Ura me tri harqe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ura me tri harqe.jpg

Ura me tri harqe është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare, botuar për herë të parë më 1978 në Tiranë.

Vepra[redakto | përpunoni burim]

Me këtë vepër autori u kthehet zanafillave mitike të historisë së Shqipërisë për t'i dhënë jetë njërit prej motiveve më të mahnitshme të legjendave ballkanike dhe shqiptare, murimit[1].

Ky roman është konsideruar si një reagim shqiptar ndaj fituesit serb të Çmimit Nobel Na Drini ćuprija, të Ivo Andriqit. Kadareja e ndien veten shkëlqyeshëm në temat ballkanike[1].

Përkthime[redakto | përpunoni burim]

Kjo vepër u përkthye në frëngjisht dhe u botua në Paris1981; holandisht, Amsterdam 1986; greqisht, Athinë 1989; spanjisht, Madrid 1989; baskisht, San Sebastian 1994 dhe anglisht, Nju Jork 1997[1].

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b c Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.