Alban Skënderaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alban Skënderaj
Lindi20 prill 1982
OrigjinaLushnjë, Shqipëri
Zhanretpop, Pop rock
këngëtar
Instrument(et)kitarë
Vitet aktik2004-vijon

Alban Skënderaj (lindur më 20 prill 1982) është këngëtar dhe kantautor i mirënjohur shqiptar i brezit mbas viteve 1990.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Alban Skënderaj lindi më 20 prill të vitit 1982 në Lushnje, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar. Babai i tij në atë kohe punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku edhe lindi Albani. Pas disa vjetësh ai u kthye prapë në Vlorë ku Albani kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai beri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk dinin asgjë. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobiliesh tip antikuariati. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh çmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitetet muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2005 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH, por nuk u pranua.

Skenderaj në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngëtari vlonjat Alban Skenderaj shkon më në fund në Kosovë, ku me këtë rast pritet që të mbajë një numër koncertesh. Lajmin e ka bërë të ditur vetё këngëtari, gjatë një interviste për “Koha Vision”. Gjithashtu, ai ka promovuar albumin e tij më të ri, që tashmë është në treg. Ka shumë adhurues në Kosovë e për këtë flet më mirë turi që mori këngëtari në 21 gusht 2008.

Ai tani jeton ne Gjermani dhe është i fejuar me këngëtaren Miriam Cani, vajza nga Elbasani u bë e njohur në Gjermani si këngëtare e grupit “Preluders”, që bëri bujë në gjithë Evropën, ndërsa Alban Skenderaj mori një famë të menjëhershme pas pjesëmarrjes në festivalin e muzikës moderne “Top Fest”. Alban Skënderaj është këngëtar shqiptar pop rock fitues dy herë i Top Fest.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Melody (2008)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Alban Skënderaj - Eklipse
  • Alban Skënderaj - Nëse një ditë
  • Alban Skënderaj - Ata sy
  • Alban Skënderaj - Larg dhe afër
  • Alban Skënderaj - E Vështirë
  • Alban Skënderaj - Një herë në jetë
  • Alban Skënderaj - Do jemi ne
  • Alban Skënderaj - Kur fjalët mungojnë
  • Alban Skënderaj - Poeti
  • Alban Skënderaj - Mall Mërgimtar
  • Alban Skënderaj & Miriam Cani - Let Me Die On You
Fllad Ne Shkretëtirë (2005)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Alban Skënderaj - Bukuri E Frikshme
  • Alban Skënderaj - Deri në fund
  • Alban Skënderaj - Thirrje e dëshpëruar
  • Alban Skënderaj - Vetëm ty
  • Alban Skënderaj - E vërteta ime
  • Alban Skënderaj - My oasis
  • Alban Skënderaj - Hapësira e një ëndrre
  • Alban Skënderaj - Verso II blu(Vetëm ty)
  • Alban Skënderaj & Kthjellu - Diçka
  • Alban Skënderaj - Ky ritëm
Ende Ka Shprese (2011)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Alban Skënderaj - Përtej horizontit
  • Alban Skënderaj - Mirmëngjes
  • Alban Skënderaj - Bardh e zi
  • Alban Skënderaj - Më prit atje
  • Alban Skënderaj -Zgjohu në ëndërr
  • Alban Skënderaj - Për ty
  • Alban Skënderaj - Ikë me erën
  • Alban Skënderaj - E arshpër si gjithmonë
  • Alban Skënderaj - Si më parë
  • Alban Skënderaj - Mirë se vjen në shirtin tim
  • Alban Skënderaj & Miriam Cani - Ende ka shpresë
  • Alban Skënderaj - E ashpër si gjithmonë
  • Alban Skënderaj - Si më parë
  • Alban Skënderaj - Man One The Moon
  • Alban Skënderaj & Miriam Cani - Somebody Hurts
  • Alban Skënderaj - Bella Cicatrice

Koncertet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

March 29 - Club Manssion - NYC 530 W28th St New York, NY 10001

April 3 - Villa Bianca 312 Roosevelt Dr Seymour, CT 06483

April 5 - Paradise Banquet & Convention Centre 7601 Jane St Concord, ON L4K 1X2

Tingujt e Ditarit Tim - Koncerti i tij më i madh, një koncert akustik i kategorisë unplugged, shfaqur deri tani tre netë radhazi në Tiranë dhe dy netë radhazi në Gjakovë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]