Jump to content

Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq)
LlojiArkitekturë
VendndodhjaVithkuq, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°31′39″N 20°34′42″E / 40.527484°N 20.578224°E / 40.527484; 20.578224
NdërtuarFilluar me 1682 perfunduar me 1728[1]
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 e 487417.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencësKO065
TipologjiaKishë
Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq) is located in Earth
Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq) (Earth)

Kisha e Shën Mehillit (Vithkuq) është një monument i trashëgimisë kulturore në Vithkuq, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [2]. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër 586 e 4874 më 17.03.1948 e 23.09.1971.

Histori dhe përshkrim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha është më e madhja e Vithkuqit. Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1682 dhe u nga Mihaili dhe Gabrieli, me shpenzimet e të krishterëve që jetonin në Vithkuq, me kontributin e prift Stavrit, dhe Mitropolitit të Kosturit. U përfundua më 1728.[1]

Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi është i tipit bazilikal, trenefesh me përmasa tl brendshme 15.5 x 9.5 m. Dy radhë kollonash ndajnë nefet nga njëri-tjetri, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë nga dy anësoret. Kollonat lidhen ndërmjet tyre me një sistem harqesh në të dy drejtimet. Nefet gjatësore ndërpriten nga një nef tërthor, duke krijuar në mes një bërthamë të mbuluar me kupolë. Lartësia e objektit është rreth 8 m.[3]

  1. ^ a b "Kisha e Shen Mehillit Vithkuq". Bashkia Korce. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 21 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  3. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]