Jump to content

Festivali i 10-të i Këngës në RTSH

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Festivali i 10-të i Këngës në RTSH
Edicioni 10-të
Qyteti Tirana
Viti 1971
Datat 24, 25, 26 dhjetor
Prezantues Edi Luarasi dhe Viktor Zhusti
Artisti Fitues
Kënga Fituese Kënga e Nënës
              1970 1972              


Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet [1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Festivali i 10-të u zhvillua nga data 24 deri 26.12.1971. U prezantua nga aktorët Edi Luarasi dhe Viktor Zhusti. Kënga fituese ishte "Kënga e Nënës", Muzika Agim Prodani Teksti Agim Shehu, kenduar nga Tonin Tërshana (fitorja e dyte e tij) dhe Sherif Merdani.

Ndihet se po fryn një erë moderne e kjo jo vetëm në festival por edhe në Anketat Muzikore, Koncertet e Majit etj. Ne kete festival fillon karrieren e tij kengetari Bashkim Alibali. Kengetari Nevruz Yzeiri, mbas ketij festivali, nuk lejohet te kendoje me e te dale ne skene, deri ne festivalin e 30-te, me ardhjen e demokracise.

Merr pjesë për herë të parë kompozitori Kastriot Gjini, aq i dashur për rininë e asaj kohe, jeta e shkurtër e te cilit do t'ia ndërpresë karrieren mbas Festivalit të 16-të.

Vetëm Agim Krajka merr pjesë me dy këngë: "S'e kam të lehtë" dhe "Ne të dy" - kjo e dyta, ritmike, merr çmim të dytë. "Ne të dy" është kënga e parë mbas shumë festivalesh (qysh nga festivali i 3-të) kënduar në duet.

Dallohet për melodinë, ritmin e saj kënga "Bardhësi" (transmetuar ne variantin e kënduar nga Naim Kërçuku - këngëtar nga Durrësi) që mbetet gjatë shumë e dashur për dëgjuesit.


Nata e parë - 24.12.1971

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Gëzuar Avni Mula Agim Shehu Hysni Zela Fatbardha Hoxha
2 Biri i gjithë nënave Kujtim Laro Ema Qazimi Ramiz Kovaçi
3 Diell dhe det Kozma Lara Pandeli Koçi Niko Vasili Nazmije Dervishi
4 Nga një tjetër stinë Vasil Çuni Valentina Gjoni Vera Dervishi
5 Bardhësi Vakthi Sheme Vullnet Mato Ilira çarçani Naim Kërçuku
6 E paharruara Lejla Agolli Dritëro Agolli Alida Hisku Nikolin Gjergji
7 Vajza me ballonë Aleksandër Lalo Nasi Lera Zija Saraçi Rozeta Doraci
8 Vite pa harrim Tasim Hoshafi Viktor Qurku Sherif Merdani Nevruz Yzeiri
9 Stacioni i dashur Agron Xhunga Betim Muço Naim Kërçuku Justina Aliaj
10 Përmes dritash Kastriot Gjini Fluturak Gërmenji Vladimir Muzha Kleopatra Skarço

,

Nata e dytë - 25.12.1971

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Shqipëria përshëndet Ferdinand Deda Bashkim Kozeli Petrit Dobjani Alida Hisku
2 S'e kam të lehtë Agim Krajka Haxhi Rama Liljana Kondakçi Ema Qazimi
3 Këngë e kaltërsi Tonin Harapi Natasha Lako Qemal Kërtusha Niko Vasili
4 Qyteti punëtor Alfons Balliçi Bashkim Alibali Rozeta Doraci
5 Pas dhjetë vjetësh Limoz Dizdari Muharrem Dino Mentor Xhemali
6 Kënga e nënës Agim Prodani Agim Shehu Sherif Merdani Tonin Tërshana
7 Kërkoj një këngë Tish Daija Natasha Lako Nikolin Gjergji Elida Koreshi
8 Rini e përjetshme Shpëtim Kushta Liljana Kondakçi Gaqo Çako
9 Të njoha ty Pjetër Gaci Viktor Qurku Elida Koreshi Tonin Tërshana
10 Ne të dy Agim Krajka Agim Shehu Nevruz Yzeiri

Kleopatra Skarço

Sherif Merdani

Justina Aliaj

,

Nata finale - 26.12.1971

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në finale dolën 12 këngë sipas kësaj radhe:

  1. Gëzuar
  2. Biri i gjithë nënave
  3. Përmes dritash
  4. Kënga e nënës
  5. Kërkoj një këngë
  6. Bardhësi
  7. Të njoha ty
  8. Stacioni i dashur
  9. Pas dhjetë vjetësh
  10. Shqipëria përshëndet
  11. Këngë e kaltërsi
  12. Ne të dy

,

  • Kënga e nënës - muzika Agim Prodani, teksti Agim Shehu
  • Bardhësi - muzika Vakthi Sheme, teksti Vullnet Mato
  • Ne të dy - muzika Agim Krajka, teksti Agim Shehu
  • Përmes dritash - muzika Kastriot Gjini, teksti Fluturak Germenji
  • Kërkoj një këngë - muzika Tish Daija, teksti Natasha Lako
  • Këngë e kaltërsi - muzika Tonin Harapi, teksti Natasha Lako


,

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale