Nexhmedin Doko
Ky 15 tetor 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Nexhmedin Doko lindi në vitin 1929 në lagjen Përrua të qytetit të Beratit, është një kompozitor shqiptar.
Në vitin 1950 përfundoi me rezultate të larta Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Mbasi punoi për disa vjet si mësues muzike në Berat Nexhmedin Doko në vitin 1958 vazhdon studimet e larta në Konservatorin "Ciprian Porumbescu" në Rumani për dirigjent kori. Nexhmedin Doko ka kompozuar këngë të muzikës së lehtë dhe opereta të cilat janë interpretuar nga këngëtarë të njohur si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi etj. Ka marrë pjesë në disa festivale të këngës ku ka fituar edhe çmime. Krijime të Nexhmedin Dokos janë midis të tjerave këngët "Kur jam pranë teje", "Kthim nga fusha", "Kënga e inxhinieres", "Nëse mua më pyet", "Festë në malësi", "Viti i Ri", opereta "Dritë dhe këngë". Gjithashtu Nexhmedin Doko ka shkruar edhe tekste mësimore muzike.
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |