Anxhela Peristeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Anxhela Peristeri
Instrument(et)Vokale
LabeliOnima

Anxhela Peristeri (lindur më 24 mars 1986Korçë) është këngëtare dhe autore e njohur këngësh. Është fituese e edicionit të parë të Your Face Sounds Familiar, fituese e vendit të dytë në C'est la Vie dhe fituese në Kënga Magjike 2017.[1] Në tetor 2020, transmetuesi, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), lajmëroi se Peristeri ishte një nga njëzet e gjashtë garuesit e përzgjedhur për të konkurruar në Festivalin e 59-të të Këngës me këngën "Karma". Peristeri e fitoi këtë përzgjedhje dhe do ta prezantojë ShqipërinëFestivalin Evropian të Këngës 2021 në maj.[2]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anxhela Peristeri mori mësimet e para në vendlindje, liceun artistik e mbaroi në Tiranë, ndërsa Fakultetin Akademik e kreu në Greqi. Anxhela ka jetuar duke kënduar në Greqi ku ka marrë pjesë edhe në X Factor, ndërsa ka mohuar lidhjen me një këngëtar grek. Pas shumë vitesh mungesë në ekranet dhe në skenat shqiptare, viti 2014 shënoi rikthimin e këngëtares Anxhela Peristeri me një këngë dhe një klip të ri të titulluar "Femër Mediatike". Edhe pse prej vitesh ka jetuar në Greqi, ajo zgjodhi t'i rikthehet sërish audiencës shqiptare. Tashmë këngëtarja simpatike jeton në Tiranë dhe po merr rregullisht pjesë në festivalet dhe spektaklet që zhvillohen në Shqipëri. Është fituese e edicionit të parë të "Your Face sounds familiar" dhe e dyta në "C'est la vie", por fitorja në Kënga Magjike 2017 vulos suksesin e saj.

Pjesëmarrjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

'Tekst i trashë'

  • Në dhjetor 2001, Anxhela Peristeri & Alfred Meminaj marrin pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Vetem Ty Te Kam".
  • Në maj 2004, Anxhela Peristeri merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "1001 djem".
  • Me 12 Janar 2004 Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Ishe mbret" ku videoklipi perfundoi xhirimet ne Janar-Shkurt dhe u publikua gjate veres vitit 2004
  • Në shtator 2005, Anxhela Peristeri merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2005 me këngën "Hej Ti".
  • Në nëntor 2005, Anxhela Peristeri merr pjesë në Kënga Magjike 2005 me këngën "Sonte Dridhuni", ku u shpërblye me çmimin e dytë, në bashkëpunim me Big Man.
  • Në shtator 2006, Besmir Metani & Anxhela Peristeri marrin pjesë në Mikrofoni I Artë 2006 me këngën "Kaliente".
  • Më datë 21 mars 2014, Anxhela Peristeri rikthehet në Shqipëri dhe publikon videoklipin "Femër Mediatike". Me këtë këngë, Anxhela Peristeri merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014. Kënga e saj është e rrymës elektro-swing me tekst të Rozana Radit ndërsa, videoklipi u realizua nga Max Production, duke sjellë Anxhelën në versionin “burlesque” alla Aguilera.
  • Në nëntor 2014, Anxhela Peristeri merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Ai Po Ikën".
  • Më datë 25 shkurt 2015, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Bye Bye", në bashkëpunim me këngetarin e njohur brazilian Marcus Machado. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga vetë Anxhela Peristeri, ndërsa për orkestrimin u kujdes De Vox. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Anxhela Peristeri merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 në vitin 2015.
  • Më datë 9 tetor 2015, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Si Po Jetoj". Me këtë këngë, Anxhela Peristeri merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016.
  • Në shtator 2015, Erik Lloshi & Anxhela Peristeri marrin pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "T'kam Bërë Të Qash", ku u vleresuan me çmimin "Dueti më i mirë".
  • Në shtator 2016, Anxhela Peristeri merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Genjeshtar", ku fiton çmimin e dytë.
  • Në tetor 2017, Anxhela Peristeri merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "E çmendur", ku fiton çmimin e parë.
  • Më datë 14 Maj 2018, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Insanely In Love", në bashkëpunim me Kastriot Tusha. Ky është versioni anglisht-italisht i këngës "E Çmendur". Muzika u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Olti Curri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Kledi Bahiti. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.
  • Më datë 17 Shtator 2018, Anxhela Peristeri publikon këngën "Shpirti Ma Di". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga vetë Anxhela Peristeri.
  • Më datë 29 Tetor 2018, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Pa Mua". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga vetë Anxhela Peristeri. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.
  • Më datë 28 Mars 2019, Anxhela Peristeri & Mateus Frroku publikojnë videoklipin "Muza Ime". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, ndërsa teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi) & Anxhela Peristeri. Produksioni audio u realizua nga Threedots.
  • Më datë 26 Prill 2019, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Maraz". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, ndërsa teksti u shkrua nga Ronela Hajati & Anxhela Peristeri. Produksioni audio u realizua nga Threedots.
  • Në Maj 2019, Anxhela Peristeri merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngët "Pa Mua" dhe "Muza Ime".
  • Më datë 7 Korrik 2019, Gold AG publikon videoklipin "Fiksim", në bashkëpunim me Anxhela Peristerin. Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
  • Më datë 4 Shtator 2019, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Shpirt I Bukur". Muzika e këngës u punua nga Stine, ndërsa teksti u shkrua nga Anxhela Peristeri & Stine. Videoklipi u prodhua nga kompania Sebastian Production.
  • Në Shtator 2019, Anxhela Peristeri merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Dikush I Imi".
  • Më datë 18 Janar 2020, Anxhela Peristeri & Sinan Vllasaliu publikojnë videoklipin "Ata". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi), ndërsa për orkestrimin u kujdes Kledi Bahiti. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
  • Në Maj 2020, Anxhela Peristeri & Sinan Vllasaliu marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Ata".

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Në vitin 2004, Anxhela Peristeri publikon albumin "Për Ju", ku spikat hiti i saj i parë "Ishe Mbret".
  • Më datë 28 maj 2007, Cani & Anxhela Peristeri publikojnë videoklipin "Mos Me Harro".
  • Më datë 21 mars 2014, Anxhela Peristeri rikthehet ne Shqiperi dhe publikon videoklipin "Femër Mediatike".
  • Më datë 25 shkurt 2015, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Bye Bye", në bashkëpunim me kengetarin e njohur brazilian Marcus Machado.
  • Më datë 5 maj 2015, Anxhela Peristeri, Aurel Thellimi, Blerina Braka & Erik Lloshi publikojnë videoklipin "S'ka si ne".
  • Më datë 6 korrik 2015, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Ta kam dhon". Videoklipi u prodhua nga Max Production.
  • Më datë 9 tetor 2015, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Si po jetoj".
  • Më datë 10 korrik 2016, Gold AG publikojnë videoklipin "Llokum", në bashkëpunim me Anxhela Peristeri & Labi.
  • Më datë 4 tetor 2016, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Afër meje". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga vetë Anxhela Peristeri.
  • Më datë 14 mars 2017, Anxhela Peristeri & Aurel Thellimi publikojnë videoklipin "Qesh".
  • Më datë 5 qershor 2017, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "I joti". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi), ndërsa për orkestrimin u kujdes Kledi Bahiti. Videoklipi u prodhua nga Max Production.
  • Më datë 14 maj 2018, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Insanely In Love", në bashkëpunim me Kastriot Tushan. Ky është versioni anglisht-italisht i këngës "E Çmendur". Muzika u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Olti Curri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Kledi Bahiti. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.
  • Më datë 17 shtator 2018, Anxhela Peristeri publikon këngën "Shpirti Ma Di". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga vetë Anxhela Peristeri.
  • Më datë 29 tetor 2018, Anxhela Peristeri publikon videoklipin "Pa mua". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga vetë Anxhela Peristeri. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ ""E çmendur", kënga më e mirë për 2017-ën". TV Klan. 10 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2020. Marrë më 28 tetor 2020.
  2. ^ Adams, William Lee. "Festivali i Këngës 59 winner: Anxhela Peristeri will sing "Karma" for Albania at Eurovision 2021". Wiwibloggs (në anglisht). Marrë më 23 dhjetor 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimet dhe arritjet
Parardhësi 
Arilena Ara
me "Fall from the Sky"
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës
2021
Pasardhësi 
Ronela Hajati
me "Sekret"