Luan Zhegu
Luan Zhegu është një këngëtar shqiptar nga Shqipëria.
Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore. I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”. Një titull sa i merituar aq sa dhe pak i çuditshëm për sistemin e vlerësimit të artistëve të suksesshëm. Si të gjithë intelektualët shqiptarë dhe sot Luan Zhegu vuan zhgënjimet e një shoqërie që rri larg artistit të vërtetë. Ai sot është i papunë me gjithë vlerat e tij, me gjithë titujt dhe kontributet e mëdha që ka dhënë ndër vite për muzikën shqiptare. Ndonëse nuk ndjehet kurrë larg nga ai lëmsh i madh shpirtëror që i shpërthen në një muzikë të plotë, të veçantë dhe tejet moderne. Interesi i tij për politikën nuk e ka larguar kurrë nga pasioni i tij i madh: muzika. Për të cilën ndjehet tërësisht xheloz. Me angazhimin e tij në politikë, përkatësisht me të majtën disa vite më parë, kantautori e dinte që ndërmerrte një risk. Ai kishte bërë një emër të mirë në muzikë, por që nuk i kushtoi shumë, sepse asnjë fans i tij nuk u largua nga ky angazhim. Emri i tij mbeti i paprekur, bile mori vlera akoma më njerëzore. Edhe në pozicionet si kryetar minibashkie ai tregoi gjithnjë të njëjtin karakter: i qetë, i ndjeshëm, social, familjar dhe i ekuilibruar. Qëndronte pranë halleve të tjerëve me zemërgjerësi dhe thjeshtësi duke i ndihmuar sa mundej. Ndonëse kandidimi i tij për deputet nuk pati happy end, përsëri ai nuk e ndjen veten larg politikës, edhe pse fushata elektorale i solli largimin e gruas së tij nga puna. Indiferencën e politikës ndaj tij e justifikon me problemet e shumta dhe të papritura që sjellin situatat shqiptare njëra pas tjetrës. Ai vazhdon të krijojë dhe të merret me muzikën e tij duke u përgatitur për kompeticionet më serioze të muzikës nga të cilat nuk mungon kurrë. Jeta, sipas tij, është e mbushur gjithnjë me të papritura. Çdo eksperiencë duhet të ruhet si Asi Spathi nën mëngë.
Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Kompozitori dhe fëmijët
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Aleksandër Lalo
- Bashkë me fëmijët
teksti Agim Doci, kompozuar nga Osman Mula
- Ado të vish Alo, Alo...!
teksti Agim Doçi, kompozuar ngaOsman Mula Festivali i 26-të i Këngës në RTSH 1987
- Kur jemi bashk të dy
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Aleksandër Lalo
- Të dua ty......dueto Liljana Kondakçi,
teksti , kompozuar nga
- E doni dashurinë......dueto Ledina Çela,
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Osman Mula Festivali i 34-të i Këngës në RTSH 1995
- Zemrat det i gjerë
teksti , kompozuar nga
- Vij drejt teje
teksti , kompozuar nga
- E parandjej
teksti , kompozuar nga
- Bashkë me vitet
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Osman Mula Koncerti i pranverës 1987
- Djepi i trimërisë......dueto Tonin Tërshana,
teksti , kompozuar nga
- Kudo je ti!
teksti , kompozuar nga
- Shokët
teksti , kompozuar nga Shaqir Kodra, Festivali i 11-të i Këngës në RTSH 1974
- Kur vjen pranvera
teksti , kompozuar nga
- Ditët që na presin
teksti Bardhyl Londo, kompozuar nga Tish Daija Festivali i 22-të i Këngës në RTSH 1983
- Këngët e rinisë
teksti , kompozuar nga Festivali i ..-të në RTSH
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.