Kërceni tek përmbajtja

Ema Qazimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ema Qazimi është këngëtare shqiptare nga Shqipëria. Është e bija e Pirros dhe Refijes, e lindur në Tiranë, më 18 nëntor 1954. E martuar me Prof.dr. Ramazan H. Bogdani, ka një vajzë, Ershela Bogdani.

Si një personalitet i padiskutueshëm i artit skenik në fushën e interpretimit të këngës shqiptare, për afro katër dekada ajo ka qënë njëra prej ambasadoreve më të shkëlqyera të vlerave dhe traditave më të mira të Artit dhe Kulturës tone kombëtare, brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 1972 kryen Shkollën e Mesme Artisitke "Jordan Misja" në Tiranë, në degën Teori muzike.

Ne vitet 1973-1977 përfundon studimet e larta dhe diplomohet në degën e Aktrimit, pranë Fakultetit të Artit Skenik, në Akademinë e Arteve Tiranë (sot Universiteti i Arteve). Pas kryerjes së Akademisë, punon fillimisht redaktore në Radio Tirana dhe më pas aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë.

Ema, pasi arrin të konsolidohet si artiste, nis karrierën e këngëtares profesioniste në Teatrin e Estradës së Tiranës, në vijm Qëndra Kulturore e Tiranës. Punon në këtë institucion deri më 18.11.2014, deri sa doli në pension, duke shënuar plot 37 vite punë si artiste profesioniste.

Në rrugëtimin e saj të gjatë artistik numërohen të realizuara mbi 100 këngë të muzikës së lehtë shqiptare. Shumica prej tyre janë kthyer në hite ndër vite e vite me radhë, duke u skalitur si njëra ndër nismëtaret e artit të kësaj gjinie në Shqipëri. Këngët e Emës dhe i ghithë repertori i saj artistik janë një pasuri e madhe e artit shqiptar muzikor dhe kjo krijimtari është e tëra e rregjistruar dhe e filmuar që sot ruhet në arkivin e Radio Televizionit Shqiptar.

Është pjesëmarrëse në rreth 4.000 shfaqje artistike, përmes Festivaleve dhe Koncerteve Recitale artistike, Dekadave të Majit, Anketave muzikore etj, duke shkelur pothujase me artin e saj të gjitha cepat e Shqipërisë.

Ema Qazimi filloi të merret me këndim në moshë shumë të re. Rreth viteve '60 të shekullit të kaluar, në moshën 14 vjeçare Ema, filloi të këndojë edhe në skenën e madhe shqiptare. Ajo u bë pjesë e aktiviteteve të muzikës në nivel të Shqipërisë, si në Festivalin e Këngës së Lehtë në Radio, më vonë në Radiotelevizion. [1] Ema Qazimi është pjsëmarrëse në 25 Festivale të Radio Televizionit Shqiptar, duke nisur me Festrivalin e vitit 1968, kur ajo ishte në moshë fare të re, 14 vjeç.

Me këngët "Letër Nënës" (Avni Mula)dhe "Ylli partizan"(Agim Krajka), për herë të parë merr pjesë në (Festivali i 7 Këngës në RTSH viti 1968 dhe Ema sapo kishte mbushur 14 vjec) (Festivalin e Këngës në RTSH) ku merr çmim të dytë me kengen "Ylli partizan".. Me te parën dublohet nga Hysen Kocia dhe me të dytën dublon Vace Zelën.

Më pas vazhdon të marrë pjesë pothuajse rregullisht në këtë festival.Ne festivalin e 8-te kendon kengen "Brezi im" kompozim i Ferdinad Dedes dubluar nga Vace Zela dhe kengen "Vite te zjarrta" te Pjeter Gacit me te cilen mer cmimin e dyte e dublohet nga I madhi Tonin Tershana.

Ne festivalin e 9 kendon kenge "Shtepia ku lindi Partia" krijim i Nikolla Zorraqit e dublohet nga Gaqo Cako me te cilen mer cmmmin e pare (eshte i vetmi festival ku jane dhene dy cmime te para , kjo kenge dhe kenga "Mesnate" e Shpetim Kushtes) dhe kengen "Portret heroine" krijim i Agim Krajkes dubluar nga Alida Hisku qe mer pjese per here te pare ne festival.

Ne festivalin e 10 kendon kengen e Kujtim Laros "Biri i gjithe nenave" dubluar nga Ramiz Kovaci dhe kengen e Agim Krajkes "Se kam te lehte" dubluar nga Liljana Kondakci (Ketu mbyllet edhe bashkepunimi i Ema Qazimit me Agim Krajken.Eshte diskutuar vite me vone ne recitalin e saj mungonte nje krijim i Krajkes). Ne kete festival Ema nuk vleresohet me cmime.

Në dhjetor të vitit 1972, në Festivalin e 11, merr pjesë me këngën "Kush me njeh mua", të kompozuar nga Agim Prodani e tekst te Dritero Agollit . Me këtë festivalt fiton çmimin e tretë .

Një vit më vonë, më 1973, në Festivalin e 12-të, Ema Qazimi këndoi dy këngë: "Gjurmë të arta" me muzikë të kompozuar nga Kujtim Laro, e tekst të Lirim Dedës. Me këtë këngë fitoi çmimin e parë dhe u dublua nga Vaçe Zela. Por edhe kënga tjeter "Sup me sup si malet" e kompozuar nga Agim Prodani u dublua nga Qemal Kërtusha ku vleresohet me cmimin e trete.

Më 1974, në festivalin e radhës, të 13-in, po ashtu Ema paraqitet me dy këngë. Me këngën "Derdhëm gjak e hodhëm rrënjë" të kompozuar nga Kujtim Laro e të shkruar nga Xhevahir Spahiu ku zuri vendin e trete në festival, u dublua nga Thëllënxa Hakcani. Ndërsa kënga tjetër, "Kënga zjarr" e kompozuar nga Tish Daija dhe e shkruar nga Aleksandër Banushi u dublua nga Avni Mula dhe mori çmimin e dytë.

Paraqitja nëpërmjet dy këngëve e Emës në Festivalin e Këngës së RTSH-së, tashmë ishte norm e pa shkruar. Kështu dhe në vitin 1975,

në Festivalin e 14-të, ajo paraqitet me këngën "Buka e duarve tona", një këngë e shkruar teksti nga Xhevahir Spahiu dhe kompozuar nga Kujtim Laro dhe me të mori çmimin e parë. Kjo këngë u dublua nga Alida Hisku. Ndërsa kënga e dytë me të cilën u paraqit, titullohet "Dashuria më e madhe" e shkruar teksti nga Fatmir Gjata me muzikë të Agim Prodanit, nuk e pati fatin e të parës, por edhe kjo fitoi çmimin e tretë dhe u dublua nga Lindita Sota.

Më 1976, në Festivalin 15 e Këngës së RTSH-së, Ema këndoi po ashtu dy këngë, këngën "Buka dhe çeliku" me muzikë të Agim Prodanit e të shkruar nga Pandeli Koçi e cila u dubluar nga Zeliha Sina. Kjo këngë doli fituese e çmimit të dytë. Kënga tjetër që mori çmimin e tretë, ishte "Këngë për Tiranën" me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe tekst të Dritëro Agollit. Po ashtu edhe kjo këngë u dublua nga Gaqo Çako. Festivali i Këngës së RTSH-së, në Republikën e Shqipërisë për kohë të gjatë ishte ngjarja më e lartë shtetërore e kulturës sa i përketë muzikës, mirëpo, Ema për shkak të një turneu në Greqi në vitin 1977, në Festivalin e 16-të nuk pati mundësi të marrë pjesë.

Por në vitin pasues, më 1978, në Festivalin e 17-të, ajo prapë u kthye. Kësaj radhe me këngën "Shqipëri o vendi im", një këngë e shkruar nga Hysni Milloshi dhe kompozuar nga Avni Mula. Me këtë këngë mori çmimin e dytë dhe si zakonisht për këngët e saja, edhe kjo u dublua nga vetë autori, Avni Mula. Kënga e dytë "Këputa një gjethe dafine", me të cilën u paraqit në duet me Liljana Kondakçiun, u dublua nga Gaqo Çako i cili në këtë festival fitoi çmimin e parë.

Kënga "Trëndelinë dhe këngë" e shkruar nga Hysni Milloshi dhe e kompozuar nga Avni Mula, ishte kënga me të cilën Ema Qazimi në vitin 1978 u paraqit në Festivalin e 18-të Këngës në RTSH. Ishte kjo hera e parë pas festivalit te 10 që Ema u paraqit vetëm me një këngë në këtë festival, që nga fillimi i pjesmarrjes së saj në të.

Për Festivalin e 19-të Këngës në RTSH, Nikolla Zorraqi për Emën kishte përgatitur këngën e titulluar "Nën yje e prisnim vitin e ri". Dublimin e kësaj e ka bërë Gaqo Çako, ndërsa kënga tjetër me të cilën u paraqit titullohej "Për ty çelin mijëra mëngjese" dhe ishte përgatitur nga Avni Mula i cili edhe e dubloi.

Në vitin 1980, në Festivalin e 20-të Këngës në RTSH, në skenë doli me këngën "Flaka e betimit". Tekstin e kësaj e kishte përgatitur Zhuliana Jorganxhiu ndërsa muzikën Kujtim Laro, dublimi i saj është bërë nga Alida Hisku. Ndërsa kënga e dytë "Krenari e brezave" fitoi çmimin e parë. Kjo ishte shkruar nga Gjokë Beci, kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe dubimi i saj është bërë nga Liliana Kondakçiu.

Nje sukses i padiskiutueshem per Ema Qazimin ishte dhe Festivali i 21-të ku këndon këngët "Kur çelin bozhuret" nje hit i vërtetë, një baladë rrënqethëse e shkruar nga Limos Dizdari dhe tekst të Gaqo Apostolit, si dhe këngën tjetër "Dashuria jone" muzika Flamur Shehu dhe tekst Zh.Jorganxhi, e para dubluar nga Myfarete Laze dhe e dyta nga Lindita Theodhori. Dolën të dyja në finale po kënga e dyte u vlersua me cmim te dytë.

Në Festivalin 22-të në RTSH këndon këngën e Hajg Zaharjanit "Zemërzjarrta moj" dubluar nga Luan Zhegu.

Në Festivalin e 23-të këndon këngën "Fjala e ngrohtë " një krijim i Feim Ibrahimit dhe tekst i Gjoke Becit, dubluar nga Aferdita Zonja. Në Festivalin 24, Ema këndon këngën e Agim Prodanit "Lidhur në një besë".

Në Festivalin e 28-të paraqitet me këngë të Thoma Simakut "E zgjodhe vetë të vërtetën".

Merr pjesë në festivalin e 32-të të këngës me këngën e "Diana Ziut" "Ti o shpirt që mban një botë" dhe

në Festivalin e 33-të me këngën e Adrian Hilës "Jeta ime". Në Festivalin e 34 është në jurinë e Festivalit dhe në të 35 është e ftuar speciale.

në Festivalin e 37 me këngën e kompozuar nga vetë Ema "Mama" që ja kushotn nënës së saj. Eshte vlersuar me çmimin e karrieres në Festivalin e 33 të këngës.

Ka marrë gjithsej 5 çmime të para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1."Shtepia ku lindi partia" Fest 9,

2. "Gjurmë të arta" Fest 12,

3."Buka e duarve tona" Fest 14,

4. "Këputa një gjethe dafine" fest 17

5. "Krenari e brezave" fest 20.

Kengetaret qe kane mare me shume cmime te para ne festivale jane:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1 Vace Zela 10 cmime te para

2. Ema Qazimi 5 cmime te para (1 ne duet)

3.Liljana Kondakci 5 cmime te para (2 ne duete)

4.Tonin Tershana 4 cmime te para

5. Gaqo Cako 3 Cmime te para

6. Elsa Lila 3 cmime te para

6.Aurela Gace 3 Cmime te para

7. Manjola Nallbani 3 Cmime te para

Me dy cmime renditen

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rita Vaku Ramiz Kovaci , Alida Hisku. Parashqevi Simaku, Nertila Koka, Ardit Gjebrea, Mira Konci, Frederik Ndoci,

Me nje cmim kemi:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nikoleta Shoshi, David Tukici ,Rozeta Doraci Sherif Merdani . Petrit Dobjani, Avni Mula ·Shpresa Spaho Zeliha Sina Aferdita Zonja · ·Mefarete Laze· Marina Grabovari · Luan Zhegu Gëzim Çela ·Bashkim Alibali Irma Libohova · Eranda Libohova Julia Ndoci · Anita Bitri ·Aleksandër Gjoka · Viktor Tahiraj · Arbërie Hadërgjonaj · Rovena Dilo · Anjeza Shahini · Ledina Çelo · Luiz Ejlli · Olta Boka · Kejsi Tola · Juliana Pasha · Rona Nishliu · Adrian Lulgjuraj · Bledar Sejko · Hersi Matmuja · Elhaida Dani · Eneda Tarifa · Linda Halimi · Eugent Bushpepa · Jonida Maliqi · Arilena Ara · Anxhela Peristeri · Ronela Hajati .

Ema Qazimi Ka marrë çmime të dyta e të treta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

pafund, thuajse në çdo festival duke filluar nga i 6 8 9 11 12 13 14 15 17 21. Në të gjitha keto festivale këngët e Emës thuajse janë vlersur te dyja apo te trija me çmime të dyta e të treta. Në të gjitha anketat muzikore që ka marrë pjesë ka qenë fituese. Të përmendim disa këngë: "Mujo Ulqinaku", "Djaloshi me këmishë të kuqe", "Dheu im flori","Majave te historise" "Bija ime", "Ditëlindja dhe deti".etj

Ema ka marre pjesë gjithashtu në festivalet e pranveres, ku në të parin qe ndër më të pëlqyerat e puplikut

me këngën "Gol bukur gol" e Agim Prodanit, me të cilën zuri vendin e dytë.

Kënga "Cobani" e Luan Zhegut zuri vendin e tretë.

"Pranvera vjen egjen pranvere" e Edi Xhanit Festivali i dyte i pranveres

"Ne vajzat" Krijim i GFjergj Lekes Festivali i 4 i pranveres

"Marinari" Krijim i Aleksander Vezulit Festivali i 5 i prnaveres

Ema ka bërë duet vetëm me dy këngëtarë, Liljana Kondakçiun me te cilën numëron 6 duete: "Këputa një gjethe dafine", "Mbete këngë e brezave ", (A.Peci) "Këngë për Emin Durakun" (kënduar në Kosovë), "Ti më je si një gonxhe", "Natë në bregdet " (K. Kote), si dhe me Luan Zhegun ka një duet "Fejesa jonë".

Veç Shqipërisë, Ema Qazimi është bërë shumë e dashur dhe e përzemërt në komunitetin e shqiptarëve në Kosovë, te shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, te arbëreshët e Italisë dhe arvanitët e Greqisë, tek shqiptarët e Turqisë dhe të Amerikës. Ajo ka dhënë koncerte dinjitoze në disa vënde në botën e jashtme, si : Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Zvicër, Kroaci, SHBA, etj.

Artistja Ema Qazimi, ka realizuar me devotshmëri katër Koncerte Recitale :

  • "Udha e këngës sime" - Tiranë, 1986. Ky spektakël shënon të parin realizim institucional në gjininë e Artit të Muzikës se Lehtë Shqiptare. Ai u dha në pothuajse të gjithë qytetet e mëdha të Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, Shkodër etj.
  • "Rrënjët e Lisit Tim" - Regjione Pulia, Arbëreshët e Italisë, 1990
  • "Ema la piu famosa cantante Televizione Albanese" - spektakël koncertal, qyteti Kastelamare Di Stabia - Napoli, Itali, 1992
  • "MAMA" - spektakël televiziv (edhe autore e libretit) - RTSH, Tiranë, 2001

Këto spektakle janë shfaqur sa e sa herë për shqiptarët në të gjithë hapsirën mbarëshqiptare kudo nëpër botë dhe kurdoherë janë mirëpritur me entuziazëm të madh si rrallë kush tjetër.

Të gdhendura do të mbesin disa nga këngët e Emës,kenduar ne Koncertet e Majit si :

1."Këngë për Çerçis Toppullin",

2. "Baballarët","

3. "Kur me percolle ate dite

4. "Mbete kenge e brezave"

5 Une jam nene e nuk jam flutur

"Vite të Zjarrta", "Këngë për Mujo Ulqinakun", "Portret heroine", "Trëndelinë dhe këngë", "Rinia jeton", "Këputa një gjethe dafine", "Çobani", "Marinari", "Shqipëri o vendi im", "Kur çelin bozhuret", etj. Posaçërisht shquan kënga e kompozuar nga vetë Ema, me një titull kuptimplotë "Mama", një himn i dashurisë për të gjithë ata fëmijë që u ka munguar dhe u mungon kjo figurë e dashur për çdo njeri. Ema është vlersuar me disa çmime :mbeten jo vetem nga me te bukurat e repertorit te saj por ne te gjithe repertotin e muzikes sone te lehte

  • "Çmimi i madh i Deakdës së Majit" - Tiranë, 1969.
  • "Artiste e Merituar" - Tiranë, 1984.
  • Kupa e Festivalit të "Kënga Mesdhetare" - Trani, Itali, 1992.
  • Çmimi i madh "Mikrofoni i Artë" në Festivalin "Kosovarja këndon" - Ferizaj, Kosovë, 1999.
  • Mjeshtër i Madh" - Tiranë, 2010.

Aktivitet artistik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesëmarrëse si këngëtare :

  • Festivalet e Këngës në Radio Televizion
  • Festivalet e Këngës së Pranverës
  • Koncertet e Majit
  • Festivalit e Ushtarit
  • Festivali Folklorik i Ghjirokastrës
  • Festivali i Interpretuesve
  • Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (brenda dhe jashtë vendit)
  • Koncerte me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar (brenda dhe jashtë vendit)
  • Trupa të ndryshme artistike të estradave dhe të asambleve të rretheve
  • Koncerte, emisione, spektakle televizive
  • Kenga magjike

Pjesëmarrëse si aktore :

  • "Diell me kastër", rol kryesor, Teatri Popullor
  • "Vërshime Pranverore" rol kryesor, Teatri Popullor
  • "Përmbytja e madhe" rol episodik, Teatri Popullor
  • "Kapedani", rol episodik, Film i Kinostudios "Shqipëria e Re"
  • Turne me trupën e Teatrit Popullor në Kosovë

Aktivitete të ndryshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Anëtare e Jurive të ndryshme në Festivalin e Këngës ne RTSH dhe të fëmijëve
  • Pjesëmarrëse në diskutime e kritika në Festivalet e Estradave
  • Pjesëmarrëse në diskutime e vlerësime Post-Festival të Këngës në RTSH
  • E ftuar në promovime dhe aktivitete letraro-artistike në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktivitete private

Profili i kësaj artisteje do të portretizohej

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngëtare, aktore, interpretuese, virtuoze e artit skenik, e cila ka pushtuar zemrat e shqiptarëve për rreth katër dekada me radhë. Ajo, si person publik për spektatorin shqiptar dhe atë jashtë kufijve, është bërë yll i skenës dhe ekranit me individualitetin e saj të spikatur dhe të papërsëritshëm artistik. Është pikërisht ky kontribut i jashtëzakonshëm plot virtuozitet, me vlera të ralla të një artisteje me famë por e thjeshtë dhe pa bujë, sot në një moshë mbi të gjashtëdhjetat, që na shtyn të dëshmojmë se EMA QAZIMI BOGDANI përbën një artiste të madhe shqiptare.

Disa nga këngët e Emës :

  • Leter nenes
  • Ylli Partizan
  • I vogel qesh ateher
  • Brezi im
  • Vite te zjarrte
  • Shtepia ku lindi Partia
  • Portret Heroine
  • Se kam te lehte
  • Rinia ime
  • Kudo jeton rinia
  • Këngë për Çerçiz Topullin
  • Gjurmë të arta
  • Për ty çelin mijëra mëngjese
  • Dedhem gjak e hodhem rrenje
  • Kenge e zjarr
  • Majave te historise
  • Nën yje prisnim Vitin e Ri
  • Buka dhe çeliku
  • Sup me sup si malet
  • Baballarët
  • Kush më njeh mua
  • Nuk ishte kohë për dashurinë
  • Buka e duarve tona
  • Dashuria jonë
  • Ditëlindja dhe deti
  • Çobani
  • Bliri
  • Gol bukur gol
  • Forca Shqipëria
  • Këputa një gjethe dafine
  • Shqipëri o vendi im
  • Krenari e brezave
  • Kur çelin bozhuret
  • Lidhur me nje besë
  • Marinari
  • Ne vajzat
  • Këngë për Tiranën
  • O Tirane Yje dhe Zjarr
  • Ku te gjeta ty valle
  • Pranvera vjen e gjen pranverë
  • Unë jam nënë e nuk jam flutur
  • Ti o shpirt që mban një botë
  • Trëndelinë e këngë
  • Të dua o jetë
  • Zemërzjarrta moj
  • Kolazh serenatash
  • Mama
  • Ikin stinët
  • Flaka e betimit
  • Nate ne bregdet
  • Kenge per Emin Durakun
  • Ti me je si nje gonxhe
  • Fejesa Jone
  • Fjala e ngrohte


Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wiki Libri: Kënga në shkronja, Ema Qazimi