përbën një libërth me 16 faqe.

Rovena Dilo ka mbaruar fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, i pëlqen shumë letërsia dhe linguistika. Ndonjehere shkruan poezi dhe ka për hobi kërcimin, notin dhe kopshtarinë. Shenja e horoskopit është Demi. Ka asistuar në disa seanca fotografike të fotografit të mirenjohur Fadil Berisha.

Ka dhënë shumë intervista në gazeta e revista të Shqiperisë dhe Kosovës. Ka dalë në 4 kopertina revistash në Shqiperi në AKS, Spektër, Jeta, dhe në Kosovë në revistën Teuta dhe Rrezja e Dritës.

Biografia

Albume

Ante i Tokes Sime (2001)

Lidhje të jashtme