Dialog me Alain Bosquet
Dialog me Alain Bosquet bisedë, Autori Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri.
Fragment
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(21 shtator 2014) |
Alain Bosquet - Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash.
Libri juaj i parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, shkruar më 1960, kur ju ishit njëzet e katër vjeç, u botua në frëngjisht më 1970. Ai tregon shumë më tepër, sesa ajo që lexohet. U poq në mijëra ndërgjegje dhe është tërësia e vazhdimësive të tyre psikike, estetike e, ndoshta, sociale. Në këtë bisedë nuk kemi ndër mend që të gjejmë një të vërtetë të vetme, por të pohojmë se të vërtetat e tij janë të shumta, madje kontradiktore. Nuk besoj se biografia apo gjeografia do t’i mjaftonin atij për të dhënë një bazë shpjeguese. Në çdo parabolë një vend të rëndësishëm zë dykuptimshmëria. Ç’do të ishte, në fund të fundit një libër pa dykuptimshmëri? E hasim atë tek “Hamleti”, te “Berenisa” e Rasinit, te “Fausti” i Gëtes e më vonë te “Procesi” i Kafkës, apo në veprat e Bulgakovit...
Le të hidhemi, nëse dëshironi, në morinë e pyetjeve që do të marrin përgjigje, gjithë duke pranuar njëkohësisht që përgjigje të tjera janë ose të dëshiruara, ose po aq mashtru-ese. Në një anketë, tradita kërkon t’i drejtohemi fëmijërisë së atij për të cilin bëhet fjalë. Është një metodë si të tjerat për të arritur një lloj objektivizmi...
Ismail Kadare - Kam folur gjerësisht për fëmijërinë time në librin “Kronikë në gur”. Megjithatë, diçka mund të shtoj. Jam nga një familje e vjetër e Gjirokastrës, dhe një nga gjërat e para që më ka habitur në fëmijëri ishte kundërtia midis shtëpisë sonë të madhe trekatëshe dhe jetës tepër modeste që bënim. Im atë ishte një nëpunës fare i thjeshtë, postier gjyqi (në vendin tonë kjo nuk kishte kuptimin e huissier), megjithatë, duke qenë djalë i vetëm i një dere të vjetër (tek ne, si kudo, i jepnin rëndësi kësaj), ai u martua me një vajzë të pasur. Nëna ime ishte vajza e një gjykatësi, që ishte njëkohësisht pronar tokash dhe i disa dyqaneve në qytet. Megjithatë, edhe pas martesës, im atë mbeti postier, madje me kalimin e viteve, jeta jonë keqësohej vazhdimisht. Në këtë kohë të turbullt (fillimi i viteve ’40), kur në Shqipëri frynin erëra fashiste e komuniste, ku ndihej se lufta civile do bënte kërdinë dhe ku ndihej fillimi i epokës komuniste, fjalët “i pasur” e “i varfër” merrnin një ngarkesë të rëndë, që shpesh përcaktonin në mënyrë fatale fatin e njeriut, skajimin e tij në jetë dhe, pa dyshim, karakterin e tij. Unë u rrita në një familje ku ishin thyer të gjitha klishetë e njohura. Kjo vinte sepse im atë, ndonëse i varfër, nuk e donte komunizmin, kurse familja e nënës, ndonëse e pasur, ishte e lidhur me
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |