Albina Kelmendi
Albina Kelmendi | |
|---|---|
| Informata themelore | |
| Lindi | 27 janar 1998 (27 vjeçe) Pejë, Rugovë, RF e Jugosllavisë (sot Kosovë) |
Albina Kelmendi (lindur më 27 janar 1998)[1] është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare nga Kosova. Ajo u bë e famshme pasi e zuri vendin e dytë në sezonin e katërt të The Voice of Albania më 2014.[2] Pas fitores së votave të publikut në Festivalin e Këngës 61, ajo do ta prezantojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2023.[3]
Vitet e hershme dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albina Kelmendi ka lindur në Pejë, Kosovë (atëherë pjesë e RF të Jugosllavisë). Ajo studioi klarinetë dhe piano në një shkollë muzikore në vendlindjen e saj dhe filloi të performojë së bashku me familjen e saj me emrin Family Band.[4]
Ajo u bë e njohur në vitin 2014, kur ishte nënkampione në sezonin e katërt të The Voice of Albania. Një vit më pas, ajo mori pjesë në edicionin e dymbëdhjetë të Top Fest, ku prezantoi këngën "Nuk ka ma mirë".[5]
Në qershor 2022, Albina Kelmendi publikoi albumin e saj debutues, Nana loke.[6] Në dhjetor të të njëjtit vit, ajo mori pjesë në Festivalin e 61-të të Këngës, ku prezantoi këngën "Duje", në performancën e së cilës morën pjesë pesë anëtarë të familjes së saj me emrin Familja Kelmendi.[7] Pavarësisht se u rendit në vendin e dytë në natën finale, rezultati i së cilës u vendos nga një juri, votimi i publikut e zgjodhi atë si përfaqësuesen shqiptare në Festivalin Evropian të Këngës 2023 në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar.
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albume në studio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Titulli | Detajet e albumit |
|---|---|
| Nana loke |
|
Këngët teke
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si artiste kryesor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Titulli | viti | Albumi |
|---|---|---|
| "Ëndrrën mos ma merr" | 2015 | |
| "Hera e parë" | 2016 | |
| "Denim" (me Sinan Vllasaliun) |
2018 | |
| "Potpuri 2020" (me Taulant Bajraliun) |
2019 | |
| "Shko" | 2020 | |
| "Hajredin Pasha" | ||
| "Një takim" (me Taulant Bajraliun) | ||
| "Ishim" | ||
| "Mos me lini vet" | ||
| "Ta fali zemra" | ||
| "Vjet e mija po kalojn" | ||
| "Hallakam" (me Labinot Tahirin) | ||
| "Ç'ka don tash prej meje"
(me Ymer Bajramin) | ||
| "Mirazh" | 2021 | |
| "Kur ta ktheva Kosovën shpinën" | ||
| "Vullkan" | ||
| "Zot mos e bo" | ||
| "E kom prej teje" | ||
| "Pa mu" | ||
| "Çike e bukur" | ||
| "Moj e mira te pojata" | ||
| "Jakup ferri" | 2022 | |
| "Jetoj me shpresë" | ||
| "Nane moj kom gabu" | ||
| "Syte e tu" | ||
| "Duje" |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Albina Kelmendi në Radio KFOR zbuloi se në fund të muajit shkurt lanson projektin e ri muzikor". Radio KFOR Shqip (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-23.
- ↑ "Albina Kelmendi - Biografia". www.teksteshqip.com. Marrë më 2022-12-23.
- ↑ Farren, Neil (2022-12-22). "Albania: Albina & Familja Kelmendi to Eurovision 2023". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2022-12-23.
- ↑ "Ja pse u përlot Albina Kelmendi në intervist". InfoKosova. 2022-12-16. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2022. Marrë më 2022-12-23.
- ↑ "Intervistë me këngëtaren Albina Kelmendi: Nuk ka zhanër të mirë apo të keq, gjithçka varet nga interpretimi dhe ndjenja që e përçon përmes këngës". Kosova Sot (në anglisht). 2020-05-11. Marrë më 2022-12-23.
- ↑ "Në bashkëpunim me nënën, Albina Kelmendi publikon albumin "Nana loke"". Dielli.info. Marrë më 2022-12-23.
- ↑ Granger, Anthony (2022-10-27). "Albania: Festivali i Këngës 61 Participants Revealed". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2022-12-23.
| Çmimet dhe arritjet | ||
|---|---|---|
| Parardhësi Ronela Hajati me "Sekret" |
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2023 |
Pasardhësi TBA |