Hajg Zaharjan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Haig Zacharian u lind në Durrës më 8 maj 1952 në një familje me origjinë armene. Ai filloi të mësoje piano dhe teorinë e muzikës në shkollën fillore të qytetit të tij të lindjes. Nga 1969-73 ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (sot Universiteti i Arteve) në klasën e kompozicionit me Prof.Tonin Harapi. Pas diplomimit ka punuar si drejtues artistik i ansambleve amatore në H/C Fierzë, Tropojë (1973-1977). Ai u kthye në Durrës në vitin 1977, ku vazhdoi punën me ansamblet amatore në pallatin ” Rinia” të qytetit. Pas kësaj, nga 1980-86 ai u emërua mësues i lëndëve teorike në Shkollën e Muzikës "Jan Kukuzeli" të Durrësit. Ndërmjet 1986 dhe 1992 Zacharian punoi si kompozitor në krijimtari të lirë. Në vitin 1993 ai u emërua shef i Katedrës së Teorisë dhe Kompozicionit në Akademinë e Arteve Tiranë (sot,U.A) ku tani është As.Professor i Harmonisë dhe Kompozicionit. Që nga viti 1998-2009, ka qenë edhe President i Shoqatës Shqiptare të mbrojtjes së të drejtave të kompozitorëve dhe autorëve, ALBAUTOR. Haig Zacharian ka krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës (vepra e tij janë luajtur në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare si dhe jashtë:Kosove, Maqedoni, Zvicër, Itali, Austri, Spanje). Ka kompozuar gjithashtu këngë për fëmijë, korale, muzikë filmash dhe aranzhuar shumë pjesë të muzikës klasike dhe romantike për ansamble të ndryshme .Stili i muzikës së tij është i dallueshëm, me ngjyra të holla dhe me një sens të komunikimit të drejtpërdrejtë. Është vlerësuar me çmime të shumta për krijimtarinë dhe aktivitetet e tij muzikore. Pas viteve 1990 krijimtaria e tij përveç filmave është kryesisht në gjinitë e muzikës së dhomës ku duken qarte tendenca të përdorimit dhe eksperimentimit në teknikat bashkëkohore të krijimtarisë muzikore.Ne korrik te ketij viti mori titullin "Profesor".

Muzika e filmave