Koncert në fund të dimrit
200px
Botim i vitit 2011 nga Sh.B.Onufri | |
Autori | Ismail Kadare |
---|---|
Shteti | Shqipëri |
Gjuha | shqip |
Botuesi | Sh.B.Naim Frashëri |
Botimi | 1988 |
Faqe | 556 |
Koncert në fund të dimrit është roman i autorit Ismail Kadare, i njohur fillimisht me titullin Gjakftohtësia.
Sfondi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Romani u fillua më 1978 dhe u mbarua tre vjet më vonë. Dorëshkrimi ishte dhënë për botim kur në fund të vitit 1981 u gjet i vrarë kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu. Ndërkaq, në roman Kadare kishte treguar se si Mao Ce Duni kishte zhdukur pasardhësin e tij Lin Biao nëpërmjet një aksidenti ajror.[1][2] Kështu, ndonëse në nëntor të atij viti dorëshkrimi kishte marrë çmimin e parë kombëtar, Kadarenë e njoftojnë se botimi i tij ishte ndaluar me urdhër të Komiteti Qendror.[1] Zyrat partiake e shtetërore u shprehën se ishte një vepër antikomuniste, një tallje me sistemin politik dhe kundërvënie e hapur ndaj ideologjisë komuniste. Në një dokument sekret thuhet:[3]
[...]Romani është një satirë dhe një përqeshje me komunizmin, me parimet dhe idetë e tij, është një ironi dhe tallje nga pozitat e një liberali europian. Kjo satirë dhe tallje fshihen nën idenë e goditjes së socializmit kinez dhe majtizmit të tij. Gjer këtu është disi e fshehtë. Por ajo shfaqet haptazi në faqet e romanit përmes ideve dhe frazave të dykuptimta, me të cilat është e mbushur gjithë vepra,[...]ironizohen dokumentet e Partisë dhe veprat e shoku Enver[...] Bashkë me ironinë përzihet edhe zymtësia e gjendjes:Shkarkime, arrestime, burgosje, mbledhje, kritika dhe autokritika.[...] Ironitë dhe sarkazmat ndaj socializmit dhe terminologjisë që ne përdorim si dhe talljet me gjërat e shenjta e mbushin gjithë romanin e I.Kadaresë[...] është e çuditshme se autori gjithmonë kur flet për socializmin, për Partinë, për organizatën bazë dhe mbledhjet e saj shprehet me ironi e përqeshje.[...] Këto përshkrime e bëjnë socializmin si një zymtësi, ku njerëzit dridhen për fatin e tyre dhe për fatin e të afërmve dhe në përgjithësi për të ardhmen. Autori e zhvesh personalitetin e njerëzve në socializëm, e bën pa vlerë.[...] është e qartë ideja e shkatërrimit të njeriut, e frikës, etheve, e pasigurisë që krijon lufta e klasave në socializëm, sipas autorit[...]»
Romani do të mbesë shtatë vjet pa u botuar dhe do të dalë në dritë vetëm në vitin 1988, tre vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës.[1]
Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky roman merr si temë aleancën e Republikës Popullore të Shqipërisë me Kinën dhe prishjen e saj.[4] Romani u kthehet përmasave epike të Dimrit të madh, me të cilin ka mjaft paralele dhe prej titullit mëton të jetë një vazhdim. Këtu Kadare i jep lexuesit një tablo tjetër të historisë më të re shqiptare, një vështrim grotesk mbi shkëputjen dramatike të Shqipërisë nga Kina postmaoiste më 1978. Autori në fakt e kishte filluar ta shkruante atë në kohën e prishjes së aleancës kino-shqiptare, por e përfundoi vetëm më 1988[5].
- -Po armiqtë?-kishte dashur të pyeste Kramsi. - Mos vallë armiqtë i bënin më mirë komunizmit se ithtarët e vet?
- Pikërisht - qe përgjigjur Mao Ce Duni. -Komunizmi, më tepër se për çdo gjë ka pasur përherë nevojë për armiq. Dhe do të ketë nevojë përherë. Madje...
- Ai kishte nënqeshur një copë herë por nuk kishte vazhduar frazën. Kramsi, megjithatë e kishte kuptuar: madje edhe kur ata mungonin duheshin krijuar.
- — Ismail Kadare, Koncert në fund të dimrit, fragment nga kap.8
Varianti epik i Kadaresë për ngjarjet e viteve shtatëdhjetë u jep jetë përsëri disa karaktereve që i kemi njohur në Dimrin e madh: Besnik Struga, Skënder Bermema dhe Marku, të gjithë shtatëmbëdhjetë vjet më të mëdhej dhe më me përvojë. Por romanit nuk i mungon polemika, dhe as tonet antikineze. Njëkohësisht, ai përmban mjaft kritikë për shpersonalizimin e individit në kushtet e socializmit[5].
Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b c Faye, Eric (2011). "Parathënie". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Koncert në fund të dimrit. Onufri. ff. vii–xii. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Morgan, Peter (2011). Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990 (bot. 1)). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". f. 226. ISBN 978-9928-106-12-4. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Sinani, Shaban (2011). Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K". Tiranë: Naim Frashëri. ff. 100, 383–394. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Morgan, Peter (2011). Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990 (bot. 1)). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". f. 209. ISBN 978-9928-106-12-4. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.