Jump to content

Blerina Braka

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Blerina Braka
Lindi23 gusht 1982
Berat, Shqipëri
Zhanretmuzikë pop, muzikë klasike
Këngëtare
Vitet aktik2008-prezent

Blerina Braka (lindi më 23 gusht 1982) është këngëtare shqiptare. Ajo eshte paraqitur ne shume festivale si Kënga Magjike dhe Festivali i Këngës.

Braka studioi në Akademinë e ArteveTiranë. Në nëntor 2008, ajo morri pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Më lini vetëm", por nuk mundi të arrij në finale. Në nëntor 2009, Braka morri pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Baby Ime", ku arriti deri ne gjysmë-finale.

Në qershor 2011, Braka morri pjesë në Top Fest 8 me këngën "Danger", ku arriti deri në gjysmë-finale Në nëntor 2012, ajo morri pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Ole Ole" dhe arriti deri në gjysmë-finale.

Më 20 korrik 2013, ajo lansoi këngën "Zogu Ti" së bashku me këngëtarin shqiptar nga Maqedonia Shpat Kasapi.[1] Në nëntor të njëjtit vit, Braka morri pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Fryma ime" ku ajo vetë e shkroi dhe me muzikë nga Gramoz Kozeli.

Në dhjetor 2013, Braka debutoi në Festivalin e Këngës 52 me këngën "Mikja ime", që u kompozua nga Gramoz Kozeli.[2] Ajo përfundoi në vendin e 12 pasi fitoi 16 pikë nga juria.[3] Në maj 2014, Braka publikoi videoklipin "Shpirt", në bashkëpunim me Aurel Thëllimi. Me këtë këngë, ajo morri pjesë në Top Fest 11, ku arriti deri në gjysmë-finale.

Më 7 tetor 2016, Braka publikoi videoklipin "Kuq E Zi Këndoj", ku muzika u punua nga Gramoz Kozeli dhe u shkrua nga Aurel Thellimi, Blerina Braka, Anxhela Peristeri, ndërsa për orkestrimin u kujdes De Vox. Në tetor 2017, Braka morri pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Mirupafshim Dashuri".

  1. ^ ""Zogu ti" nga Blerina dhe Shpati". Zeri. 29 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Albania: Dates and line-up for national selection confirmed". BERT. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Herciana Matmuja wins Festivali i Këngës!". BERT. 28 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]