Video copa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Video copa apo barbarizmi Video clip (Muzikvideo, klipi muzikor apo video muzikor) është një copë e xhiruar në shirit filmi që i bashkëngjitet tonit të një kënge dhe emitohet së bashku me të në stacione televizve apo mekanizma të ndryshëm si Video intepretuesit.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vendet e lindjes para viteve 80-ta ishte gjë e natyrshme xhirimi dhe prodhimi i filmave të këngëtarëve të famshëm. Në këtë drejtim shquheshin filmat indian në të cilët rolin kryesor e interpretonte këngëtari dhe temat që shqyrtonin këta filma ishin të probleme të ndryshme e që i përshtateshin këngëve

Në trevat shqiptare ky lloj i filmave të cilët nuk mund të llogariteshin si filma artistik por si filma argëtues, kanë filluar të depërtojnë që në vitet 50-60. Si filmi më i njohur i kësaj kohe që shfaqej në kinema mbahet mend filmi i titulluar nga shikuesit "Bobi".

Gjatë viteve 80-të, në kohën e daljes në tregun shqiptar të mekanizmit të quajtur "Video" edhe shtëpitë shqiptare filluan të pajisen me këtë mekanizëm i cili ju bënte të mundshëm që të shikonin në shtëpi filma dhe programe të ndryshme argëtuese.

Fatkeqësisht në këtë kohë nuk vërehet ndonjë ndërmarrje shqiptare që merrej me prodhimin e programeve apo filmave për kasetat e reja në treg. Kjo munges u zëvendësua nga tregtarët spekulant të cilët në tregun shqiptar sillnin kaseta nga Turqia.

Kështu në trevat shqiptare në mungesë të prodhuesve shqiptar gjatë viteve 80-të u bënë të famshëm shumë këngëtar turq duke filluar me Emel Saim e deri në kohët e fundit me Ibrahim Tatlisis vendin e të cilit filluan ta zënë, jo këngëtarët por prodhimet e programeve humoristëve të përziera me këngë.

Në anën tjetër në perëndim, më saktësisht në Londër shihet një lëvizje e cila kishte të njëjtin qëllim sikur se në lindje "paraqitjen e këngës në shirit filmit". Mirëpo deri në vitet 80-ta në perëndim nuk ishte shprehi prodhimi i filmave argëtues me muzikë. Kjo hapësirë boshe u zëvendësua duke përzier copa filmi me skena nga këndimi i këngës dhe skena të cilat në njëfarë mënyre e tregojnë ngjarjen për të cilën këndohet në këngë. Kjo përziere e këtyre skenave u bë e njohur si video clip (video copë). Video copa e parë është prodhuar nga kënga e David Bowie në Londër.

Me kalimin e kohës përzierja e skenave ngjarjes me skenat e interpretuesit ka ndryshuar me rritjen e mundësive teknologjike. Është interesante se ndër prodhuesit e këtyre shiritave ka vlerë teknika e përdorur për prodhimin e tyre Zakonisht teknikat më të përsosura përdoren për video copat e këngëtarëve të cilët shesin disqe më shumë. Kështu që cilësia e teknikës së përdorur varret kryekëput nga numri i shitjeve dhe jo nga këngëtari. Për një kohë shumë të shkurtë në shtete e perëndimit kjo dukuri është bërë një degë e rëndësishme ekonomike e cila ka zgjatur për disa vite të tëra.

Në territoret shqiptare kjo degë ekonomike ka filluar në vitet pas luftës së Kosovës. Më parë ndërmarrje të ndryshme të xhirimeve të njohura si "Studio" ishin më të angazhuara në prodhime të programeve argëtuese të cilat nuk kërkonin investime të mëdha por që sillnin fitime të larta nga konsumatorët në diasporë.

Me popullarizimin e internetit e sidomos me krijimin e programeve për shkëmbimin masiv të të dhënave paralajmërohej arritja e kulmit të kësaj dege ekonomike në perëndim ndërsa në territoret shqiptare nuk shihet si degë ekonomike më por më tepër si nevojë për të mbuluar hapësirat boshe të kulturës.