Jump to content

Stampa diskutim:Ismail Kadare

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi stampën Ismail Kadare. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Dy vepra te reja te Kadarese

[Redakto nëpërmjet kodit]

Ne stamp duhen shtuar edhe dy vepra te reja te Kadarese, libri përmbledhje "Mëngjeset në kafe Rostand" botuar me 2014 [1] [2] dhe romani i ri "Kukulla" botuar me 2015[3] [4]. Une i kam shtuar tashme por për arsye të panjohura nuk janë aprovuar ndryshimet. --Udha (diskutimet) 18 gusht 2015 13:07 (CEST)[përgjigjuni]

@UDHA, Ndryshimet e tua janë të mirëpritura, por unë nuk i aprovova menjëherë meqë sipas mendimit tim kërkonin disa ndreqje fare të vogla në stil. Po të shikosh historikun e kësaj stampe, do të vësh re se stampa është krijuar tërësisht nga puna ime. Çuditërisht Kadareja edhe pse shkrimtari ynë më i talentuar dhe i njohur në botë dhe më i lexuari në Shqipëri, nuk e ka vëmendjen e nevojshme nga komuniteti - kushedi ndoshta se përse Kadareja flet troç për shumë gjëra, si psh për pasojat që kanë lënë murtaja si pushtimi osman dhe diktatura komuniste tek Shqprarët. -- Mr.Pseudo 18 gusht 2015 15:41 (CEST)[përgjigjuni]
@Mr. Pseudo Të lumtë për punën që ke bërë me stampën. Stampa ishte ide e shkëlqyeshme. Tani ka nevojë për përpunimin e atikujve individualë sepse një shkrimtar i kalibrit të Kadaresë meriton që veprat e tij të kenë artikuj të tillë në Wikipedia sikur kanë veprat e autorëve botërorë ne Wikipedian Anglisht. P.S Në stampë e ke shënuar dy herë "Nëntori i një kryeqyteti", madje herën e dytë me "K" të madhe, mbase ashtu ishte artikulli origjinal i atij romani --Udha (diskutimet) 18 gusht 2015 21:51 (CEST)[përgjigjuni]

Disa sugjerime për përmirësime të stampës

[Redakto nëpërmjet kodit]

Në stampë ka disa pasaktësi të cilat i pata korrigjuar para disa javëve por akoma nuk janë miratuar. Ndoshta duhet të kisha diskutuar më parë për ndryshimet që i bëra P.sh

1. Te pjesa mbi poezitë duhen shtuar edhe përmbledhjet "Kristal" dhe "Pa formë është qielli". Tashmë i kam shtuar dhe drejtohen te artikujt ekzistues. Përpos kësaj duhet larguar Princesha Argjiro nga seksioni i eseve pasi është poemë, e jo ese.

2.Te seksioni "Tregime novela dhe drama" duhet te renditet e para novela "Ditë kafenesh" pasi është botuar në revistën "Nëntori" para Qytetit të Jugut. Pastaj duhet të shtohen përmbledhjet me tregime dhe novela Vjedhja e gjumit mbretëror (1999), Përballë pasqyrës së një gruaje (2001) dhe Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit (2013). Pastaj prej këtu duhen të zhvendosen te seksioni përkatës romanet Ura me tri harqe dhe Çështje të marrëzisë (2005).

3. Te pjesa "Romane" duhen të largohet "Kasnecët e shiut" pasi ky është titulli i vjetër i romanit "Kështjella", "Nëntori i një kryeqyteti" përmendet dy herë, "Vjedhja e gjumit mbretëror" duhet të hiqet pasi s'është roman por përmbledhje tregimesh, "Përbindëshi" është botuar më 1964 në revistën "Nëntori" , Pallati i Ëndërrave më 1981, Spiritus më 1996, Qorrfermani më 1991 etj , prandaj këto data do të ishte mirë të korigjoheshin.

4. Sugjeroj që në stampë të përmendet vetëm botimi i parë, kurse botimet e mëvonshme të përmendën në kuadër të artikullit përkatës. --Udha (diskutimet) 4 shtator 2015 22:09 (CEST)[përgjigjuni]

Done Ndryshimet u miratuan --Olsi (diskutimet) 4 shtator 2015 22:59 (CEST)[përgjigjuni]

A mund t'i miratoni edhe ndryshimet fundit që i bëra në stampë, ju lutem --Udha (diskutimet) 6 dhjetor 2016 17:15 (CET)[përgjigjuni]

Shqyrtim i nje versioni te demtuar

[Redakto nëpërmjet kodit]

Krahasoji te lutem @Qendrimi15, dhe do shohesh qe rikthimi i tij demton nje titull dhe e ben vetem per te bere edit-warring si kudo tjeter. --Ikranjani (diskutimet) 11 mars 2021 21:40 (CET)[përgjigjuni]