Jump to content

Flutura në kabinën time

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flutura në kabinën time
Arkivi i filmit
Titulli shqip Flutura në kabinën time
Origjinali Flutura në kabinën time
Vendi i prodhimit Laç, Lezhë, Burrel
Viti i prodhimit 1988
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 93:27
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Vladimir Prifti
Skenari Teodor Laço
Muzika e filmit Hajg Zaharian
Kameramani Ilia Teprini
Drejtori artistik Bujar Barçi
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Ndriçim Xhepa
Luiza Xhuvani
Reshat Arbana
Tinka Kurti
Aktorët tjerë
Guljelm Radoja
Shpresa Bërdëllima
Bledar Xhani
Kastriot Çaushi


Filmi "Flutura në kabinën time" prodhim i vitit 1988.

Regjia: Vladimir Prifti, Skenari: Teodor Laço, V. Prifti, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Hajg Zaharian.

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tom Melgushi, i mbetur jetim dhe i rritur nga xhaxhai dhe e shoqja, punon shofer ne fshat. Toma perceptohet si njeri rebel dhe i serte nga shoqeria, reputacioni i keq i te cilit shtohet nga pirja e alkoolit dhe sjellja e tij e ashper me njerezit. Ai ka nje lidhje afektive me Ketin, e cila e do dhe kerkon qe ata ta zyrtarizojne kete lidhje, gje per te cilen Toma nuk eshte gati.

Njekohesisht, Toma zhvillon një ndjenjë te vecante per Fluturen, mesuesen e biologjise qe ka ardhur nga qyteti. Ai e shoqeron ate disa here ne rrugen per ne qytet dhe arrin te krijoje nje marredhenie deri diku miqesore me te. Nga ana tjeter, Flutura bie pre e paragjykimeve te shoqeve te saj per shoqerine e saj me Tomen. Ajo nuk ndan te njejtin mendim me to ne lidhje me Tomen por, detyrohet te rezervohet per hir te opinionit. Flutura eshte e fejuar ne qytet por shprehet se per Tomen ndihet ndryshe. Nderkohe, marredhenia e Tomes me Ketin merr nje rrjedhe te papritur ndersa ai i jep fund kesaj lidhje sepse ndihet i presionuar nga Keti per te zyrtarizuar marredhenien e tyre.

Nje dite, teksa Toma ben rrugen e zakonshme per ne qytet, has ne rruge Fluturen dhe nxenesin e saj, Kirin, te cilin Toma e quan "Iriqi" ne terma miqesore. Toma e zbret Kirin dhe vijon rrugen per ne qytet. Gjate rruges, Toma vazhdon me shakate dhe tregimet e veta pa e kuptuar se eshte duke e trembur Fluturen. Ai shqetesohet sepse dera e pasagjerit eshte e prishur dhe mund te hapet gjate rruges dhe insiston here pas here qe Flutura te mos mbeshtetet te dera po te vije me prane tij. Flutura nuk i beson keto aludime dhe mendon se Toma ka qellim tjeter ndaj saj, prandaj ne frike e siper, shtyn deren dhe hidhet nga makina. Toma vetem atehere e kupton se c'ka bere. E transporton ne spital ku ajo rifiton ndergjegjjen dhe largohet. I rikthehet nje turbullire psikologjike te zhytur ne alkool dhe deshperim te thelle per ate qe ndodhi. Kalon nje periudhe shume te veshtite emocionale dhe psikologjike e cila zgjidhet kur ai ia tregon familjareve te tij te cilet e qetesojne dhe e udhezojne ta takoje Fluturen. Ajo nuk e ka denoncuar. Ai e takon Fluturen per t'i kerkuar falje por ajo i thote se nuk do te kujtoje me asgje nga ajo nate. Toma largohet dhe kujton momentet e lumtura kur kapte flutura ne lendina per t'ia dhururar Flutures per kabinetin e saj te biologjise.

Ndriçim Xhepa, Tome Melgushi

Luiza Xhuvani, Flutura, Mesuesja e Biologjisë

Reshat Arbana, Kola, Xhaxhai

Tinka Kurti, Marta

Guljelm Radoja, shef Marku

Shpresa Bërdëllima, Keti

Kastriot Çaushi, Miri, i fejuari i Fluturës

Frederik Ndoci, Leka

Suela Konjari, shoqe e Fluturës

Bledar Xhani, vogëlush Kiri

Edmond Budina, Mjeku

Strazimir Zaimi

Lidhje të Jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.youtube.com/watch?v=qmL7JQjeypk