Gjok Beci
Gjokë Gjin Beci (Zajs, Shqipëri, 30 korrik 1939 - Tiranë, 14 shkurt 2014)[1], autor tekstesh këngësh dhe poezish shqiptar.
Nisi punë në vitin 1955 si mësues në Mirditë, dhe vitet 1960-67 ishte gazetar i Radio Gjirokastrës në Gjirokastër dhe u kthye në Mirditë si drejtor i Bibliotekës së Shtetit në Rrëshen për vitet 1967-74. Me kthimin në Rrëshen nisi shkrimin e teksteve të këngëve dhe në vitin 1970 botoi një përmbledhje poezish, "Kur zgjohen bjeshkët".
Mbas një periudhe "punë korrektonjëse" në ndërmarrjet e ndërtimit të Rrëshenit, në vitet 1979-1985 u bë drejtor i shtëpisë së kulturës në Rubik dhe nga viti 1985 e deri në vitin 1992 ishte drejtor i qendrës së kulturës në Rrëshen.[2]
Ka shkruar tekste këngësh të paraqitura në 18 festivale të RTSh-së, ku njihet për “Rrjedh në këngë e ligjërime” të vitit 1980, të kompozuar nga Fehmi Ibrahimi dhe të kënduar nga Vaçe Zela, si dhe për ansamblin folklorik të Mirditës, kënga e të cilit "Xhamadan i trimërisë" mori çmimin e parë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1978.[3]
Pas viteve '90 botoi dhe disa libra të tjerë me poezi, dhe u njoh për këngën "Kosova e shqiptarisë."
Në vitin 2009 u dekorua me titullin “Mjeshtër i madh i punës”nga presidenti Bamir Topi.
- ↑ "Shuhet në moshën 75-vjeçare poeti Gjok Beci". Gazeta Shqip. 14 shkurt 2014. Marrë më 8 prill 2025.
- ↑ "Gjok Beci, mirditori që krijoi kryeveprat e muzikës shqiptare". KultPlus. 17 shkurt 2017. Marrë më 8 prill 2025.
- ↑ "Nderohet poeti Gjok Beci". Gazeta Shqip. 15 shkurt 2014. Marrë më 8 prill 2025.