Spiro Dine

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Spiro Dine folklorist patriot shqiptar 1844-1922. Lindi në Vithkuq të Korçës. Mori pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, duke ndihmuar organizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive të shqiptarëve të Misirit. Që më1866, kur vajti në Misir, me nxitjen e Th. Mitkos iu vu punës për mbledhjes e lëndës folklorike. Më 1908 Spiro Dine botoi në Sofje veprën “Valët e detit”, ku përveç materialeve folklorike përmblodhi edhe krijimet poetike të veta e të disa atdhetarëve të tjerë. Vepra përfshin një lëndë të gjerë dhe është ndër botimet më të rëndësishme folklorike të Rilindjes. Spiro Dine vdiq në Misir.