Jump to content

Vithkuqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vithkuqi

Vithkuqi është fshat dhe ish-komunë në Qarkun e Korçës, në juglindje të Shqipërisë. Në reformën e qeverisjes vendore të vitit 2015 u bë një nënndarje e komunës Korçë.[1] Popullsia në regjistrimin e vitit 2011 ishte 1,519.[2] Njësia komunale përbëhet nga fshatrat Vithkuq, Leshnje, Gjanc, Lubonjë, Rehovë, Roshanj, Trebickë, Grabockë, Treskë, Stratobërdh, Panarit, Shtyllë dhe Cemericë.[3]

Historia e qytetit filloi në periudhën pas-bizantine. Gjatë shekujve XVII-XVIII Vithkuqi u bë një qendër lokale e kulturës dhe tregtisë, duke qenë në një vendndodhje strategjike në rrugën Berat - Korçë. Më 1724[4] u hap shkolla e parë greke në Korçë.[5] Në shekullin e tetëmbëdhjetë, Vithkuqi ishte i banuar nga shqiptarë ortodoksë dhe nga një numër më i vogël i vllehëve.[6] Nga fundi i shekullit të 18-të, faktorë të ndryshëm e kthyen Vithkuqin në një fshat të vogël malor. Në fund të shekullit të 18-të , krizat socio-politike dhe ekonomike së bashku me kontrollin nominal të qeverisë osmane rezultuan në bastisje nga banditë lokal dhe bandat shqiptare muslimane të vendbanime greke, vllehe dhe ortodokse shqiptare të vendosura sot brenda dhe jashtë Shqipërisë bashkëkohore.[7][8][9][6][10] Vithkuqi, kryesisht një qendër shqiptare ortodokse që kishte kulturë letrare, arsimore dhe fetare greke, u shkatërrua bashkë me vendbanime të tjera në rajon.[7][11][9][6][10] Këto ngjarje i detyruan disa shqiptarë dhe vllehë ortodoksë nga Vithkuqi të migronin në vende të tilla si Maqedonia, Trakija e kështu me radhë.[10][12] [11][9][13][6] Në vitin 1792, Vithkuqi përbëhej nga lagjet e mëposhtme: Borisha, Tataçi, Llas, Qyrsa, Syrbashi, Krekasi, Palasi, Kolaqerkasi, Kovaçasi, Saraçi, Rusasi dhe Dukasi.[14][15] Vithkuqi ka disa kisha dhe manastire që janë ndërtuar gjatë periudhës së prosperitetit të tij. [16] [17]

Më 1936, në Vithkuq u ndërtua hidrocentrali i parë i Shqipërisë.[18]

Panoramë e brendshme e Kishës së Shën Mëhillit

Lufta e Dytë Botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 gusht 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u formua brigada e parë sulmuese e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në afërsi të Vithkuqit nën komandën e Mehmet Shehut. Rreth 800 partizanë morën pjesë në paradën pasuese, ku morën pjesë anëtarë të rëndësishëm të Partisë Komuniste Shqiptare si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.[19]

Kohët bashkëkohore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohët bashkëkohore Vithkuqi është i banuar nga shqiptarë ortodoksë dhe popullatë vllehe, të cilët më parë ishin nomadë pastoralë që u vendosën atje pasi vendbanimi u braktis nga banorët e mëparshëm[6] si dhe shqiptarët myslimanë të cilët janë vendosur në të gjatë kohëve komuniste.[7] Vithkuqi, i njohur në Shqipëri si një vendbanim tradicionalisht i krishterë, është fqinjë me fshatra të ndryshëm muslimanë dhe të krishterë shqiptarë që e rrethojnë, edhe pse këto të fundit kanë humbur popullsi për shkak të migrimit.[7] Gjatë periudhës komuniste disa shqiptarë myslimanë nga fshatrat përreth u vendos në Vithkuq duke bërë që vendasit ta shohin popullsinë e fshatit si të përzier dhe ankohen për rënien e elementit të krishterë.[7]

Njihet si vendbanim që në Mesjetë. Në shek. XVII ka qenë një nga qendrat më të zhvilluara në rajon. Ka pasur monumente kulturore si Afresket e Manastirit të Shën Pjetrit e Pavlit të piktorëve Zografë.

Vithkuqi është vendlindja e Naum Panajot Bredhit (1767-1846) nismëtarit të Rilindjes Kombëtare, hartuesit të “Evetarit” (1844) abetaren e parë shqipe me 33 shkronja.

Kisha me e madhe e Vithkuqit është kisha e Shën Mëhillit, e ndertuar ne 1728.[20]

Vithkuqi është i pasur me pyje: ah, pishë, bredh dhe me livadhe si Makërza, e cila ka një bukuri natyrore mbresëlënëse. Në këto pyje rriten shumë bimë medicinale si: Dëllinja, Trëndafili i egër, Çaji i malit, Lule bliri, Zhumblica, Mëllaga, Lule Basani, Lule shtogu etj. Pema e arrës është e një lloji të veçantë dhe shumë e preferuar nga konsumatorët. Ka filluar të zhvillohet Turizmi familjar, sidomos muajt e verës, duke e konsideruar frekuentuesit, si një vend klimatik të shkëlqyeshëm, ashtu si edhe Voskopoja.

Njerëz të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Spiro Dine, rilindas dhe shkrimtar.
  • Naum Veqilharxhi, rilindas, avokat dhe shkrimtar.
  • Jani Evstrat Vithkuqari, dijetar dhe shkrimtar.
  • Nikodemi, Dëshmori i Ri Ortodoks.
  • Ligor Buzi, udhëheqës fashist dhe gazetar nga fshati Lubonjë.
  1. ^ "Law nr. 115/2014" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2015-09-24. Marrë më 2015-09-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "2011 census results" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 18 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Greece – Albania Neighbourhood Programme". Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2012. Marrë më 18 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Basil Kondis. Grekët e Epirit të Veriut dhe marrëdhëniet greko-shqiptare. [1] Hestia, 1995, f. 9: "Shkolla e parë e llojit helenik në Korçë u hap në 1724"
  5. ^ Καγιά, Έβις (2006). (në greqisht). University of Thessaloniki. fq. 118–121 http://invenio.lib.auth.gr/record/66383. Marrë më 6 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c d e Koukoudis, Asterios (2003). The Vlachs: Metropolis and Diaspora. Thessaloniki: Zitros Publications. fq. 321–322. ISBN 9789607760869. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)."Particularly interesting is the case of Vithkuq, south of Moschopolis, which seems to have shared closely in the town's evolution, though it is far from clear whether it was inhabited by Vlachs in the glory days before 1769. It may well have had Vlach inhabitants before 1769, though the Arvanites were certainly far more numerous, if not the largest population group. This is further supported by the linguistic identity of the refugees who fled Vithkuq and accompanied the waves of departing Vlachs. Today it is inhabited by Arvanites and Vlachs, though the forebears of the modern Vlach residents arrived after the village had been abandoned by its previous inhabitants and are mainly of Arvanitovlach descent. They are former pastoral nomads who settled permanently in Vithkuq."
  7. ^ a b c d e De Rapper, Gilles (2010). "Religion on the border: sanctuaries and festivals in post-communist Albania": 3. The three villages are known as Christians villages where Muslims have recently settled, especially during communist times, so that today their population is said to be 'mixed' (i përzier). They are also surrounded by Muslim villages, or by demographically depressed Christian villages; in other words, from the Christian point of view, the villages and their surroundings have lost a part of their Christian character. In the case of Voskopojë and Vithkuq, this loss is told in a more dramatic mode: both villages are known to have been prosperous Christian cities in the 18th century, before they were plundered and destroyed during repeated attacks by local Muslims. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Anscombe, Frederick (2006). "Albanians and "mountain bandits"". përmbledhur nga Anscombe, Frederick (red.). The Ottoman Balkans, 1750–1830. Princeton: Markus Wiener Publishers. fq. 88. ISBN 9781558763838. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2016. Marrë më 2016-01-08. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b c Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (1976). Migrations and invasions in Greece and adjacent areas. Park Ridge: Noyes Press. fq. 62. ISBN 9780815550471. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b c Jorgaqi, Nasho (2005). Jeta e Fan S. Nolit: Vëllimi 1. 1882–1924 [The life of Fan S. Noli: Volume 1. 1882–1924]. Tiranë: Ombra GVG. fq. 38–39. ISBN 9789994384303. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b Koti, Dhori (2010). Monografi për Vithkuqin dhe Naum Veqilharxhin [A monograph of Vithkuq and Naum Veqilharxhi]. Pogradec: DIJA Poradeci. fq. 16–17. ISBN 978-99956-826-8-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Ramet, Sabrina (1998). Nihil obstat: religion, politics, and social change in East-Central Europe and Russia. Durham: Duke University Press. fq. 203. ISBN 9780822320708. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Winnifrith, Tom (2002). Badlands-borderlands: a history of Northern Epirus/Southern Albania. London: Duckworth. fq. 109. ISBN 9780715632017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)"Of these Vithkuq... All these villages have a Vlach element in their population, and it is Vlach tradition that they were large and important... This culture was of course Greek culture..."
  14. ^ Petraq Pepo (ed.): Materiale dokumentare për Shqipërinë juglindore . Tiranë, 1981.
  15. ^ [2]
  16. ^ Kirchhainer, Karin (2003). "Das Ossuarium des Petrus- und Paulus- Kloster in Vithkuq (Nordepirus) und seine Freskendekoration (1750)" (PDF). Makedonika (në gjermanisht). 34 (4): 149–208. Marrë më 2010-07-04.
  17. ^ Rousseva R. Karakteristikat ikonografike të kishave në Moschopolis dhe Vithkuqi (Shqipëri), Makedonika, 2006, v. 35, f. 163-191. Arkivuar 4 dhjetor 2013 tek Wayback Machine Në anglisht dhe greqisht, me fotografi të ikonave dhe mbishkrimeve.
  18. ^ Elsie, Robert (2012). Historical Dictionary of Albania. Plymouth, United Kingdom: Scarecrow Press. fq. 128. ISBN 9780810861886. Marrë më 2017-11-15. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Pearson, Owen (2006). Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940-1945. I.B.Tauris. fq. 266–7. ISBN 1-84511-104-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Kisha e Shen Mehillit Vithkuq". Bashkia Korce. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 21 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kurtiqi, Gjikë. Vithkuqi i 24 Kishave dhe 100 Krojeve, Libri i Parë, Tiranë 2008.
  • Kurtiqi, Gjikë. Vithkuqi: Larg dhe Afër, Libri i Dytë, Tiranë 2009.