Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman i shkrimtarit Ismail Kadare i cili u botua më 1963 në Tiranë. Së pari doli në shtyp si një tregim në vitin 1962 dhe më pas u përpunua dhe erdhi si roman vitin pasues po në Tiranë. Vepra u përkthye në disa gjuhë tjera dhe i dha autorit njohje ndërkombëtare. U vlerësua nga gazeta e njohur e Parisit Le Monde si një ndër 100 librat e shekullit XX.

Vepra frymëzoi dhe u përshtat në zhanre të tjera të artit, si filmi "Kthimi i ushtrisë së vdekur" i Dhimitër Anagnostit[1] dhe përshtatja në filmin dramatik "Il Generale dell'armata morta" të italianit Luciano Tovolit më 1983.[2]

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth 20 vjet pas luftës së dytë botërore kur Europa jetonte luftën e ftohtë. Në një anë të bllokut një gjeneral italian emërohet me një mision po aq të vështirë por edhe të ndershëm në kërkim të eshtrave të ushtarëve të italian të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qeveritë kishin bërë një marrëveshje, gjenerali do të kapërcente brenda kufirit që izolonte Shqipërinë. Gjenerali i shoqëruar nga një prift nisen drejtë Shqipërisë, vend për të cilin kishin dëgjuar si të egër nga relievi dhe njerëz të zymtë. Udhëtimi i dy të huajëve duke ndjekur hartat, lista emrash dhe gërmime të ushtarëve që u kthyen banorëve dhe një herë plagët që u la lufta. Fusha me varre ku italianë e shqipëtarë qenë bashkuar. Gjenerali kërkonte atë, veçantërisht atë, Kolonelin Z i cili ndryshe nga të tjerët i rrëzoi edhe më shumë gjeneralit krenarin që i kish mbetur edhe se e dinte që po tërhiqte mbrapsh disa të humbur. Ishin pikërisht eshtrat e Kolonelit Z ,që e përballën Gjeneralin me shumë sfida ,stërmundim fizik por edhe një shkatërrim psikologjik që e çon në humbje të vetëdijes. Kjo si pasojë e bëmave famëkeqe që Koloneli Famëmadh kish lën në këtë vend. As i rënë në luftë e as i varrosur ndershmërisht. Koloneli i vrarë nga duart e një gruaje (plaka Kune) dhe i varrosur po nga duart e saj në pragu e shtëpisë. E rënd ishtë gjëma që i kishte bër asaj familje ,vrau burrin dhe vajzên e saj. Eshtrat e tij kurr nuk përfunduan tek familjarët që e kërkonin por humbën në lumë.

Botimet dhe ribotimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Po të njëjtin vit pas një ripunimi që autori i bëri Gjeneralit të ushtrisë së vdekur, ai më në fund u ribotua. Në atë kohë ai u përkthye dhe u botua në Bullgari dhe Jugosllavi, dy vende armike që konsideroheshin si "revizioniste".[3]

  1. Botimi i parë u realizua nga Sh.B. Naim FrashëriTiranë në vitin 1963.
  2. Shumimi i parë nga Sh.B. Naim FrashëriTiranë në vitin 1967. Me ca kompromiseve të vogla të cilat nuk e kënaqën kritikën zyrtare.[4][5]
  3. Shumimi i dytë nga Sh.B. Naim FrashëriTiranë në vitin 1971.
  4. Shumimi i tretë nga Sh.B. RilindjaPrishtinë në vitin 1973.
  5. Botimi i dytë nga Sh.B. RilindjaPrishtinë në vitin 1976.
  6. Shumimi i parë i botimit të dytë nga Sh.B. e Librit ShkollorTiranë në vitin 1978.
  7. Botimi i tretë nga Sh.B. RilindjaPrishtinë.
  8. Botimi i katërt Rilindja, Prishtinë në vitin 1980.
  9. Shumimi i parë i botimit të katërt nga Sh.B. Naim FrashëriTiranë në vitin 1980.
  10. Shumimi i dytë i botimit të katërt nga Sh.B. RilindjaPrishtinë në vitin 1990.
  11. Shumimi i tetë i botimit të katërt nga Sh.B. FayardParis në vitin 1998

Përkthimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anglisht : The General of the Dead Army
Boshnjakisht : General mrtve vojske
Bjellorusisht : Генэрал мёртвай арміі
Frëngjisht : Le général de l’armée morte
Gjermanisht : Der General der toten Armee („Gjenerali i ushtrisë së vdekur“). Fischer, Frankfurt/M. 2006, ISBN 3-596-17353-1.
Italisht : Il generale dell'armata morta.
Suedisht: Den döda arméns general.
Polonisht : Generał martwej armii
Turqisht : Ölü Ordunun Generali

Vepra për herë të parë në bullgarisht doli më (1966), në serbisht (1968) dhe në turqisht (1968), kur në Shqipëri nuk ishin fashitur vërejtjet e kritikës së realizmit socialist, madje në bullgarisht, kur shkrimtari ende nuk kishte nxjerrë motërzimin e tij të dytë (1967), që është motërzimi kryesor.

Bullgarishtja është gjuha e parë që i hapi dyert për librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, romanit më të njohur në botë të Kadaresë, kurse greqishtja është e katërta midis gjuhëve të botës, konkretisht pas frëngjishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, në të cilën janë përkthyer më tepër tituj prej tij. Por gjuhët dhe letërsitë ballkanike nuk kishin as mundësinë dhe as besueshmërinë e mjaftueshme për ta përcjellë përtej gadishullit të tyre.

Në këtë endje prove “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, sikurse dhe romanet e tjerë më vonë, kërkonte hapësirat e veta të mëdha për të cilat ishte krijuar, pasi Ballkani dashamirës dhe djepi i tij ishte i ngushtë për të. Shqipëria zyrtare, që i kishte rrënuar urat kulturore të ndërsjellta me krejt Perëndimin, vetëm me Francën kishte lejuar një lloj marrëdhënieje.

Kjo urë ndërlidhjeje e paprishur plotësisht, sikurse edhe botimi frëngjisht në Tiranë që pati “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1968) e ka lehtësuar mbërritjen e tij, pikërisht, në Francë, në qendrën botërore të provës dhe të miratimit të vlerave të mëdha letrare.

Kritika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Suksesi i romanit nxiti xhelozinë e shkrimtarëve në Shqipëri. Brezi i vjetër i shkrimtarëve dhe kritikëve u zemërua jashtëzakonisht: "Ky roman u botua nga borgjezia dhe kjo nuk mund të pranohet," thotë një raport i policisë sekrete në atë kohë. Shkrimtarët tjerë u bënë bashkë kundër "të përkëdhelurit të Perëndimit".[6] Në roman kishte injoruar realizmin socialist, mungonte heroi pozitiv dhe nuk përmendej Partia. Ai u prit keq nga kritikët zyrtarë dhe u injorua. Derisa shkrimtarët zyrtarë shkruanin për diellin ideologjik që ngrohte të gjithë komunistët njësoj, Kadare nuk do t'ia hiqte retë as shiun tokës shqiptare në veprën e tij.[7]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "IMDB: The Return of the Dead Army". imdb.com (në anglisht).
  2. ^ Mereghetti, Paolo (2007). Dizionario dei Film (në italisht). Milano: Baldini Castoldi Dalai. fq. 233. ISBN 9788860731869.
  3. ^ Morgan 2011, p. 89
  4. ^ Apolloni 2012, p. 34
  5. ^ Morgan 2011, p. 89
  6. ^ Sinani 2011, p. 96-98
  7. ^ Apolloni 2012, p. 33-34