Festivali i 22-të i Këngës në RTSH
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Festivali i 22-të i Këngës në RTSH | |
Edicioni | 22-të |
Qyteti | Tirana |
Vendi | Tirane |
Viti | 1983 |
Datat | 23, 24, 25 Dhjetor |
Prezantues | Matilda Makoçi dhe Ndriçim Xhepa |
Artisti Fitues | |
Kënga Fituese | “Vajze moj lule moj” |
1982 | 1984 |
Parathënie
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali i 22-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë në datat 23, 24 e 25 Dhjetor të vitit 1983.U prezantua nga dyshja Matilda Makoçi e Ndriçim Xhepa. Morën pjesë 23 këngë: 12 natën e parë, 11 natën e dytë dhe 14 dolën në finale. Dirigjentë të Orkestrës Sinfonike: Ferdinand Deda e Eno Koço. Dirigjent i Orkestrës së Vogël: Alqi Kareco. Kënga fituese “Vajzë moj, lule moj”, kompozuar nga Luan Zhegu me tekst të Adelina Balashit, kënduar nga Tonin Tërshana (fitorja e katert e tij) dhe Liliana Kondakçi (fitorja e peste e saj). Kënga e parë e paraqitur në festivale nga Luan Zhegu si kompozitor. Në vazhdën e këtyre viteve është kënga e parë me teme dashurie që fiton festivalin. Kështu do të vazhdojë në festivalet që vijojnë. Tematika e këngëve në këtë festival është e ndryshme. Ka këngë për dashurinë si p.sh: "Zgjodha njeriun", "Mimoza e dashurisë". Kjo e fundit, në interpretimin e Adriana Cekos do të ketë jetë të gjatë që, edhe sot, dëgjohet me ëndje. Ka akoma këngë për Partinë e Enverin si p.sh. për Enverin "Me ty bashkë gjithmonë të rinj" që merr çmimin e dytë, apo "Vatra e gjithë Shqiperisë" për Shtepinë e Partisë. Ndihet ritmi e muzika moderne në këngët e Flamur Shehut. Kënga e tij "Pragu i vegjëlisë" ka jehonë të madhe dhe me ardhjen e demokracisë, është inçizuar duke ia ndryshuar tekstin.
.
Nata e parë - 23.12.1983
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Kjo kalaja mal me këngë | Naim Gjoshi | Agim Hila | Milika Nerënxi | Vitore Rusha |
2 | Shoqes që ndez mijëra yje | Tonin Harapi | Agim Shehu | Yllka Senja | Elida Gurra |
3 | Zbukurohet qyteti im | Agron Xhunga | Dedë Luca | Spiro Katundi | Parashqevi Simaku |
4 | Në blerimin e brezareve | Rudak Ismaili | Agim Doçi | Mimoza Kajmeni
Vilson Shaho |
Mimoza Kajmeni
Telemak Papapano |
5 | Zgjodha njeriun | Aleksandër Lalo | Jorgo Papingji | Irma Libohova | Miga Hysi |
6 | Rritesh nëpër vite | Pjetër Gaci | Hysni Milloshi | Shpresa Rranxa | Gjergj Suljoti |
7 | Jam i yti o toka mëmë | Xhavit Ujkani | Zaho Puci | Eduard Jubani
Bashkim Alibali |
Telemak Papapano
Dhimitër Dushi |
8 | Mësuesit flokëbardhë | Maksim Shehu | Skënder Rusi | Hatixhe Lushi | Nazmie Kasmi |
9 | Në Koman mes shokësh | Simon Gjoni | Pjerin Logoreci | Rakipe Karaj | Valdete Hoxha |
10 | Ditët që na presin | Tish Daija | Bardhyl Londo | Luan Zhegu | Burbuqe Rada |
11 | Kënga e zemrës | Agim Prodani | Betim Muço | Arta Babaramo | Kozma Dushi |
12 | Me ty bashkë gjithmonë të rinj | Apostol Simoni | Eglantina Lame | Afërdita Laçi | Liliana Kondakçi |
.
Nata e dytë - 24.12.1983
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Vigjëlojmë | Thanas Çaçi | Luan Malaj | Kastriot Ago
Çlirim Denaj |
Vilson Shaho
Gramos Burba |
2 | Vatra e gjithë Shqipërisë | Rexhep Hasimi | Fatos Tomorri | Yllka Senja
Spiro Katundi |
Miga Hysi |
3 | Gëzuar vitin e ri | Enver Shëngjergji | Violeta Allmuça | Parashqevi Simaku | Mimoza Kajmeni |
4 | Vëllezërit | Vladimir Kotani | Llambro Ruci | Pëllumb Elmazi
Adriatik Agalliu |
Milika Nerënxi
Eduard Jubani |
5 | Vajzë moj, lule moj | Luan Zhegu | Adelina Balashi | Liliana Kondakçi | Tonin Tërshana |
6 | Zjarri i trimërisë | Spartak Tili | Foto Malo | Liliana Kanina | Mefarete Laze |
7 | Zëri i atdheut | David Tukiqi | Vullnet Mato | Tatjana Isai | Gaqo Çako |
8 | Mimoza e dashurisë | Gazmend Mullahi | Xhevahir Spahiu | Adriana Ceko | Jolanda Dhamo |
9 | Zemërzjarrta moj | Hajg Zaharian | Zhuliana Jorganxhi | Ema Qazimi | Luan Zhegu |
10 | Pragu i vegjelisë | Flamur Shehu | Zhuliana Jorganxhi | Mefarete Laze | Irma Libohova |
11 | Festa e lirisë | Ferdinand Deda | Kudret isai | Valdete Hoxha
Bashkim Alibali |
Dhimitër Dushi
Petrit Lulo |
.
Nata finale - 25.12.1983
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në natën finale dolën 14 këngë sipas kësaj radhe:
- Festa e lirisë
- Kënga e zemrës
- Zgjodha njeriun
- Mimoza e dashurisë
- Zemërzjarrta moj
- Vajzë moj, lule moj
- Zjarri i trimërisë
- Kjo kalaja mal me këngë
- Vatra e gjithë Shqipërisë
- Jam i yti o toka mëmë
- Ditët që na presin
- Pragu i vegjëlisë
- Me ty bashkë gjithmonë të rinj
- Rritesh nëpër vite
.
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çmimi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vajzë moj, lule moj - muzika Luan Zhegu, teksti Adelina Balashi
Çmimi i dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Me ty bashkë gjithmonë të rinj - muzika Apostol Simoni, teksti Eglantina Lame
- Festa e lirisë - muzika Ferdinand Deda, teksti Kudret Isai
Çmimi i tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rritesh nëpër vite - muzika Pjetër Gaci, teksti Hysni Milloshi
- Pragu i vegjelisë - muzika Flamur Shehu, teksti Zhuliana Jorganxhi
- Ditët që na presin - muzika Tish Daija, teksti Bardhyl Londo
.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale