Jump to content

Kastriot Gjini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kastriot Gjini (Tiranë, 14 korrik 1949 - Romë, 2 mars 1979) ka qenë kompozitor shqiptar nga Shqipëria.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Tiranë më 14 korrik 1949, i biri i Shaqirit dhe Kristanthisë, i ati ishte nga Tërbaçi ndërsa e ëma nga Vithkuqi.

U diplomua për Gjuhën Angleze në Universitetin e Tiranës në vitin 1971. Ai vdiq në moshën 29 vjeçare (mars 1979) në Itali ku kishte shkuar për t'u operuar nga një sëmundje e zemrës. Kjo gjendje shëndetësore iu rëndua si rezultat i persekutimit që diktatura komuniste i bëri veprës së tij.

Krijimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompozimet e tij ishin me motive nga jugu i Shqipërisë, motive këto që i njihte shumë mirë. Kastriot Gjini ishte një fenomen në muzikën Shqiptare. Një talent i lindur, muzika e tij ishte më së shumti e rrymës pop/jazz në këndvështrimin e sotëm, por e bazuar fort në muzikën/tonalitetet folklorike burimore Shqiptare. Talentin e tij prej muzikanti,Gjini e tregoi që në moshën pesëvjeçare, ndërsa kompozimin e parë, një këngë për fëmijë (Fyelli Magjik), e ka bërë kur ishte vetëm 11 vjeç. Në moshën 18-vjeçare, Kastrioti kompozoi këngën “Kartolina” që bëri jehonë në vitin 1968. Me pas kompozoi këngët "Fqinja", "Kabina numër 3", "A do vish sivjet në plazh?", "Mes dritash (Interesant)", "Ne studentët", "Shtegtimi", të cilat i përkasin fondit të artë të muzikës së lehtë shqiptare. Kastrioti është pionier i folkut shqiptar të viteve 1970-1979.

Veprat muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga këngët e tij janë:

  • Fqinjë e bukur
  • Ofelia
  • E bukur vjen moj pranvera
  • Zëri i nënave
  • Kabina numër 3
  • A do vish sivjet në plazh?
  • Verën e kaluar
  • Bashkë ndërtuam një urë
  • Duart e tua
  • Treni që s'ndalon
  • I njoh sytë e tu
  • Capkënes
  • Kartolina
  • Vajzës qe dua
  • Ne studentët
  • Përmes dritash (Interesant)
  • Shtegtimi
  • Nëpër ditët tona
  • Sytë e tu
  • Fyelli magjik
  • Këngë, çelik dhe dashuri
  • Nga llogorja s'luajmë kurrë