Drita Haxhiraj
Drita Haxhiraj u lind në Tiranë më 3 prill të vitit 1947, është aktore shqiptare e cila ka luajtur edhe në skenën ndërkombëtare.
Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës, në 1967. Menjëherë pas diplomimit u emërua aktore në Teatrin Popullor. Për 25 vjet rresht interpretoi mbi 70 role në karrierën e saj në Teatrin Kombëtar, si edhe në kinematografi. Ka interpretuar me sukses në teatër tek “Shokët”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një dimër i shkurtër”, “Fytyra e dytë”, "20 ditë”, “Prefekti”, “Vdekja e një komisioneri”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Kush e solli Doruntinën”, "Andromaka", "Orët e Kremlinit", "Viti 1961", "Orfeu zbret në ferr", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Familja e peshkatarit", "Lumi i vdekur", "Shënomeni dhe mua", "Epoka para gjygjit", "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", "Miq të paftuar", etj.
Ndërsa në kinematografi në filmat
- Debatik
- Oshëtimë në bregdet
- Vitet e pritjes
- Ngadhënjim mbi vdekjen
- Njësiti guerril
- Fejesa e Blertës
- Zemra që nuk plaken
- Nxënësit e klasës sime
- Mondi dhe Diana
Gjithashtu ka interpretuar në Itali dhe Zvicër, në serialet
si dhe në filmat
Ka qenë 5 herë prezantuese e Festivalit të Këngës në RTV. Për punën e saj si artiste është nderuar me çmime të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.
Është bashkëshorte e aktorit dhe regjisorit Fatos Haxhiraj. Jeton me familjen në Itali, pas ikjes nga Shqipëria në vitet ’90.
| Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |