Jump to content

Festivali i 50-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 50-të i Këngës në RTSH
Edicioni 50-të
Qyteti Tirana
Viti 2011
Datat 26, 27 28, 29 dhjetor 2011 (më 28 u përkujtuan këngët e shkuara
Prezantues Nik Xhelilaj dhe Hygerta Sako
Sistemi Votues me juri
Artisti Fitues Rona Nishliu
Kënga Fituese Suus
              2010 2012              

Festivali i 50-të i Këngës në RTSH u zhvillua në 26, 27 28, 29 dhjetor të vitit 2011Pallatin e KongreseveTiranë.

Pas shumë diskutimeve brenda stafit drejtues të Festivalit të 50-të të Këngës, se kush do të ishte prezantuesi i këtij viti jubile, më në fund është vendosur që këtë edicion ta prezantojë aktori i njohur 28-vjeçar, Nik Xhelilaj, ish Miss Albania Hygerta Sako dhe Enkelejda Zeko.

Nata gala është menduar të zhvillohet në datën 28 dhjetor, pas prezantimit të të gjitha këngëve pjesëmarrëse në këtë festival. Përgjatë dy netëve të para do të prezantohen 28 krijime, që do të ngjisin në skenë këngët e një brezi “të kthyer” kompozitorësh. Kështu, i rikthehet festivalit Flamur Shehu, Lejla Agolli, Shpëtim Kushta, Edmond Veizaj, Ilir Dangëllia, por edhe Elton Deda etj. Siç nuk do të mungojë edhe Edmond Zhulali, Kristi Popa, Kujtim Prodani, Sokol marsi, Endri Sina. Pas një pjesëmarrjeje të vazhdueshme, shoqëruar edhe me çmime, kanë vendosur të mos bëhen pjesë e këtij festivali kompozitorët Adrian Hila, Pirro Çako apo Ardit Gjebrea. Sa u takon këngëtarëve, ata i përkasin të gjitha brezave. Por duket se më “guximtarët” kanë qenë meshkujt. Duke parë emrat e konkurrentëve, vihet re se bëhet fjalë për rikthime, apo për artistë të konsoliduar, që nga Bashkim Alibali, vëllezërit Prifti, Frederik Ndoci, Bojken Lako, Elton Deda, Altin Goci etj. Kurse nga pala femërore, me përjashtime të vogla (Mariza Ikonomi, Rona Nishliu), të gjitha i përkasin brezit të ri. E nëse çdo vit me një të parë të listës së konkurrentëve mund t’i vije gishtin fituesit, kësaj here do të jetë pak më e vështirë për parashikuesit. Kjo do të zgjidhet vetëm në natën finale, nga do të dalë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës. Tanimë që ditët numërohen mbrapsht, organizatorët kanë shtrënguar përgatitjet. Prej dy ditësh kanë nisur provat me orkestrën e RTSH-së dhe bandën e festivalit, e cila do të drejtohet nga Shpëtim Saraçi. Qysh në prezantimin e parë të skemës së këtij edicioni, drejtori i festivalit, Martin Leka, premtoi se gjithçka në tri netët e garës do të zhvillohet 100% live.[1]

Gjysëm finalistët e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Renditja Artisti Kënga Autori Rezultati
1 Gerta Mahmutaj Flamur Shehu
2 Entela Zhula Edmond Veizaj
3 Bashkim Alibali Bashkim Alibali
4 Samanta Karavello Gent Myftaraj
5 Endri & Stefi Prifti Voltan Prodani
6 Rona Nishliu Florent Boshnjaku
7 Rudina Delia Luan Zhegu
8 Marjeta Billo Klodian Qafoku
9 Claudio La Regina Claudio La Regina
10 Hercina Matmuja Shpëtim Kushta
11 Orinda Huta Alban Kondi
12 Altin Goci Altin Goci
13 Elton Deda Elton Deda
14 Evans Rama Fabian Asllani

Gjysëm finalistët e dytë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Renditja Artisti Kënga Autori Rezultati
1 Toni Mehmetaj Edmond Zhulali
2 Dr. Flori Dr. Flori
3 Kamela Islamaj Alban Male
4 Frederik Ndoci Lejla Agolli
5 marsida Saraçi Enis Mullaj
6 Bojken Lako Bojken Lako
7 Sindi Berisha Kristi Popa
8 Mariza Ikonomi Sokol marsi
9 Kujtim Prodani Kujtim Prodani
10 Iris Hoxha Pa ty asnjë sekond Edmon Rrapi
11 Saimir Braho Ilir Dangellia
12 Goldi Halili Fatrin Krajka
13 Xhensila Myrtezaj Genti Lako
14 Elhaida Dani Endri Sina



  1. ^ Festivali i RTSH, 26 fitues në një natë gala Arkivuar 8 janar 2012 tek Wayback Machine, Gazeta Panorama, 7 dhjetor 2011