Jump to content

Guljelm Radoja

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Guljelm Radoja
Skeda:Radoja-1.jpg
TelevizioniNjerëz dhe Fate

Guljelm Radoja (2 Korrik 1945 - 5 Maj 2021) ishte nje aktor shqiptar i filmit dhe teatrit. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit "Bylis" të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin "Aleksandër Mojsiu" në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin "Gjurma" në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin "Në fillim te verës" në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin "Kush vdes në këmbë" në vitin 1984, roli i priftit në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin "Kolonel Bunker" në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin "Artist i Merituar".

Jeta e mevonshme dhe vdekja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radoja jetonte në Durrës. Ai u nda nga jeta më 5 maj 2021 nga Covid-19 ne siptalin Shefqet Ndroqi ne Tirane.