Jump to content

Festivali i 25-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 25-të i Këngës në RTSH
Edicioni 25-të
Qyteti Tirana
Viti 1986
Datat 25, 26, 27 Dhjetor
Prezantues Ema Ndoja
Artisti Fitues
Kënga Fituese Dy gëzime në një ditë
              1985 1987              

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Festivali i 25-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë gjatë tri netëve: 25-27.12.1986 Prezantoi: Ema Ndoja. Në këtë festival u paraqitën 30 këngë: 15 natën e parë dhe 15 natën e dytë; 16 dolën në finale. Shtohen këngët me tematikë për rininë, ndjenjat dhe jetën e të rinjve, pakësohen këngët "revolucionare". Kënga fituese ishte “Dy gëzime në një ditë”, kënduar nga Nertila Koka (fitorja e dytë e saj) e kompozitorit David Tukiqi (i cili ishte fitues i festivalit të 8-të si këngëtar) dhe tekst të Gjokë Becit. Marrin pjesë për herë të parë këngëtaret Ermira Babaliu dhe Eranda Libohova (e motra e Irma Libohovës), kompozitorët Ilir Dangëllia dhe Osman Mula.

.

Nata e parë - 25.12.1986

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Dëshirat marrin krahë Arqile Pilkati Vojsava Nelo Telemak Papapano
2 Shokëve të mi Pjetër Gaci Skënder Rusi Mimoza Selimi
3 Në festën e qytetit tim Arben Shano Etleva Karkanaqe Eduard Jubani
4 Shalli i kaltër i rinisë Vladimir Kotani Arben Duka Bashkim Alibali
5 Kënga e ujit vjen te dera Tish Daija Sami Gramshi Mimoza Nazarko
6 Ti end pranverë Vasil Çuni Luan Malaj Mimoza Dhamo
7 Marinari, deti dhe unë Tasim Hoshafi Skënder Rusi Enver Shaqja
8 Në dashuritë e kësaj toke Hajg Zaharian Skënder Rusi Afërdita Zonja
9 E diela jonë Enver Shëngjergji Vullnet Mato Kozma Dushi
10 Ç'nur më ke Agron Xhunga Zaho Puci Luan Manahasa
11 Dy gëzime në një ditë David Tukiqi Gjokë Beci Nertila Koka
12 Shokë jete Gjergj Leka Agim Doçi Luan Zhegu
13 Mbrëmja që mban dashurinë time Ilir Dangëllia Irma Kurti Ermira Babaliu
14 Kënga buron Limos Dizdari Betim Muço Mefarete laze
15 Emrat flamur Ferdinand Deda Gjokë Beci Irma Libohova

.

Nata e dytë - 26.12.1986

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Vitet ikin ne rinojmë Naim Gjoshi Basri Bushkashi Mimoza Nazarko
2 Nga dora jonë jeta çel Klement Marku Koçi Petriti Kristaq Lena
3 Një sirenë më përshëndet Kolec Gajtani Alfred Çapaliku Mimoza Selimi
4 Emri i një rruge Aleksandër Lalo Rudolf Marku Luan Zhegu

Genc Iljazi

5 Zëri i vendit tim Maksim Shehu Natasha Lako Mefarete Laze
6 Shtegtarët e lartësive A. Avrazi P. Shehu Ermira Babaliu
7 Ninullë e bardhë Diana Ziu Agim Shehu Liliana Kondakçi
8 Një mëngjes Spartak Tili Agim Doçi Parashqevi Simaku
9 Një ditë që mbeti në kujtesë Rudak Ismaili Pali Xharo Miga Hysi
10 Pema e rinisë Alfons Balliçi Koçi Petriti Lindita Theodhori
11 Jemi përkrah Demokrat Shahini Agim Doçi Afërdita Zonja
12 Kur flasin zemrat Flamur Shehu Zhuliana Jorganxhi Bashkim Alibali
13 Mësuesja e fshatit Osman Mula Jorgo Papingji Tonin Tërshana
14 Ku vajti vallë ai djalë Agim Krajka Betim Muço Irma e

Eranda Libohova

15 Mëngjeset e atdheut Avni Mula Hysni Milloshi Kozma Dushi

.

Nata finale - 27.12.1986

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në natën finale dolën 16 këngë sipas kësaj radhe:

1. Vitet ikin ne rinojmë

2. Zëri i vendit tim

3. E diela jonë

4. Pema e rinisë

5. Emri i një rruge

6. Shalli i kaltër i rinisë

7. Mbrëmja që mban dashurinë time

8. Ninullë e bardhë

9. Mëngjeset e atdheut

10. Kur flasin zemrat

11. Një mëngjes

12. Ku vajti vallë ai djalë

13. Mësuesja e fshatit

14. Dy gëzime në një ditë

15. Jemi përkrah

16. Emrat flamur

Çmimi inkurajues

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale