Bisedë përmes hekurash
"Bisedë përmes hekurash" letërkëmbim me Autorë Ismail Kadare dhe Ukshin Hoti. Shtëpia botuese "Onufri", viti i botimit 2000. Faqet e librit 172. ISBN 99927-30-98-6
Konspekti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(21 shtator 2014) |
Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në tri gjuhë: shqip, frëngjisht dhe anglisht, do të ishte më efikas për të kushtrimuar opinionin publik ndërkombëtar.
Ishte mesi i vitit 1997, Shqipëria porsa kishte dalë nga një dramë e shëmtuar vetëvrasëse, në Kosovë retë e zeza dendësoheshin çdo ditë. Më tepër se kurrë, ndihej nevoja e prijësve shqiptarë. Ndërkaq, Ukshin Hoti, njeriu që aq fort i duhej Kosovës, gjendej i lidhur me hekura. Ky libër, pra u mendua si një thyerje e këtyre hekurave.
Roli i tij do të ishte i trefishtë: shpallja botërisht e pikëpamjeve të Ukshin Hotit, ato që e kishin çuar në burg, njohja nëpërmjet tyre e krejt dramës kosovare, lirimi i liderit. Dialogu me një të burgosur, gjë e mundur në çdo shtet demokratik, ishte i pamundur në një vend politikisht barbar si Serbia.
Ndaj u mendua si një dialog i tërthortë, i njëmendësuar përmes pyetjeve të dërguara me shkrim. Falë rrethanave dhe njerëzve të guximshëm, gjysma e parë e mrekullisë ndodhi: pyetjet arritën tek i burgosuri. Pas kësaj, e pabesueshmja po plotësohej: përgjigjet nisën të dilnin.