Jump to content

Festivali i 6-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 6-të i Këngës në RTSH
Edicioni 6-të
Qyteti Tirana
Vendi Shqipëri
Viti 1967
Datat 25, 26, 27 Dhjetor
Prezantues Drita Haxhiraj dhe Albert Minga
Artisti Fitues Vaçe Zela dhe Gaqo Cako
Kënga Fituese "Këngë për shkurte Vatën" Muzika Ferdinand Deda Teksti Ruzhdi Pulaha
              1966 1968              

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Festivali i 6-të u zhvillua në datat 25-27.12.1967. U prezantua nga Drita Haxhiraj (është po Drita Bardhi e martuar me aktorin Fatos Haxhiraj) dhe Albert Minga. Fiton kënga "Këngë për Shkurte Vatën" kënduar nga Vaçe Zela dhe Gaqo Çako. Ky është festivali i dytë që fiton Vaçe Zela.

Morën pjesë 20 këngë: 10 natën e parë, 10 natën e dytë. Në finale dolën 10 këngë. Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Ferdinand Deda, nga Kompleksi Instrumental drejtuar nga Agim Krajka dhe nga Orkestra me Vegla Popullore e Kukësit drejtuar nga Zef Gruda. Filloi të ndihet pak ritëm, ndonje kitarë e ndonje bateri derisa u lejua kompleksi instrumental i drejtuar nga Agim Krajka të shoqëronte ndonjë këngë.

Tematika e këngëve është pothuaj e njëjtë me ato të festivalit të 5-të. Shtohen edhe këngët për heronjtë e rinj si p.sh. kënga fituese "Këngë për Shkurte Vatën", apo këngë "kundër zakoneve prapanike" si p.sh. kënga "Sot këndoj" që mori çmim të dytë. E vetmja këngë me tematikë dashurie, pa përmendur Parti, aksione etj. ishte "Shkruaji ushtarit", por edhe ajo nuk doli në finale. Disa kenge u shoqeruan nga kompleksi i arsimtareve te Tiranes qe u cilesua nga kryetari i jurise se festivalit, Llazar Siliqi, "kompleksi delikat i arsimtareve".

Rastesisht kam pare ne televizor transmetimin direkt te ketij festivali, por duhet te kete qene vetem eksperimental per zonen e Tiranes, per ato pak televizore qe ishin atehere. Se cili festival ka qene i pari i transmetuar ne televizion, kete duhet ta thote ndonje specialist i RTSH.

Në këtë festival filluan karrierën e tyre Liliana Kondakçi, Kleopatra Skarço dhe Justina Aliaj (së cilës do t'i ndërpritet karriera mbas Festivalit te 11-të).

Nata e parë - 25.12.1967

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Flamujt ngrihen Pjetër Gaci Luigj Gurakuqi Ramiz Kovaçi Burhan Spahiu
2 Jehonë e këngëve rinore Vangjel Petushi Aleksandër Banushi Agim Hoxha Justina Aliaj
3 Ngjitemi në bjeshkë Asqeri Kadena Roza Dhami Myrteza Baboçi
4 Tekstilistes Vasil Mema Haxhi Rama Liliana Kondakçi Teodora Mërtiri
5 Tingëlloni zumare Gaqo Avrazi Ruzhdi Pulaha Petraq Noti Hysen Koçia
6 Në gjurmët partizane Koço Uçi Kompleksi i Ansamblit

te Ushtrisë Popullore

Esat Kola
7 Gjeologes Aleko Kareco Berta Qilimi Teodora Mërtiri
8 Fllad aksionesh Ruzhdi Keraj Ruzhdi Keraj Nevruz Yzeiri Muharrem Dino
9 Festë në malësi Nexhmedin Doko Mihallaq Daliu Kleopatra Skarço Anesti Nase
10 Më e reja komuniste shqiptare Nikolla Zoraqi Dionis Bubani Engjëllushe Daja Ramiz Kovaçi


Nata e dytë - 26.12.1967

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Fshati në dritë do të shkëlqejë Agim Prodani Kompleksi i A.U.P.[2] Liliana Kondakçi
2 Revolucioni marshon Tasim Hoshafi Hysni Milloshi Engjëllushe Daja Vaçe Zela
3 Rini duarartë Kristo Kote Agim Hoxha Roza Dhami
4 Këngë për bariun Boskurt Kukeli Sulejman Mato Drita Yzeiri Lemane Ymeri
5 Sot këndoj Tish Daija Llazar Siliqi Justina Aliaj Vaçe Zela
6 Këngë nëpër luginë Enver Mara Anesti Nase Berta Qilimi
7 Gazi i jetës Llazar Morçka Luan Qafëzezi Drita Yzeiri Liliana Kondakçi
8 Shkruaji ushtarit Tasim Hoshafi Betim Muço Esat Kola Engjëllushe Daja
9 Minatorit Tonin Harapi Llazar Siliqi Hysen Koçia Nevruz Yzeiri
10 Këngë për Shkurte Vatën Ferdinand Deda Ruzhdi Pulaha Vaçe Zela Gaqo Çako

.

Nata finale - 27.12. 1967.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në natën finale dolën 10 këngë sipas kësaj renditje:

  1. Flamujt ngrihen
  2. Tingëlloni zumare
  3. Sot këndoj
  4. Jehonë e këngëve rinore
  5. Më e reja komuniste shqiptare
  6. Revolucioni marshon
  7. Gazi i jetës
  8. Festë në malësi
  9. Minatorit
  10. Këngë për Shkurte Vatën

.

  • Këngë për Shkurte Vatën - muzika Ferdinand Deda, teksti Ruzhdi Pulaha.
  • Sot këndoj - muzika Tish Daija, teksti Llazar Siliqi.
  • Më e reja komuniste shqiptare - muzika Nikolla Zoraqi, teksti Dionis Bubani.
  • Festë në malësi - muzika Nexhmedin Doko, teksti Mihallaq Daliu.
  • Revolucioni marshon - muzika Tahsim Hoshafi, teksti Hysni Milloshi.
  • Flamujt ngrihen - muzika Pjetër Gaci, teksti Luigj Gurakuqi.
  • Minatorit - muzika Tonin Harapi, teksti Llazar Siliqi.

.

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale
  2. ^ Ansambli i Ushtrisë Popullore