Festivali i 5-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Festivali i 5-të i Këngës në RTSH
Edicioni 5-të
Qyteti Tirana
Vendi Shqipëri
Viti 1966
Datat 28-29 Dhjetor
Prezantues Drita Bardhi dhe Bujar Kapexhiu
Artisti Fitues Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi
Kënga Fituese "Shqiponjë e lirë", Muzika Pjetër Gaci, Teksti Ismail Kadare
 Crystal Clear action 2leftarrow.png             1965 1967             Crystal Clear action 2rightarrow.png 

Parathënie[redakto | përpunoni burim]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet.[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbajtja[redakto | përpunoni burim]

Festivali i 5-të kishte rrezik të mos zhvillohej fare. Tashmë "revolucionarizimi" nën ndikimin kinez erdhi si një uragan dhe po fshinte çdo gjë të mëparshme. Sapo ishte zhvilluar Kongesi i 5 i PPSh, Kongresi i "revolucionarizimit" dhe po përgatitej fjalimi i Shkurtit 1967 për të "shkulur me rrënjë zakonet prapanike", për të ndaluar përfundimisht fenë. Megjithatë, festivali u zhvillua dhe është i vetmi i zhvilluar vetëm në dy netë: 28-29 dhjetor 1966. U prezantua përsëri nga dyshja Drita Bardhi - Bujar Kapexhiu. Gjithsej u kënduan 13 këngë dhe natën e dytë (finale) dolën 11 këngë.

Tashmë ishte krejt një kohë tjetër. Ritmi i ndezur i festivalit të 2-të, por edhe delikatesa e festivalit te 4-ët, ishin një epokë tjetër. Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Ferdinand Deda, Fiqiri Kraja dhe Roland Çene. Tanimë mungonin plotësisht kitarat e bateria. U dëgjua ndonjë notë hareje popullore në disa këngë të shoqëruara nga orkestra me vegla popullore e Kukësit drejtuar nga Zef Gruda.

Edhe këngëtarët pjesëmarrës më shumë janë nga radhët e muzikës klasike (opera) se sa nga muzika e lehtë. Mund të përmendim këngëtarin tenor Nevruz Yzeiri, karriera e të cilit do të ndërpritet pas Festivalit të 10-të. Përmbajtja e shumicës së këngëve është për Partinë, fshatin, "malet që t'i bëjmë si fushat", taracat etj. Akoma nuk ka këngë ku të dëgjohet emri i Enverit. Këto do të fillojne më vonë, ne festivalin e 15-të.

Është hera e parë ku lejohet një kompozitor të marrë pjesë me dy këngë (gjë që do të ndodhë edhe më vonë, por rrallë). Në këtë festival janë tre kompozitorë që marrin pjesë me dy këngë: Nikolla Zoraqi, Agim Prodani dhe Pjetër Gaci.

Fiton kënga "Shqiponjë e lirë" kënduar nga Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi. Ky është festivali i parë ku fiton kënga e kënduar nga Vaçe Zela.

Nata e parë - 28.12.1966[redakto | përpunoni burim]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Kënga jonë e re Nikolla Zoraqi Qemal Kërtusha Nevruz Yzeiri
2 Gëzo rini Kristo Kote Luan Qafëzezi Hysen Koçia Leonora Pejo
3 Vala e Drinit Tasim Hoshafi Llazar Siliqi Roza Dhami Xhavit Luti
4 Kur malet kuvendojnë Agim Prodani Ibrahim Tukiqi Qemal Kërtusha
5 Fshati im i dashur Ruzhdi Keraj Ruzhdi Keraj Nevruz Yzeiri Behar Islami
6 Shqiponje e lirë Pjetër Gaci Ismail Kadare Ramiz Kovaçi Vaçe Zela
7 Në këngët tona ligjëro Avni Mula Ramiz Kovaçi Gaqo Çako
8 Nënave shqiptare Nikolla Zoraqi Luan Qafëzezi Mentor Xhemali Vaçe Zela
9 Na presin bjeshkët Llazar Morcka Luigj Gurakuqi Fatmira Puka Çlirime Duhani
10 Rojet legjendare Agim Prodani Ibrahim Tukiqi Qemal Kërtusha
11 Gjithmonë fluturo Tonin Harapi Qemal Kërtusha Luiza Papa
12 Kur bie fyelli e çiftelia Pjetër Gaci Aleksandër Banushi Vaçe Zela Roza Dhami
13 Parti, pranverë e kësaj toke Ferdinand Deda Hysen Koçia Gaqo Çako

.

Nata e dytë (finale) - 29.12.1966.[redakto | përpunoni burim]

Në natën e dytë dhe finale dolën 11 këngë (pra vetëm 2 u eliminuan) që u kënduan sipas kësaj radhe:

  1. Në këngët tona ligjëro
  2. Kënga jonë e re
  3. Gëzo rini
  4. Vala e Drinit
  5. Kur malet kuvendojnë
  6. Shqiponjë e lirë
  7. Nënave shqiptare
  8. Rojet legjendare
  9. Gjithmonë fluturo
  10. Kur bie fyelli e çiftelia
  11. Parti, pranverë e kësaj toke

.

Çmimet[redakto | përpunoni burim]

Çmimi i parë[redakto | përpunoni burim]

  • Shqiponjë e lirë - muzika Pjetër Gaci, teksti Ismail Kadare.

Çmimi i dytë[redakto | përpunoni burim]

  • Kënga jone e re - muzika Nikolla Zoraqi, teksti (?).
  • Vala e Drinit - muzika Tasim Hoshafi, teksti Llazar Siliqi.

Çmimi i tretë[redakto | përpunoni burim]

  • Kur bie fyelli e çiftelia - muzika Pjetër Gaci, teksti Aleksandër Banushi.
  • Rojet legjendare - muzika Agim Prodani, teksti (?).

.....

Referime[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me materialet për Festivalet e këngës në RTSH në Wikipedia-n shqip, dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e Shënimeve për këto festivale