Ermira Babaliu
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ermira Babaliu është një këngëtare e mirënjohur shqiptare nga Pogradeci.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ermira Babaliu ka lindur ne Korce dhe është rritur në Pogradec. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Pogradec. Gjatë viteve të shkollës angazhohet në grupet artistike, por edhe pranë Shtëpisë së Kulturës, ku bie në sy për zërin e saj melodioz e të veçantë e që shumë shpejt u dallua nga këngetarët e tjerë. Aktivizohet pranë Estradës së qytetit, ku merr pjesë në variete të kësaj Estrade, si dhe në turne të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë rrethit. Merr pjesë në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë me këngën "Erdh' pranvera". Studimet e larta i kryen në Universitetin e Tiranës, në Degën Filozofi. Në festivalet e këngës në RTV, Ermira Babaliu vlerësohet me çmime te dyta e te treta , ne Festivali i 25-të dhe i 26-të, me këngët "Nje jete nga Jeta ime dhe "Mbrëmja që mban dashurinë time".Ne konkurimin e interpretuesve te kenges,vleresohet si kengetarja me e mire e vitit 1994 me kengen "Emri me i bukur" Me çmim vlerësohet edhe me këngën tjetër, "E njejta enderr". Më pas është shfaqur në publik sidomos nëpërmjet serenatave korçare, të bëra mjaft popullore dhe që ia shtuan adhurimin dhe famën.
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albumet
Këngë/Hite te njohura