Festivali i 2-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Festivali i 2-të i Këngës në RTSH
Edicioni 2-të
Qyteti Tirana
Vendi Shqipëri
Viti 1963
Datat 22, 23, 24, 25 Dhjetor
Prezantues Vera Zheji dhe Skifter Këlliçi
Artisti Fitues
Kënga Fituese
 Crystal Clear action 2leftarrow.png             1962 1964             Crystal Clear action 2rightarrow.png 



Parathënie[redakto | përpunoni burim]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet [1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje[redakto | përpunoni burim]

Ky Festival u zhvillua nga data 22 deri 25 Dhjetor 1963 mbas euforisë dhe suksesit që pati Festivali i parë. U paraqit nga Vera Zheji dhe Skifter Këlliçi. U hapën dyert për shumë kompozitorë, të njohur e të panjohur; për shumë këngëtarë, të njohur dhe amatorë. U arrit një kulm i shumë festivaleve me numrin e këngëve pjesëmarrëse, 30 gjithsej: 15 natën e parë, 15 natën e dytë e 15 në finale. U zhvillua, si në Festivalin e parë, një Natë e katërt si koncert me disa këngë ku u shpallën çmimet. Por nuk u la një periudhë disa ditore deri në koncertin e fundit. Si në Festivalin e parë, këngët përsëriteshin nga dy interpretë, të shoqëruar nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Kristo Kote dhe Kompleksi Ritmik drejtuar nga Agim Krajka. Nëse në Festivalin e parë rreth gjysma e këngëtarëve ishin solistë të Operas, në këtë festival këngëtarët ishin pothuajse të gjithë nga muzika e lehtë, të njohur dhe amatorë. I vetmi nga solistët e Operas ishte Avni Mula i cili si kantautor, paraqiti përsëri një këngë të tij: "Dëgjo o hanë". Ky është festivali i parë ku merr pjesë kompozitori Pjetër Gaci që do të bëhet aq i njohur më pas e do të marre mjaft çmime në festivale. U dhanë përsëri çmime për këngëtarët dhe, pa dyshim, çmimin e parë e meritoi përsëri Vaçe Zela. Kështu, pas këtij festivali nuk do të jepen më çmime për këngëtaret për arsyen e thjeshtë se gjithnjë do ta merrte Vaçe Zela.

Përveç këngëtarëve të njohur të muzikës së lehtë të Festivalit të parë, morën pjesë edhe dy këngëtaret tashmë të njohura Anita Take dhe Paulina Nikaj. Por ky është i vetmi festival ku marrin pjesë këto dy këngëtare të njohura. Morën pjesë shumë këngëtarë amatorë nga radhët e nxënësve, studentëve, punëtorëve etj. Ndër ta mund të përmendim Pavlina Priftin, nxënëse në Liceun Artistik, që më vonë bëhet aktorja e njohur Pavlina Mani.

Ndër kompozitorët amatorë mund të përmendim Rikard Ljarjen, aktorin e njohur, që u paraqit me këngën "Bregdeti" dhe që në atë kohë kishte filluar Konservatorin në degën e Muzikës e më pas, kaloi në degën e Dramës. Madje kjo këngë do ta kishte titullin "Riviera" por nuk u lejua me këtë fjalë të huaj.

Gjithashtu, mund të përmendim kompozitorin amator, po nga Shkodra, Ndok Pistulli, një talent i veçantë, që me hapjen e atyre viteve, u lejua të paraqitej në Festival me këngën twist "Kënga të ushtojë", megjithëse vinte nga një familje e deklasuar, por që më pas nuk u lejua të përmendej më emri i tij.

Tema kryesore e këngëve, ashtu si në Festivalin e parë, ishte tema e dashurisë. Kështu, kuptohet se çfarë kritikash e prisnin këtë Festival mbas mbarimit të tij. U ndaluan pothuajse të gjitha këngët. Mbijetoi vetëm kënga fituese "Flakë e borë", aq moderne, dhe njëkohesisht, me taban popullor shqiptar. Këtë këngë e interpretoi me orkestrën e madhe këngëtarja shume e re nga Shkodra Nikoleta Shoshi e cila, një vit më parë, kishte fituar festivalin e parë për fëmijë zhvilluar po në Shkodër. Por, mbas Festivalit u transmetua më shumë nga Vaçe Zela (e cila nuk e këndoi në Festival) inçizuar me orkestrën e Estradës ku punonte, orkestër që nuk i afrohej asaj të Festivalit, ku veglat e frymës e sidomos tromba e Gasper Çurçisë, në këtë këngë, por dhe të tjera, dëgjohet solo në mënyrë të dallueshme.

U kritikuan edhe disa këngëtarë si tepër modernë e nuk u lejuan më të dilnin në skenë. Ndër ta mund të përmendim këngëtarin nga Durrësi, Besnik Taraneshi, dhe këngëtaren Fatbardha Bengu, që vinte nga radhët e baletit.

Nata e parë - 22.12.1963[redakto | përpunoni burim]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesit

shoqëruar nga

Orkestra Sinfonike

Interpretuesit

shoqëruar nga

Kompleksi Ritmik

1 Atdheut Nesti Uçi Qemal Kërtusha Donika Gjoni
2 Në tren Mustafa Bylo Margarita Pjetri Rudolf Stambolla
3 Endëses Gaqo Avrazi Vaçe Zela Qemal Kërtusha
4 Vitet e rinisë Mexhid Daiu Paulina Prifti Pirro Dilo
5 Kënga të ushtojë Ndok Pistulli Meliha Doda Nikolin Gjergji
6 Dy kukullat Aleko Kareco Luigj Gurakuqi Rita Vako Sofika Hodo
7 Bregdeti Rikard Ljarja Ndrekë Gjergji Bujar Mersini
8 Majlinda Abaz Hajro Violeta Simoni Elvira Daço
9 Vasha Pjerin Ashiku Paulina Nikaj Burhan Mesi
10 Mos vono Pjetër Gaci Dionis Bubani Sami Kumi Hiqmete Pazari
11 Nëse ti mua më pyet Nexhmedin Doko Luigj Gurakuqi Sofika Hodo Besnik Taraneshi
12 Kur zemrat dashurohen Agim Velaj Xhavit Xhepa Florinda e

Ndrekë Gjergji

13 Dallëndyshes së parë Leonard Deda Florinda Gjergji Nikolin Gjergji
14 Nuk e fshehim dashurinë Kristo Kote Luigj Gurakuqi Vaçe Zela Sami Kumi
15 Dëgjo o hanë Avni Mula Avni Mula Fatbardha Bengu


Nata e dytë - 23.12.1963[redakto | përpunoni burim]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesit

shoqëruar nga

Orkestra Sinfonike

Interpretuesit

shoqëruar nga

Kompleksi Ritmik

1 Legjenda e erës Enver Mara Sami Kumi Meliha Doda
2 Çikriku Koço Uçi Hiqmete Pazari Sofika Hodo
3 Baresha Pjetër Dungu Rita Vako Xhavit Xhepa
4 S'di të vallzoj Llazar Morcka Dionis Bubani Rita Vako Fatbardha Bengu
5 Kitarra ime Mark Kaftalli çesk Ndreca Florinda Gjergji Nikolin Gjergji
6 Turni i natës Tasim Hoshafi Bujar Mersini Violeta Simoni
7 Flakë e borë Tish Daija Llazar Siliqi Nikoleta Shoshi Rita Vako
8 Baba ti shkon ne shkollë Vath Çangu Paulina Prifti Fatbardha Muço
9 Ëndrra ime Baki Kongoli Selman Kasapi Vaçe Zela Qemal Kërtusha
10 Pranvera e jonë Gjon Kapidani Elvira Daço Burhan Mesi
11 Takimi Eftim Dheri Pirro Dilo Paulina Nikaj
12 S'është ëndërr as çudi Abdulla Grimci Anita Take Besnik Taraneshi
13 Përshëndetje marinare Kolë Gjinaj Rudolf Stambolla Florinda Gjergji
14 Djaloshi dhe shiu Agim Krajka Haxhi Rama Besnik Taraneshi Vaçe Zela
15 S'të fal Agim Prodani Anita Take Qemal Kërtusha


Nata finale - 24.12.1963[redakto | përpunoni burim]

Natën finale dolën 15 këngë sipas kësaj radhe:

  1. Mos vono
  2. Nëse ti mua më pyet
  3. Endëses
  4. Baba ti shkon në shkollë
  5. S'di të vallzoj
  6. Ëndrra ime
  7. Dy kukullat
  8. S'është ëndërr as çudi
  9. Flakë e borë
  10. Vitet e rinisë
  11. Çikriku
  12. Nuk e fshehim dashurinë
  13. Djaloshi dhe shiu
  14. S'të fal
  15. Dëgjo o hane

U zhvillua edhe një natë tjetër, me 25.12.1963, si një koncert me disa këngë të këtij festivali, ku u shpallën çmimet si më poshtë:

Çmimet[redakto | përpunoni burim]

Çmimi i parë[redakto | përpunoni burim]

Çmimi i dytë[redakto | përpunoni burim]

  • "Djaloshi dhe shiu" - muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama
  • "Degjo o hane" - muzika Avni Mula, teksti

Çmimi i tretë[redakto | përpunoni burim]

  • "Mos vono" - muzika Pjeter Gaci, teksti Dionis Bubani,
  • "S'di të vallzoj" - muzika Llazar Morcka, teksti Dionis Bubani
  • "Nëse ti mua më pyet" - muzika Nexhmedin Doko, teksti Luigj Gurakuqi

Çmimet për interpretuesit[redakto | përpunoni burim]

Çmimi i parë[redakto | përpunoni burim]

  • Vaçe Zela

Çmimi i dytë[redakto | përpunoni burim]

  • Qemal Kërtusha
  • Rita Vako

Çmimi i tretë[redakto | përpunoni burim]

  • Florinda Gjergji
  • Sofika Hodo
  • Nikoleta Shoshi

.

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale