Sinan Vllasaliu
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull nuk permban asnjë burim. Është e domosdoshme që të përmbajë burime të besueshme dhe të shkruhet nga pikëpamja neutrale për të mos u klasifikuar si artikull promocional.
Sinan Vllasaliu | |
---|---|
Lindi | 31 mars 1963 |
Sinan Vllasaliu (Prishtinë, 31 mars 1963) është një këngëtar kosovar i zhanrit pop, folk dhe R&B.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vllasaliu me muzikë ka filluar të merret që në moshën 7 ose 8 vjecare. Ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës "Prenk Jakova" për Kanto dhe Piano si dhe Fakultetin e Arteve të bukura. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e asaj kohe siç ishin Akordet e Kosoves', Okarina e Artë etj. Ka fituar mjaft çmime dhe nga do që shkonte në çdo Festival triumfonte pa u ndalur. Paraqitja e tij e parë skenike ishte në vitin 1986 kur për herë të parë merr pjes në festivalin Okarina e Artë ku u shpreblye me vendin e parë me këngën "Kthehu oj rini".
Në vitin 1987 still i tij muzikor ndryshoj paksa dhe kenga e re "Zogu" e kompozuar nga kompozitorja Selvete Krasniqi, u inspiruar nga vargjet e poetit Ali Podrimja. Në vitin 1988 merr pjesë përsëri në festivalin Okarina e Artë poashtu me këngën "Zogu".
Në vitin 1989 fillon regjistrimin e këngës "Niset trimi për Gurbet" një këngë qe bëri bujë në Shqiperi, Maqedoni, Mal te zi, diasporë e shumë e shumë treva shqiptare.
Në vitin 1990 paraqitet në Festivalin Akordet e Kosovës me të njejten këngë '"Niset Trimi për Gurbet". Në 26 shtator 1990 u mbajt nje koncert ne Gjermani ku Sinani paraqitet ne skene me disa këngë Si psh: "Kosova po qan", Niset trimi per gurbet',etj.
Në 1 Mëntor 1990 u mbajt nje koncert në sheshin 'Zahir Pajaziti', ku ishin mbledhur mbi 80.000 vetë, ishte koha e demostrateve dhe fillon me nje këngë të re "Kur Kosova s'bëhet shkine". Më 3 dhjetor 1990 publikon albumin e tij të parë "Kur Kosova s'bëhet shkinë" qe perbante 8 këngë patriotike. Në vitin 1991 paraqitet persëri ne festivalin "Okarina e Artë" me këngën "Ilirjana" ku shprëblehet me cmimin e parë. Në dhjetor 1992 paraqitet në Radio Televizionin Shqiptar (RTVSH ) me këngën "Më ndihmoni", kjo këngë beri buj ne te gjitha trevat shqiptare dhe u shpreblye me vendin e tretë. Në vitin 1993 nxjerr ne treg videoklipin e kengës "Më ndihmoni", një videoklip qe nuk harrohet kurrë dhe pse ka 22 vite qe eshte realizuar. Në vitin 1994 nxjerr ne treg këngën "Takatlushja" ne bashkpunim me Gilin dhe Ilir Beranin nje kenge që gjithashtu u bë një hit jo vetem ne Kosove por ne te gjitha trevat shqiptare. Në vitin 1995 nxjerr ne treg këngën "Babi pse brengosesh" në bashkpunim me vajzen e tij Edona Vllasaliun. Në vitin 1996 nxjerr ne treg albumin e tij "Plaget e Lirise" që permban 9 këngë.
Në Nentor te vitit 1996 merr pjes ne Gjermani Frankfurt me disa kenge popullore dhe argetuese. Në vitin 1997 nxjerr ne treg albumin e dyte 'Si rakija' ky album përmban 10 kenge te bukura dhe te suksesehme. Në vitin 1998 merr pjes ne Festivalin e RTVSH-se me kengen 'Largohu' ku e morri vendin e peste. Në vitin 1999 e gjejme Sinanin ne bashkpunim me kengetaren Adelina Ismaili kenga quhej 'Vetem me rini' per tekstin u kujdes Ilir Berani këngë me të cilën paraqitet ne festivalin "Nota Fest" në Shkup të Maqedonisë. Në vitin 2000 publikon albumin e titulluar "Krejt Mbrpasht" një album u prit shumë mire nga të gjithë fansat e Sinanit. Në shtator te vitit 2000 Realizon videoklipin e kenges 'Krejt Mbrapsht' nje videoklip i xhiruar ne Maqedoni. Në vitin 2001 Merr pjese ne Polifest me kengen 'Krejt mbrapsht' edhe aty e morri nje çmim dhe shkoi deri ne finale. Në 24 nentor te vitit 2001 u mbajt nje koncert humanitar ku paraqitet me kengen 'Krejt mbrapsht'. Në 1 qershor 2002 nxjerr në treg albumin te titulluar 'Lutem', ku ne ket album bejne pjese disa kenge Hite: "Edhe e bukur edhe tradhtare", "Avanturiste", "Si dikure", "Bija ime" etj. Në 10 tetor te vitit 2002 nxjerr ne treg Videoklipin 'Edhe e bukur edhe tradhetare'. Në vitin 2003 merr pjese ne Festivalin Polifest me kengen 'Nenes'. Në dhjetor te vitit 2003 realizon kengen 'Fotografia'. Në vitin 2004 publikon albumin e tij 'Mallkimi' nje album qe përmban 8 kenge te reja dhe që solli nje Sinan me ndryshe dhe me elegant. Në vitin 2005 Publikon albumin e shtate 'Nje pik Loti' nje album qe beri bum ne te gjitha trevat sanitäre. Në shtator 2005 Nxjerr ne treg Videoklipin e kenges 'Nje pik loti' ku u shpreblye edhe ne zhurma Show Awards 2005. Në vitin 2006 nxjerr ne treg Albumin e tij te tete 'Luj moj Kosovare' nje permbledhje e muzikes popullore e cila u degjua ne te gjitha trevat shqiptare. Në Pranvere te vitit 2006 nxjerr ne treg kengen në bashkpunim me Gilin 'Prap se prap'. Në vitin 2007 nxjerr ne treg Albumin 'Mos ja falni' nje album qe theu te gjitha rekordet. Në 1 Mars te vitit 2007 nxjerr në treg videoklipin 'Mos ja falni'. Në vitin 2008 Sinanin e gjejme prap ne duet me Nora Istrefin me këngën "Pa fat" që ishte nje projekt qe pati sukese ne te gjitha trevat Shqiptare. Në vitin 2009 publikon albumin e tij te nëntë "Vajza e Klubeve te nates' qe pati 9 kenge dhe organizoi nje Koncert ne Amerike ku te gjithe ishin mbledhur aty.
Në vitin 2010 Nxjerr ne treg tre Videoklipe 'Nje Arsye','Qka ka 3','Mendjemadhe',etj. Në vitin 2011 Nxjerr ne Treg videoklipin 'Pellumb i bardhe' dhe nje album me keng dasmash. Në vitin 2012 Nxjerr ne Treg Albumin 'Tatuazh' nje album qe permban 8 kenge.