World (këngë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
"World"
Linda Halimi duke performuar gjatë një prove para gjysmëfinales së parë në Kiev.
Këngë nga Linda Halimi
Publikimi 29 mars 2017
Formati Digital Download, Streaming
Zhanri Pop rock
Gjatësia 2:56
Tekstshkrues Gerald Xhari, Lindita Halimi
Producer Andrea Camilletti, Klodian Qafoku, Shpetim Saraci
Kronologjia e këngëve

"Cold World"
(2015)
"World"
(2017)
"SRock Whine"
(2017)

Flag of Albania.svg "World"
Festivali Evropian i Këngës 2017
Shteti Shqipëria
Performues Linda Halimi
Gjuha Anglisht
Kompozitorë Klodian Qafoku
Tekstshkrues Gerald Xhari, Lindita Halimi
Performanca e Finales
Vendi në Gjysëm-Finale E 14-ta
Pikët në Gjysëm-Finale 76
Paraqitjet tjera
◄ Fairytale (2016)   
Mall (2018) ►

"World" (shqip: Botë) është një këngë e këngëtares dhe kompozitores shqiptare nga Kosova Lindita. Është publikuar si një këngë teke më 29 mars 2017 nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dhe Universal Music. Kënga është shkruar nga vetë këngëtarja së bashku me Gerald Xhari, dhe e kompozuar nga Klodian Qafoku. Një baladë pop-rock në gjuhën angleze, është lirikisht një manifest që diskuton për sfidat brenda një shoqërie moderne, në të njëjtën kohë duke bërë thirrje për t’u ngritur kundër luftërave dhe për të kërkuar paqe dhe dashuri.

Kënga e përfaqësoi ShqipërinëFestivalin Evropian të Këngës 2017Kiev, Ukrainë[1], pas fitores së Linditës në garën e para-zgjedhjes së vendit Festivali i Këngës me versionin e këngës në gjuhën shqipe "Botë".[2] Në fund të fundit nuk arriti të kualifikohej në finalen e madhe duke shënuar edhe moskualifikimin e shtatë të vendit në garë.[3] Gjatë performancës së saj minimaliste, ajo u shoqërua nga katër vokalistë mbështetës ndërsa ekranet LED portretizuan një larmi imazhesh.

"World" u prit pozitivisht nga kritikët e muzikës, të cilët vlerësuan vokalin e Linditës, si dhe përbërjen dhe tekstin e këngës. Për qëllime promovuese, këngëtarja interpretoi këngën drejtpërdrejt në shumë raste të lidhura me Eurovizionin, përfshirë në Amsterdam, Madrid dhe Tel Aviv. Një videoklip shoqërues për këngën u prezantua premierë në kanalin zyrtar në YouTubeFestivalit Evropian të Këngës më 13 mars 2017. Në të shfaqen dukshëm skenat e Linditës që këndon këngën e saj brenda një dimensioni alternativ.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kyiv 2017 Participants Lindita" (në anglisht). European Broadcasting Union. Marrë më 23 prill 2020.
  2. ^ Escudero, Victor M. (24 dhjetor 2016). "Albania: Lindita wins Festivali i Këngës!" (në anglisht). European Broadcasting Union. Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 dhjetor 2019. Marrë më 17 prill 2020.
  3. ^ Granger, Anthony (26 dhjetor 2016). "Albania: "Botë" Will Change Language For Eurovision" (në anglisht). Eurovoix. Marrë më 17 prill 2020.
  4. ^ Lynch, Danny (13 mars 2017). "Lindita Releases The Final Version Of 'Botë'!" (në anglisht). ESC Bubble. Marrë më 17 prill 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parardhësi 
Eneda Tarifa
me "Fairytale"
 EuroAlbania.svg
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 

2017
Pasardhësi 
Eugent Bushpepa
me "Mall"