Festivali i 15-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Festivali i 15-të i Këngës në RTSH
Edicioni 15-të
Qyteti Tirana
Vendi Tiranë
Viti 1976
Datat 23, 24, 25 Dhjetor
Prezantues Rezana Celiku dhe Ilir Bibolli
Artisti Fitues
Kënga Fituese Nënë moj do pres gërshetin
 Crystal Clear action 2leftarrow.png             1975 1977             Crystal Clear action 2rightarrow.png 



Parathënie[redakto | përpunoni burim]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".


Përmbledhje[redakto | përpunoni burim]

Festivali i 15-të i Këngës në RTSH u zhvillua në datat 23-25 dhjetor të vitit 1976 në Tiranë. U kënduan gjithsej 24 këngë: 12 natën e parë, 12 natën e dytë dhe 14 natën finale. Fituese doli kënga “Nënë moj do pres gërshetin”, me temë nga lufta, kompozuar nga Avni Mula, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga Vaçe Zela dhe vetë autori Avni Mula. Është festivali i gjashtë që fiton Vaçe Zela. Këngët tashmë janë pothuajse të gjitha për Partinë, luftën, kongreset, stërvitjen ushtarake, fshatin, sukseset e socializmit, internacionalizmin proletar, etj. Shtohen këngëtaret nga radhët e muzikës klasike - operistike. Në këtë festival për herë të parë ndihet emri i Enverit në këngën "Këngë për Tiranën" kompozuar nga Nikolla Zoraqi me tekst të Dritëro Agollit, kënduar nga Gaqo Çako dhe Ema Qazimi. E vetmja këngë me një tekst jashtë këtyre skemave ishte "Përherë me këngë" kompozuar nga Mark Kaftalli me tekst nga Betim Muço, kënduar aq bukur nga Vaçe Zela dhe dueti Fatbardha Hoxha - Gjergj Suljoti. Në këtë festival fillojnë karrieren e tyre këngëtaret Kozma Dushi, Afërdita Laçi (Zonja), Adriana Ceko, Muharrem Herri. Këta dy te fundit, më pas, do të formojnë një duet që interpreton bukur këngë të ndryshme në disa festivale. Fillojnë karrierën e tyre në festivale kompozitorët Hajg Zaharian e Spartak Tili.

.

Nata e parë - 23.12.1976[redakto | përpunoni burim]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Partisë Çesk Zadeja Popullor Pëllumb Katroshi

Agim Quku

Pandi Zguro
2 Vallja e festës së madhe Reshat Osmani Flamur Laro Violeta Zefi Petrit Lulo
3 Bisedon një popull me Partinë Limos Dizdari Luan Rexhepi Liliana Kondakçi Alida Hisku
4 Vijnë delegatët nga Kongresi i 7-të Aleksandër Peçi Bardhyl Londo Fatma Zyberi Eglantina Zagora
5 Gjeologut të ri Shaqir Kodra Nasi Lera Muharrem Herri Kujtim Kamberi
6 Buka dhe çeliku Agim Prodani Pandeli Koçi Ema Qazimi Zeliha Sina
7 Të gjithë ushtarë Vangjel Petushi Popullor Pëllumb Katroshi

Pandi Zguro

Agim Quku

Shpresa Terezi
8 Gjithmonë në aksione Agron Xhunga Petraq Risto Brunilda Sota Zhulieta Demçe
9 Dita më e lumtur Alfons Balliçi Vasil Dede Suzana Qatipi Zina Zdrava
10 Atdheu im gjithë Shqipëria Hajg Zaharian Bashkim Hoxha Petrit Dobjani Lindita Sota
11 Në zemra kemi heroizmin Josif Minga Demokrat Anastasi Petrika Rrëmbeci Agim Quku
12 Nënë moj do pres gërshetin Avni Mula Hysni Milloshi Avni Mula Vaçe Zela

Nata e dytë - 24.12.1976[redakto | përpunoni burim]

Radhe e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teskti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Lart flamujt e Kongresit Ferdinand Deda Natasha Lako Janaq Mici

Petrit Lulo

Zeliha Sina

Petrit Lulo

2 Si revolucionar Spartak Tili Llazar Siliqi Hysen Koçia Kompleksi i Operas
3 Buka jone e ëmbël Naim Gjoshi Roland Musta Valdete Hoxha Klotilda Daliu
4 Rruga partizane Feim Ibrahimi Ismail Kadare Tonin Tërshana Polikseni Çaçi
5 Fshati i ri Kastriot Gjini Shaban Murati Liliana Kondakçi

Hysni Zela

Adriana Ceko

Kujtim Kamberi

6 Këngët e rinisë Agim Krajka Zhuliana Jorganxhi Luan Zhegu Alida Hisku
7 Proletare të të gjitha vendeve

bashkohuni

Tasim Hoshafi Kristo Mërtiri Ramiz Kovaçi Pëllumb Katroshi
8 Shokë jete Aleksandër Lalo Agim Isaku Trio Elmazi-Hoxha-Mici Afërdita Laçi
9 Përshëndetje nga furrnalta Nikollaq Bulo Zaho Puci Kozma Dushi Shaban Shabani
10 Përherë me këngë Mark Kaftalli Betim Muço Fatbardha Hoxha

Gjergj Suljoti

Vaçe Zela
11 E bukura Shqipëri Pjetër Gaci Fatmir Gjata Petrika Rrëmbeci Tonin Tërshana
12 Këngë për Tiranën Nikolla Zoraqi Dritëro Agolli Ema Qazimi Gaqo Çako

.

Nata finale - 25.12.1976[redakto | përpunoni burim]

Në natën finale dolën 14 këngë sipas kësaj radhe:

  1. Partisë
  2. Vijnë delegatët nga Kongresi 7
  3. Atdheu im gjithë Shqiperia
  4. Buka dhe çeliku
  5. Këngët e rinisë
  6. Fshati i ri
  7. Nënë moj do pres gërshetin
  8. Lart flamujt e Kongresit
  9. Bisedon një popull me Partinë
  10. Dita më e lumtur
  11. Përshëndetje nga furrnalta
  12. Përherë më këngë
  13. E bukura Shqipëri
  14. Këngë për Tiranën

.

Çmimet[redakto | përpunoni burim]

Çmimi i parë[redakto | përpunoni burim]

  • Nënë moj do pres gërshetin - muzika Avni Mula, teksti Hysni Milloshi

Çmimi i dytë[redakto | përpunoni burim]

  • Lart flamujt e Kongresit - muzika Ferdinand Deda, teksti Natasha Lako
  • Buka dhe çeliku - muzika Agim Prodani, teksti Pandeli Koçi

Çmimi i tretë[redakto | përpunoni burim]

  • Këngë për Tiranën - muzika Nikolla Zoraqi, teksti Dritëro Agolli
  • E bukura Shqipëri - muzika Pjetër Gaci, teksti Fatmir Gjata
  • Fshati i ri - muzika Kastriot Gjini, teksti Shaban Murati

.

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale