Shko te përmbajtja

Shpat Kasapi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shpat Kasapi
Lindi(1985-05-01)1 maj 1985
Tetovë, Maqedonia e Veriut
Vdiq26 nëntor 2025 (40 vjeç)
Bologna, Itali
KombësiaShqiptar
ProfesioniKëngëtar

Shpat Kasapi (1 maj 1985 - 26 nëntor 2025) ishte një këngëtar shqiptar nga Tetova, në Maqedoni të Veriut. Ai është i mirënjohur për muzikën zbavitëse pop folk.

Babai Shpat Kasapit ishte Naim Kasapi prej Dibres Madhe ndërsa nëna e tij ishte e Gjylymsere Ramadani nga Tetova.Talenti i tij është muzika, kryesisht zbavitse. Ai mësoi në shkollën fillore "Liria" në Tetovë pastaj shkoi në kolegjin turk "Yahya Kemal" në Shkup kurse fakultetin e kreu në Universitetin "FON" në Shkup.

Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pas disa prezentimeve në festivalet për fëmijë. Fitoi cmimin e parë në festivalin Bletëzat 98 në Tetovë në moshën 13 vjeçare. Sukseset e para që paraqesin një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezentimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest 2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup.

Menjëherë pas këtyre çmimeve të tjera siç janë : Pop Idoll 2004, Netët e klipit -Interpretuesi më i miri në klip, Interpretuesi më i mirë ne "Top Fest 1", çmimi hit në festivalin "Kënga Magjike 2004", cmimi i publikut në "Kënga Magjike 2005", "Zhurma Show Awards 2005" me kengën pa ty s'jetoj si pop videoklipi më i mirë 2005, Best Male 2010 me videoklipin Mëkatare si gjithmonë në "Zhurma Show 2010" dhe evenimente të tjera muzikore ku këngët e tij jane dëgjuar me shumë kënaqesi nga adhuruesit e këngës pop në gjuhën shqipe. Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të sukseshme dhe mjaft të dëgjuara.

  • Tash po Kthehesh
  • Medikament
  • Axhamiu (2003)
  • Do të vijë një ditë (2004)
  • Pa ty s'jetoj (2005)
  • Kush të ndau prej meje (2006)
  • S'e pranon (2007)
  • Sillu pshtillu (2008)
  • Live popullore (2009)
  • Medikament (2010)

Perveç albumeve Shpati ka realizuar edhe disa videoklipe si: ″Pa ty s'jetoj″(pop videoklipi më i mirë 2005 në zhurma show), ″Largohu″, ″Se pranon″, ″Ti je ajo″, ″Depresive″ etj.. mjaft të pëlqyera nga publiku dhe adhuruesit e tij. Shpat Kasapi për këngët e tij më së shpeshti bashkëpunon me kompozitorin e njohur Avni Qahili, pastaj me Artan Kastrati, Ejup Shabani, Florent Boshnjaku etj. Ndërsa për lukun e tij përkujdeset në shumicën e rasteve Armend Ramadani zakonisht gjatë klipeve. Gjithashtu Shpat Kasapi njihet edhe si një besimtar i madh islam dhe siç thotë ai e ndjej obligim të jem i tillë.

Ai u nda nga jeta, në 26 nëntor 2025 në moshën 40 vjeç, si pasojë e arrestit kardiak, në Bologna, Itali, ku ndodhej për arsye familjare.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]