Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës
| Shqipëria | |
|---|---|
| Televizioni transmetues | Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) |
| Eventi përzgjedhës | Festivali i Këngës |
| Paraqitjet | |
| Paraqitjet | 21 (12 finale) |
| Paraqitja e parë | 2004 |
| Rezultatet më të mira | Vendi i 5-të: 2012 |
| Link | |
| Faqja zyrtare: Shqipëria në Eurovizion | |
Shqipëria ka marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës (Eurovision) 21 herë prej debutimit në vitin 2004. Transmetuesi përfaqësues i saj është Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), që e përzgjedh aktin e vet përfaqësues përmes Festivalit të Këngës, një festival i kahershëm që zhvillohet çdo vit në Shqipëri që nga viti 1962, përdoret për të përzgjedhur përfaqësuesin e shtetit për Eurovisionin e atij viti. Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2004 me këngën "The Image of You" nga Anjeza Shahini në vendin e shtatë. Ai mbeti rezultati më i lartë i shtetit në garë deri në vitin 2012, kur Rona Nishliu me këngën "Suus" përfundoi e pesta. Ajo ka marrë pjesë në garë çdo vit prej debutimit të tij, dhe ka kualifikuar për finale 12 prej 21 herëve.
Pjesëmarrja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është anëtar i plotë i Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU), që e mundëson pjesëmarrjen në Eurovizion. Ai ka marrë pjesë në Eurovizion duke përfaqësuar Shqipërinë çdo vit që prej 2004-ës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet 2000
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Transmetuesi kombëtar i Shqipërisë, RTSH, shprehu synimin e tyre për të marrë pjesë në Eurovision 2002 dhe 2003, por atyre iu refuzua pjesëmarrja për shkak të numrit të madh të shteteve pjesëmarrëse.
Megjithatë, Shqipëria debutoi në konkursin e vitit 2004 në Stamboll me këngën "The Image of You" interpretuar nga Anjeza Shahini.[1][2] Shteti mblodhi 106 pikë në finale dhe përfundoi në vendin e shtatë duke mbetur vendi më i lartë i tij deri në vitin 2012.[3] Në vitin 2005, për shkak të renditjes në top 11 të shtetit në vitin e kaluar, hyrja pasuese "Tomorrow I Go" nga Ledina Çelo u kualifikua automatikisht në finale dhe arriti në vendin e gjashtëmbëdhjetë në Kiev. Një vit më pas, Luiz Ejlli me këngën e tij “Zjarr e ftohtë” nuk arriti të kualifikohej në finale në Athinë duke shënuar njëkohësisht herën e parë të moskualifikimit në historinë e pjesëmarrjes.
Kënga pjesëmarrëse e vitit 2007 ishte "Hear My Plea" e Frederik Ndocit, interpretuar në Festivalin e Këngës 45 si "Balada e gurit". Kënga u interpretua në Eurovizion në anglisht dhe shqip. Në gjysmëfinalen e garës, ai mori 49 pikë, duke u renditur në vendin e 17-të nga 28 dhe duke mos arritur të kualifikohej në finale.
Fituesja e Festivalit të Këngës 46 u shpall Olta Boka me këngën “Zemrën e lamë peng”. Megjithatë, rezultati i jurisë që zgjodhi fituesin ishte i diskutueshëm dhe dolën zëra se dy gjyqtarët e fundit i dhanë qëllimisht vlerësime të larta Bokës për të shmangur dërgimin e nënkampioneve, Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, në garë. Reagimet e shtypit në Shqipëri nuk ishin të kënaqura me vendimin dhe RTSH-ja njoftoi se do të hetonte për mashtrimin e pretenduar nga dy gjyqtarët e fundit për të dhënë pikët e tyre.[4][5] Pavarësisht kësaj, fitorja e Olta Bokës mbeti dhe ajo këndoi për Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2008 në Beograd, Serbi. Ajo u kualifikua në finale, duke u renditur e 9-ta në një fushë me 19 në gjysmëfinalen e dytë dhe në finale mori 55 pikë, duke mbetur e 17-ta me 25 pikë.
Shqipëria ishte shteti i parë që zgjodhi artistin e tyre dhe prezantoi publikisht këngën e tyre për Eurovision 2009. Fituesi u zgjodh sërish nga Festivali i Këngës. Fituese e Festivalit të Këngës 47 u shpall Kejsi Tola me këngën "Më merr në ëndërr", e cila është kompozuar nga kompozitorët e këngës së parë të Shqipërisë Edmond Zhulali dhe Agim Doçi.[6] Kënga u interpretua në anglisht si "Carry Me in Your Dreams".[7] Shqipëria u rendit e 7-ta nga 19 në gjysmëfinalen e dytë me 73 pikë, duke u kualifikuar kështu në finale. Në finale, ku u përdor si juria ashtu edhe televotimi, Shqipëria shënoi 48 pikë, duke përfunduar e 17-ta në një fushë me 25. Megjithatë, nëse do të ishte përdorur vetëm televotimi, Shqipëria do të ishte e 11-ta në garë. Në të kundërt, nëse do të ishte përdorur vetëm votimi i jurisë, Shqipëria do të ishte e 23-ta.[8]
Vitet 2010
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fituesja e Festivalit të Këngës 48 u vendos më 27 dhjetor, ku Juliana Pasha fitoi ndaj ish-fitueses Anjeza Shahini. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2010 në Oslo me këngën "It's All about You".[9][10] Kënga ishte një kompozim tipik me ritëm të lartë dhe është krahasuar me këngën "Keeps Gettin' Better" të Christina Aguilera-s[11] dhe "Womanizer" të Britney Spears.[12] Shqipëria doli e 6-ta në gjysmëfinalen e parë me 76 pikë, duke u kualifikuar kështu në finale. Në finale, Juliana përfundoi e 16-ta me 62 pikë ku mori 12 pikë nga Maqedonia.
Pjesëmarrësja shqiptare për Eurovizionin 2011 u zgjodh në Festivalin e Këngës 49 në dhjetor të vitit 2010 dhe doli të ishte Aurela Gaçe, duke fituar për herë të tretë pas 10 vitesh. Kënga e saj u quajt "Kënga ime" dhe u përkthye në anglisht me emrin "Feel the Passion", publikuar më 12 mars 2011, gjatë një shfaqjeje të quajtur "Historia nis këtu" në RTSH. Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e parë kundër 18 shteteve të tjera, duke luftuar për një vend në finale më 14 maj. Megjithatë, ata humbën kualifikimin për në finale për herë të parë në 4 vjet, duke u renditur në vendin e 14-të.
Shqipëria konkurroi në konkursin e vitit 2012 me këngën "Suus", e cila u interpretua nga Rona Nishliu. Kënga kaloi në finale, duke u renditur në vendin e 5-të në total me 146 pikë. Rezultat rekord për Shqipërinë ka shënuar Rona Nishliu nga Kosova.[13]
Shqipëria konkurroi në Eurovision 2013 me këngën "Identitet" e cila u interpretua nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Kjo këngë u zgjodh fituese përmes Festivalit të Këngës. Rezultatet vareshin vetëm nga votimi i jurisë. Në mesin e ekspertëve në juri ishte edhe shefi i delegacionit italian në Eurovision Song Contest, Nicola Caligiore, i cili përshëndeti dhe dha pikët në anglisht për të gjithë shikuesit nga transmetimi i Eurovision.tv.[14] Shqipëria doli e 15-ta në gjysmëfinalen e dytë të Festivalit Evropian të Këngës 2013 në Malmö dhe nuk arriti të shkonte në finale.
Më 28 dhjetor 2013, Herciana Matmuja fitoi Festivalin e Këngës 52 dhe u zgjodh për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2014 me këngën e saj "One Night's anger".[15] Në kohën para Eurovizionit 2014 ajo regjistroi versionet në anglisht dhe shqip të kësaj kënge.[16] Më 16 mars ajo publikoi versionin përfundimtar të 'One Night's anger' për Eurovision 2014.[17] Shqipëria nuk arriti të kualifikohej për të dytin vit radhazi.
Më 28 dhjetor 2014, Elhaida Dani fitoi Festivalin e Këngës 53 me këngën "Diell", dhe kjo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2015.[18] Më 23 shkurt 2015 u njoftua se tekstshkruesit kishin vendosur ta tërhiqnin këngën për "arsye personale dhe të parevokueshme", dhe Dani do të performonte diçka tjetër në Eurovizion.[19] Të nesërmen u zbulua se Dani do të performonte "I'm Alive".[20]
Më 27 dhjetor 2015 Eneda Tarifa fitoi Festivalin e Këngës 54 me këngën e saj "Përrallë" që nënkuptonte se do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion 2016. Më vonë u përkthye në anglisht dhe u quajt "Fairytale" dhe videoklipi u shfaq premierë në lajmet e mbrëmjes në TVSH. Shqipëria nuk arriti të kualifikohej, duke dalë e 16-ta nga 18 në gjysmëfinalen e dytë.
Pasi nuk arriti të kualifikohej edhe një herë më 2017 me Linditën dhe këngën “World”, Shqipëria u rikthye në finale në vitin 2018 me këngën “Mall” të Eugent Bushpepës. Përfundoi në vendin e 11-të nga 26 në finale duke marrë 184 pikë, duke i dhënë Shqipërisë rezultatin e tretë më të mirë në garë që nga debutimi i saj.
Në vitin 2019, Shqipëria përzgjodhi Jonida Maliqin për ta përfaqësuar me këngën "Ktheju tokës". Shqipëria arriti të kualifikohej nga gjysmëfinalja e dytë, duke u bërë hera e parë që Shqipëria kualifikohej dy herë radhazi që nga viti 2009 dhe 2010. Në finale, ajo u rendit e 17-ta me 90 pikë.
Vitet 2020
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për konkursin 2020, Shqipëria zgjodhi Arilena Arën për ta përfaqësuar shtetin e saj pasi fitoi Festivalin e Këngës 58 me këngën "Shaj" më 22 dhjetor 2019. Më 9 mars 2020, një version i rinovuar i këngës me emrin "Fall from the Sky" u publikua në anglisht. Sidoqoftë, konkursi i vitit 2020 u anulua më 18 mars 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19 në Evropë.
Për konkursin e vitit 2021, RTSH-ja bëri të ditur se Arilena Ara nuk do të rizgjidhej nga brenda për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe se Festivali i Këngës 59 do të vazhdonte siç ishte planifikuar. Finalja kombëtare u zhvillua më 23 dhjetor 2020 dhe u fitua nga Anxhela Peristeri me këngën "Karma". Anxhela arriti të kualifikohej në finale, duke e bërë të parën që nga viti 2008-2010 që Shqipëria të kualifikohej tri herë radhazi. Në finale ajo u rendit e 21-ta me 57 pikë.
Për konkursin e vitit 2022, Ronela Hajati fitoi Festivalin e Këngës 60 dhe u përzgjodh për ta përfaqësuar shtetin me këngën “Sekret”. Kënga iu nënshtrua një rinovimi përpara Eurovizionit, ku u shtuan linja në anglisht dhe spanjisht. Megjithatë, nuk arriti të kualifikohej në finale, duke dalë në vendin e 12-të nga 17 në gjysmëfinalen e parë.
Për konkursin e vitit 2023, Albina Kelmendi dhe familja e saj doli e dyta në Festivalin e Këngës 61, por u përzgjodh nga publiku për ta përfaqësuar shtetin me këngën “Duje”. Ata arritën të kualifikohen në finale, duke u renditur në vendin e 9-të me 83 pikë. Në finale u renditën në vendin e 22-të me 76 pikë.
Për konkursin e vitit 2024, përmes të njëjtës metodë të përzgjedhjes si në vitin 2023, u zgjodh Besa Kokëdhima me këngën "Zemrën n'dorë" duke ardhur e para në Festivalin e Këngës 62. Për Eurovision, kënga u ripërtrit dhe u emërtua "Titan".
Për konkursin e vitit 2025, Festivali i Këngës 63 u organizua me format të rimenduar, në të cilin fituesi do ta përfaqësonte Shqipërinë në Bazel, Zvicër në konkursin e 2025-ës. Votimi i diasporës u soll së bashku me një prezantim të ri të rezultateve. Në fund, Shkodra Elektronike fitoi festivalin me "Zjerm". Dyshja vazhdoi të bëhej hyrja me më së shumti pikë në Eurovision deri tani, duke i siguruar 218 pikë në finalen e 2025-ës.
Pjesëmarrësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| 2 | Vendi i dytë |
| ◁ | Vendi i fundit |
| X | Kënga u zgjodh, por nuk konkurroi |
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Barbara Dex Award
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Performues | Qyteti pritës | Ref. |
|---|---|---|---|
| 2012 | Rona Nishliu | ||
Komentuesit dhe spikerët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Komentues | Spiker | Ref. |
|---|---|---|---|
| 2003 | I panjohur | ||
| 2004 | Leon Menkshi | Zhani Ciko | |
| 2005 | Leon Menkshi | Zhani Ciko | |
| 2006 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
| 2007 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
| 2008 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
| 2009 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
| 2010 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
| 2011 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
| 2012 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
| 2013 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
| 2014 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
| 2015 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
| 2016 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
| 2017 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
| 2018 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
| 2019 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
| 2021 | Andri Xhahu | Andri Xhahu |
Pikët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqipëria ka dhënë 2310 Pikë gjithesej.Këto janë pikët e dhëna më se shumti:
| Rangu | Shteti | Pikët |
|---|---|---|
| 1 | 230 | |
| 2 | 183 | |
| 3 | 132 | |
| 4 | 113 | |
| 5 | 92 |
Shqipëria ka marrë pikë më së shumti nga :
| Rangu | Shteti | Pikët |
|---|---|---|
| 1 | 209 | |
| 2 | 198 | |
| 3 | 138 | |
| 4 | 106 | |
| 5 | 88 |
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "The end of a decade: Istanbul 2004". eurovision.tv (në anglisht). 25 dhjetor 2009. Marrë më 2 prill 2020.
- ↑ Bakker, Sietse (27 nëntor 2002). "No new countries at next Eurovision Song Contest". esctoday.com (në anglisht). Marrë më 2 prill 2020.
- ↑ "Eurovision Song Contest–Countries: Albania". eurovision.tv (në anglisht). Marrë më 2 prill 2020.
- ↑ Klier, Marcus (2007-12-17). "Albania: press reaction on Festivali i Këngës" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 2008-11-03.
- ↑ Viniker, Barry (2007-12-19). "Albania: Festivali I Kenges result under investigation" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 2008-11-03.
- ↑ Klier, Marcus (2008-12-21). "Albania decided: Kejsi Tola to Eurovision!" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 2008-12-21.
- ↑ Hondal, Victor (2009-03-08). "Albania: Kejsi Tola to sing Carry me in your dreams" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 2009-03-08.
- ↑ Bakker, Sietse (2009-07-31). "Exclusive: Split jury/televoting results out!" (në anglisht). European Broadcasting Union. Marrë më 2009-08-06.
- ↑ Klier, Marcus (2009-12-27). "Albania sends Juliana Pasha to Eurovision" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 27 dhjetor 2009.
- ↑ Brey, Marco (2009-12-27). "Juliana Pasha to represent Albania in Oslo!" (në anglisht). European Broadcasting Union. Marrë më 27 dhjetor 2009.
- ↑ "Juliana Pasha's song compared to "Keeps Gettin Better"" (në anglisht). YouTube. 2009-12-29. Arkivuar nga origjinali më 2021-12-13. Marrë më 2009-12-29.
- ↑ "Juliana Pasha's song compared to "Womanizer"" (në anglisht). YouTube. 2009-12-25. Arkivuar nga origjinali më 2021-12-13. Marrë më 2009-12-25.
- ↑ "Eurovision Song Contest 2012 Grand Final" (në anglisht). Eurovision Song Contest. Arkivuar nga origjinali më 2013-01-22. Marrë më 2 prill 2020.
- ↑ "Stories" (në anglisht).
- ↑ "Albania: Herciana Matmuja wins Wins Festivali i Këngës 52 with Zemërimi i një nate". wiwibloggs.com (në anglisht). 28 dhjetor 2014. Marrë më 23 mars 2014.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Albania: Hersiana Matmuja records ESC song in two languages". wiwibloggs.com (në anglisht). 12 shkurt 2014. Marrë më 23 mars 2014.[lidhje e vdekur]
- ↑ "ALBANIA: HERSIANA MATMUJA REVEALS ONE NIGHT's ANGER". wiwibloggs.com (në anglisht). 16 mars 2014. Marrë më 23 mars 2014.[lidhje e vdekur]
- ↑ Granger, Anthony (28 dhjetor 2014). "Albania: Elhaida Dani Is Off To Vienna". Eurovoix.com (në anglisht). Marrë më 28 dhjetor 2014.
- ↑ Taylor, Richard (23 shkurt 2015). "Albania: "Diell" Withdrawn". Eurovoix.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2015. Marrë më 23 shkurt 2015.
- ↑ Granger, Anthony (24 shkurt 2015). "Albania: Elhaida To Sing "I'm Alive"" (në anglisht). eurovoix. Marrë më 24 shkurt 2015.
- ↑ "Rules of the Eurovision Song Contest 2005" (në anglisht). European Broadcasting Union (EBU). Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2006. Marrë më 7 janar 2021.
- ↑ "Barbara Dex Award". eurovisionhouse.nl (në anglisht). 2012. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2016. Marrë më 1 tetor 2020.
- ↑ Opheim, Bjørn Erik (2003-02-22). "50th Anniversary won't affect annual Eurovision". ESCToday (në anglisht). Marrë më 2020-09-29.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Granger, Anthony (2 maj 2017). "Albania: Andri Xhahu Returns as Spokesperson and Commentator". eurovoix.com (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2019.
- ↑ Bakker, Sietse (14 maj 2004). "And here are the votes from... the spokespersons". esctoday.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2007. Marrë më 19 nëntor 2019.
- ↑ Philips, Roel (17 maj 2005). "The 39 spokespersons!". esctoday.com (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2019.
- 1 2 3 4 5 Anthony, Granger (24 prill 2016). "Albania: Andri Xhahu is Eurovision 2016 Spokesperson". eurovoix.com (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2019.
- ↑ "May we have your votes please?". eurovision.tv (në anglisht). EBU. 11 maj 2018. Marrë më 19 nëntor 2019.
- ↑ Granger, Anthony (3 maj 2019). "Albania: Andri Xhahu Returns as Spokesperson and Commentator". eurovoix.com (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2019.