Suus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
"Suus"
Rona Nishliu duke performuar në gjysmëfinalen e parë në Baku.
Këngë nga Rona Nishliu
Publikimi4 maj 2012
FormatiDigital Download, Streaming
Gjatësia3:06
TekstshkruesRona Nishliu
ProducerFlorent Boshnjaku
"Suus"
Festivali Evropian i Këngës 2012
ShtetiShqipëria
PerformuesRona Nishliu
GjuhaShqip
KompozitorëFlorent Boshnjaku
TekstshkruesRona Nishliu
Performanca e Finales
Vendi në Gjysëm-FinaleE 2-ta
Pikët në Gjysëm-Finale146
Vendi në FinaleE 5-ta
Pikët në Finale146
Paraqitjet tjera
◄ Feel the Passion (2011)   
Identitet (2013) ►

"Suus" (shqip: Personale) është një këngë nga këngëtarja dhe tekstshkruesja shqiptare nga Kosova Rona Nishliu. Ajo u publikua si pjesë e një përmbledhjeje CD më 4 maj 2012 nga Universal Music. Kënga është shkruar nga vetë këngëtarja dhe e kompozuar nga Florent Boshnjaku. Muzikisht, është një baladë e frymëzuar nga folklori në gjuhën shqipe, e cila trajton lirikisht një rrethanë emocionale që pasqyron momentet e ndodhura në të kaluarën dhe pritjet e të nesërmeve të pasigurta.[1]

Kënga e përfaqësoi ShqipërinëFestiavlin Evropian të Këngës 2012Baku, Azerbajxhan,[2] pasi fitoi garën e para-përzgjedhjes Festivali i Këngës.[3] Ajo arriti vendin e pestë në një fushë prej njëzet e gjashtë duke shënuar gjithsej njëqind e dyzet e gjashtë pikë duke mbetur pozicioni më i lartë i Shqipërisë deri më tani.[4] Gjatë performancës së saj minimaliste, Nishliu po performonte vetëm para ekraneve LED me ngjyrë të errët që shfaqnin drita të kuqe dhe të bardha në sfond.[5]

"Suus" mori vlerësime pozitive nga kritikët e muzikës me lëshimin e saj, duke lavdëruar vërtetësinë e saj dhe shpërndarjen vokale të këngëtares. Një video muzikore shoqëruese u prezantua premierë në kanalin zyrtar në YouTubeFestiavlin Evropian të Këngës më 17 mars 2012. Ajo amplifikon vizualisht absurditetin e jetës përmes një forme abstrakte arti duke lejuar njëkohësisht shikuesin të krijojë një larmi interpretimi. Në 2012, këngëtarja interpretoi këngën në shumë raste në Qipro, Hungari, Rumani dhe Holandë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ngjarjet që karakterizuan vitin 2012 për yjet shqiptare". Telegrafi. 31 dhjetor 2012. Marrë më 28 prill 2020.
  2. ^ "Baku 2012 Participants Rona Nishliu" (në anglisht). European Broadcasting Union. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2020. Marrë më 28 prill 2020.
  3. ^ Mikheev, Andy. "Rona Nishliu on ESCKaz" (në anglisht). ESCKaz. Marrë më 28 prill 2020.
  4. ^ "Baku 2012: Grand Final Scoreboard" (në anglisht). European Broadcasting Union. 26 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2019. Marrë më 21 prill 2020.
  5. ^ Pohl, Veronika (22 maj 2012). "Albanischer Superstar mit Dreadlocks und Stimmgewalt" (në gjermanisht). ARD. Marrë më 28 prill 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parardhësi 
Aurela Gaçe
me "Feel the Passion"

Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës

2012
Pasardhësi 
Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko
me "Identitet"